• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ministrat dhe kryebashkiakët në burg/ Habit Edi Rama: Një arsye për t’i thënë bravo PS-së

22:09 : 16/05/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Edhe pse po i shtohen çdo ditë ministrat dhe kryebashkiakët në burg, kryeministri Edi Rama vazhdon ende me teorinë se ata i hanë “kumbullat dhe dardhat” pas shpinës së tij dhe ai nuk ka pse të mbajë përgjegjësi për korrupsionin masiv të qeverisë së tij.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Rama deklaroi se ai do të mbante përgjegjësi nëse do të ndodhte e kundërta, ku asnjë prej të tijëve të mos kishte shkuar në qeli. Sipas tij, duke qenë se ministrat dhe kryebashkiakët i kanë përfunduar në burg, është një arsye për t’i thën[ bravo PS-së.

Rama deklaroi se nuk ka asnjë mision për t’i mbajtur pishën njerëzve dhe as për të vënë përgjues e për t’i ndjekur nga mbrapa njerëzit.

INTERVISTA

Blendi Fevziu: Një parti që ka kaq ministra dhe kaq kryetarë bashkie në burg, a mund të thuash se nuk ka marrë goditje?

Lexo edhe:

“Shqetësim serioz”/ BE dënon sulmet e Edi Ramës ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

A u thirr për çështjen e Veliajt? Plarent Ndreca flet pas daljes nga SPAK

Edi Rama: Unë kam punuar me 40 e sa ministra dhe nga 40 e sa ministra, janë 3 apo 4 në 10 vjet. PS vetëm forcohet dhe zgjerohet.

Blendi Fevziu: A jeni ju përgjegjës për këtë korrupsion që deri më tani ka evidentuar SPAK-u?

Edi Rama: Unë deri tani jam përgjegjës që ky korrupsion po evidentohet sepse po të mos ishte PS-ja nuk do të ishte SPAK-u. Nuk ka sistem korruptiv të ngritur sepse po të kishte, Shqipëria nuk do të ishte në tavolinën e negociatave. Komisioni Evropian është institucioni i vetëm që ka dhjetëra e qindra persona të angazhuar që merren 24 orë/7 me faktet. Nuk merren me faktet 24/7 as gazetat, as televizionet dhe asnjeri. Ata merren dhe ata e dinë ekzaktësisht çfarë dhe çfarë. Unë solla shembujt atje se ndërkohë ne kemi ngritur sisteme dhe do të vazhdojmë të ngremë sisteme që e kanë ulur, nuk është rritur korrupsionit. Kjo shpjegohet me faktin se ka një luftë të thelluar kundër korrupsionit dhe këto që po dalin janë rezultat i kësaj lufte dhe këto gjëra në të shkuarën kanë qenë më flagrante dhe nuk dilnin asgjëkundi sepse nuk merrej asnjeri me to.

Blendi Fevziu: Ju vetë e ndjeni veten të njollosur nga ky korrupsion?

Edi Rama: Unë të njollosur? Si?

Blendi Fevziu: Penalisht ju nuk keni akuzë, por moralisht a keni ju ndonjë përgjegjësi? Në arrati ke zëvendësin tënd, ministra në burg, kryetarë bashkie në burg.

Edi Rama: Kjo është një arsye për t’i thënë bravo Partisë Socialiste.

Blendi Fevziu: Bravo që vjedhët?

Edi Rama: Tani mos ma banalizo. Për t’i thënë bravo PS-së sepse PS-ja është e para dhe e vetmja forcë politike që ka hequr dorë nga kontrolli politik dhe thotë që “nuk dua t’ia di fare a je zëvendësi, a je shoku, a je tjetri a je tjetri, në këtë pikë nuk ka shok, nuk ka zëvendës, por ndarje të menjëhershme”.

Blendi Fevziu: Çfarë do të quanit ju përgjegjësi politike tuajën, jo penale?

Edi Rama: Do ta quaja sikur të mos ishte kapur asnjë ish-ministër i PS-së, sikur të mos ishte kapur asnjë nga drejtorët që janë kapur, sikur të ishin vënë përpara përgjegjësisë ata të krahut tjetër. Kjo do të ishte përgjegjësi e madhe politike. Nëse do të ishte e vërtetë që në Shqipëri ka një vjedhje masive me tenderat…

Blendi Fevziu: Këtë po thotë SPAK-u.

Edi Rama: SPAK-u nuk po thotë asnjë përveçse po identifikon dhe po godet ashtu siç duhet të bëjë raste të caktuara. E vërteta është se sikur të ishte kështu, nuk do të kishim kursyer ne gati 1 miliardë, 960 milionë Euro nga tenderat. Nëse do të ishte kështu, nuk do të kishim një numër operatorësh ekonomikë që fitojnë gara gati 3-fishin e atyre që fitonin gara para se të vinim ne. Unë nuk kam asnjë mision për t’i mbajtur pishën njerëzve dhe as për të vënë përgjues e për t’i ndjekur nga mbrapa njerëzit dhe as nuk kam të drejtë ta mendoj që mund të bëj gjëra të tilla. Unë nuk zgjedh drejtorët. E dyta e punës, kur njerëzit zgjidhen është sikur njerëzit martohen. Ato martohen se ndjejnë se jemi në një marrëdhënie dhe nuk mund t’i thuash ti me çfarë kriteri e zgjodhe burrin apo gruan. Jeta është dinamike, njerëzit janë natyra të ndryshme dhe mbi të gjitha ka një gjë që ne nuk i kemi akoma institucionet në atë nivel që të bëjnë parandalimin në masë të korrupsionit.

 

Etiketa: BurgEdi Ramakryebashkëtministratpergjegjesipsspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shqetësim serioz”/ BE dënon sulmet e Edi Ramës ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

19:46 : 17/06/2025
AKTUALITET

A u thirr për çështjen e Veliajt? Plarent Ndreca flet pas daljes nga SPAK

16:54 : 17/06/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë/ Apeli lë në burg “bosin e mikrokredive” Arben Meskutin

13:56 : 17/06/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg Erion Veliajn

12:25 : 17/06/2025
AKTUALITET

BUNKERI I ILDKP/ “Faji i sistemit”, si u fshehën për 3 vjet deklaratat e pasurisë së politikanëve

11:56 : 17/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi i votave, kandidati i PD-së: Votat pa vulë po numërohen për PS-në

11:44 : 17/06/2025
Para

Komisioni hetimor për TIMS/ Salianji: Ja pyetjet që iu drejtuan ministrit Balla

TË GJITHA

Testi i parë para Europës, Vllaznia mposhtet nga skuadra që luan në Ligën e Konferencës

21:44 : 17/06/2025

“Mori paratë dhe u zhduk”/ “Lumë” denoncimesh për avokaten e Lushnjes

21:38 : 17/06/2025

Erdogan akuza Netanyahu: Është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme

21:31 : 17/06/2025

Macron në G7: SHBA t’i ulë palët në tryezë, përdorimi i forcës do të sillte kaos

21:29 : 17/06/2025
Foto: Një sasi parash në cash

Sufiçiti arrin në 412 mln euro/ Shqiptarët mbushin buxhetin e shtetit, por investimet në vendnumëro

21:24 : 17/06/2025

Zyrtare/ U largua nga Laçi, mesfushori 25-vjeçar prezantohet në Kosovë

21:12 : 17/06/2025

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

21:10 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com