• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndalimi i ish-zyrtarëve të ASHK Sarandë, si u tjetërsua prona në emër të ish-deputetit

10:51 : 14/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga hetimet e Prokurorisë së Sarandës që çuan në ndalimin e 3 ish zyrtarëve të ASHK Sarandë, mes të cilëve edhe të ish Drejtoreshës Aida Demi dhe ish deputetit Gani Hoxha.

Prokuroria e Sarandës ka zhvilluar hetime intensive 10 mujore ndaj këtyre shtetasve për veprën penale “shpërdorim detyre”. Ata dyshohet se kanë legalizuar një godinë katër kate me sipërfaqe ndërtimi për banim 1359 m2 dhe me sipërfaqe 1056 m2 aktivitet social ekonomik në hyrje të qytetit të Sarandës duke i bashkangjitur edhe një truall prej 1000 m2. Bëhet fjalë pikërisht për pasurinë me nr. 27/528 e cila pasi është legalizuar, është pajisur edhe me certifikatë pronësie në emër të shtetasit Gani Hoxha, ish deputet i Partisë Demokratike.

Legalizimi dhe rregjistrimi i pronës në fakt kanë qenë të paligjshëm, pasi prona ka qenë më parë e rregjistruar në ZVRPP Sarandë në emër të familjes Sejko nga Saranda. Trualli në fakt, prej vitesh i është dhënë me qera një kompanie shitjesh materiale hidrosanitare, ndërsa brenda tij rezulton edhe objekti 3 katësh, i cili i’u rregjistruar Gani Hoxhës brenda pronës së familjes Sejko.

ASHK Sarandë mësohet se ka kryer procedura të njëpasnjëshme në fillim të vitit 2023 si lëshim leje legalizimi dhe më pas pajisje me certifikatë pronësie, të cilat në një rast, sipas burimeve, janë kryer në një kohë rekord, ndryshe nga raste të tjera analoge. Nga ana e ASHK Sarandë është tentuar “mbulimi” i gabimit duke vendosur masë kufizimi mbi pronën dhe në gusht 2023 edhe anullim të lejes së legalizimit, por gjithë praktika u arrit të sekuestrohej më parë nga Prokuroria e Sarandës pas kallëzimit të kryer nga të dëmtuarit në korrik 2023.

Lexo edhe:

Rama nxjerr pamjet e një shtese të legalizuar nga ASHK. Po Lorena a ka përgjegjësi?

Nga “detyrim paraqitjeje” në drejtimin e Portit të Sarandës, Aida Demi rikthehet si kapitene e korrupsionit

Ish Drejtoresha e ASHK Sarandë, Aida Demi, u shkarkua nga detyra në 12 janar të këtij viti me urdhër të Drejtoreshës së Përgjithshme të ASHK, Dallëndyshe Bici. Ajo qëndroi në detyrë për rreth 2 vjet e 4 muaj. Shkak u bë transmetimi i një emisioni investigativ lidhur me legalizime dhe rregjistrime të dyshimta pronash në Sarandë dhe Ksamil, përfshirë edhe prona të familjes së ish Drejtoreshës.

Në të njëjtën ditë oficerë te Komisariatit të Sarandës kryen kontroll të banesës së Demit, bizneseve të familjes së saj por dhe në zyrat e ASHK Sarandë, duke sekuestruar dosjet e denoncuara ndërkohë që u kryen dhe procedurat e fotografimit dhe matjes së objekteve. Këto dosje ndodhen tashmë të sekuestruara dhe në hetim në një procedim të vecantë nga Prokuroria e Sarandës.

Ndërsa ish zyrtarët Lika dhe Stroka, u ndaluan me urdhër të Prokurorisë së Sarandës në 13 mars të këtij viti, lidhur me legalizimin e hotelit 7 katësh të ndërtuar pa leje nga ish Drejtori i ALUIZNI Sarandë, Mariel Murati. Prej atëherë ata ndodhen nën një tjetër masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, duke u ngarkuar tashmë me dy masa të njëjta për dy cështje të ndryshme.

Etiketa: Aida Demideputetigani hoxhaKadastra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama nxjerr pamjet e një shtese të legalizuar nga ASHK. Po Lorena a ka përgjegjësi?

17:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

Nga “detyrim paraqitjeje” në drejtimin e Portit të Sarandës, Aida Demi rikthehet si kapitene e korrupsionit

09:35 : 16/07/2025
AKTUALITET

Në mungesë të shtetit ligjor, “ndërhyrja” në Theth është dhunim

08:28 : 11/07/2025
AKTUALITET

BE: Korrupsioni i rrënjosur në shëndetësi, arsim, polici dhe kadastra

22:13 : 08/07/2025
AKTUALITET

“Shteti dhe pushteti u bënë bashkë”/ Gjekmarkaj: 11 maj ishte farsë zgjedhore

15:08 : 03/07/2025
AKTUALITET

Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, janë “bandat” më të rrezikshme në Fier

09:38 : 02/07/2025
Para

Bashkia e Tiranës “blindohet” me gardh metalik, Veliaj shkon numrin e forcave të policisë (VIDEO)

TË GJITHA

Dodaj kalon te CSKA e Sofies, zbulohen detajet financiare mes Vllaznisë dhe klubit bullgar

16:21 : 18/07/2025

Analiza: Pse Starmer kërkon t’u japë të drejtë vote 16-vjeçarëve në Britani?

16:20 : 18/07/2025

Libri si aksesor plazhi

16:12 : 18/07/2025

Rama: Do krijojmë Ministri për Inteligjncën Artificiale! Kryeministri me IA do punojë, ne bëjmë muhabet

16:06 : 18/07/2025

Kina: Agjentët e inteligjencës së huaj po na vjedhin mineralet e rralla

16:03 : 18/07/2025

Grabitet shtëpia e Michel Platini në Francë, ish-kreut të UEFA-s i vjedhin 20 trofe

15:53 : 18/07/2025

Kolonjë/ I vdiq burri në banesë, 47-vjeçarja akuzon mjekët se nuk e diagnostikuan si duhet

15:52 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com