• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Terror në Durrës/ Babai mbajti peng 2 fëmijët e mitur dhe qëlloi me kallashnikov ndaj forcave RENEA (DETAJE)

08:16 : 15/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një ngjarje terrori të denjë për “filmat e hollivudit” ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës ku armët e krimit sërish ngrihen kundra policisë.

Sipas policisë, një shtetas terrorizoi fëmijët e tij të mitur (6 dhe 11 vjeç), madje qëlloi me kallashnikov ndaj forcave RENEA.

Sipas burimeve mediatike bëhet me dije se shtetasi i identifikuar si Aleks Marku (40 vjeç), mori peng dy fëmijët e tij në një apartament të marrë me qira dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri. Policia e Durrësit ka mbërrit pranë apartamentit të tij, rreth orës 02:20, por autori qëlloi disa herë nga dritarja.

Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë. Por “RENEA” shkoi në vendngjarje dhe i bëri thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Pas disa orësh negociata u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e Aleks Markut, të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës.

Lexo edhe:

Zbulohet çerdhja e prostitucionit në Durrës, arrestohen 2 gra nga Amerika Latine

Zbulohen 2 parcela me 220 bimë kanabis në Mirditë, arrestohen 2 persona/ EMRAT

Policia nxorri të 2 fëmijët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë.

Ende nuk dihen shkaqet që e çuan 40-vjeçarin të kryej këtë akt ekstrem. Ndërkohë janë publikuar edhe pamje nga ngjarja.

  • Pamje nga vendi i ngjarjes:
  • Del FOTO, ky është 40-vjeçari që mbajti peng fëmijët

Ky që shihni në foto është 40-vjeçari Aleks Marku, i arrestuar pasi terrorizoi Durrësin duke mbajtur peng 2 fëmijët e tij të mitur dhe qëlluar me kallashnikov ndaj forcave RENEA.

Nga informacionet e siguruara i arrestuari Aleks Marku dyshohet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe në gjendje të rënduar psikologjike.

Sipas burimeve bashkeshortja e tij kthehej ditën e djeshme nga jashtë vendit ndërsa prej pak ditësh ai ishte zhvendosur ne një shtëpi me qira ne zonën e Shkëmbit të Kavajës së bashku me 2 fëmijët e mitur.

Aleks Marku
  • Zbulohet dëshmia e Aleks Markut: Qëllova se prisja të më sulmonin

Detaje të reja janë zbuluar nga pengamarrja në Durrës, ku 40-vjeçari Aleks Marku mori peng dy fëmijët e tij dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë.

Pasi policia e Durrësit njoftoi forcat speciale RENEA, të cilat bënë të mundur neutralizimin e tij, 40-vjeçari ka folur për policinë. Gjatë kohës që është kryer neutralizimi, dy fëmijët e autorit, i kanë bërë thirrje të dorëzohet.

Burimet mediatike bëjnë me dije se Marku ka deklaruar se ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka qëlluar me armë, pasi priste se do ta sulmonin disa persona, por pa treguar se kush ishin këta të fundit.

  • Çfarë njofton policia:

“Terrorizohet Durrësi. Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”, ku një  40-vjeçar i identifikuar si Aleksa Marku, qëlloi me armë zjarri, nga banesa ku mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur.

Rreth orës 02:20, Policia e Durrësit është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri, në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Lezhë dhe se dyshohej se brenda saj ky shtetas mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç.

Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë.

Në vendngjarje shkoi Reparti Special “RENEA”, i cili i bëri thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, por ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Pas disa orësh negociata, nga Njësia e Negocimit e Repartit “RENEA”, dhe me ndërhyrjen e specializuar të njësive të RENEA-s, në bashkëveprim me strukturat e DVP Durrës, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e shtetasit A. M., të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës

Për motivet që shtynë 40-vjeçarin në këtë ngjarje, do të japim informacion në vijim”, njofton policia.

 

Etiketa: ArmeDurreskallashkrimpengmarrjepoliciarenea

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbulohet çerdhja e prostitucionit në Durrës, arrestohen 2 gra nga Amerika Latine

14:47 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zbulohen 2 parcela me 220 bimë kanabis në Mirditë, arrestohen 2 persona/ EMRAT

14:10 : 08/10/2025
AKTUALITET

Tentoi të ikte me një makinë të vjedhur, arrestohet shqiptari në Greqi

13:15 : 08/10/2025
AKTUALITET

‘Ik mos më na çaj k…’/ Si nisi sherri mes dy miqve që përfundoi me vrasje në Babrru 

12:29 : 08/10/2025
AKTUALITET

“Isha në panik e ankth”/ I iku policisë dhe përplasi disa makina, Gjykata e Tiranës lë në burg Imer Krrashin

12:18 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zhduket 15-vjeçarja në Tiranë, familja apelon për ndihmë

11:31 : 08/10/2025
Para

Në këto zona do të ketë shi, njihuni me parashikimin e motit për sot

TË GJITHA

“Po i trajtojnë francezët si budallenj”, Le Pen zotohet se do të bllokojë formimin e një qeverie të re

16:19 : 08/10/2025

Konferenca e NATO-s kufizon qarkullimin në Tiranë, ja akset rrugore që do të bllokohen

16:00 : 08/10/2025

Prokuroria: Gjon Shkambi dyshohet se shtyu nipin të vriste gjyqtarin Astrit Kalaja

15:53 : 08/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Prokuroria e Tiranës nis hetim penal ndaj Elvis Shkambit dhe dy të tjerëve (Akuzat)

15:40 : 08/10/2025

Tekstilet e këpucët në krizë, rënie drastike e punësimit në fasoneri

15:26 : 08/10/2025

“Shqipëria Bëhet” mbështet kandidatin e pavarur Dionis Sota për Bashkinë Vlorë

15:15 : 08/10/2025

Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, kalonte emigrantë ilegalisht në kufi

15:09 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com