• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama bëri mirë që shkoi në Athinë, po taborin me borizane ç’e deshi?

17:41 : 13/05/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Mitingu i Ramës me mbështetësit e partisë së tij në Athinë ishte gjëja më normale në botë. Budallej ishin ata, si në Tiranë, po ashtu edhe në Athinë, që u reshtuan kundër tij. Madje edhe qëllimi i qartë i kryeministrit për të provokuar me datën e zgjedhur për të shkelur në tokën greke, apo për të ndërhyrë në zemër të fushatës elektorale për zgjedhjet evropiane të vendit fqinjë, duhen konsideruar pjesë të këtij normaliteti. Demokracia e pranon provokimin si një domosdoshmëri me të cilën duhet të bashkëjetojë dhe pa të cilën ajo do të ishte e mangët.

Pra, të gjithë ata që nuk deshën të shihnin një lider politik shqiptar të shkelte tokën greke u dukën po aq anakronikë, si propogandistët e rilindjes, që bërtisnin dikur kundër mitingut të Mitsotakistit përkrah Belerit, apo akoma edhe më keq, që i’u vërsulën Albin Kurtit kur erdhi në Tiranë për të mbështetur protestat e studentëve. Gjithkush që përqafon këto pozicione kundër lëvizjes së lirë të njerëzve, ideve dhe të drejtës për tu tubuar rreth tyre, dëshmohet si një mendje mbyllur, dhe i pa përshtatur me botën liberale ku jetojmë. Në këtë optikë Edi Rama, sado ta duan apo ta urrejnë atë, këtë radhë ishte në të drejtën e tij që të zhvillonte një takim me mbështetësit e vet në emigracion.

Lëvizja e tij, qoftë edhe po të supozojmë se fshihte qëllime të mbrapshta, mbetej brenda normalitetit. Ama, nga ana tjetër, e vetmja gjë anormale, ishte pesha që kryeministri u rek ti jepte asaj. Ai mobilizoi militantë të jugut dhe punonjës bashkish, për tu turrur me autobuza drejt Athinës. Ai tërhoqi pas vetes një gjysmë duzine le qeveritarë. Ai ngarkoi në barkun e Migjenit gjithë taborin e borrizanëve të tij mediatikë. Ai u dha porosi televizioneve kombëtare të shkulinn pjesën më të madhe të redaksive të tyre në kryeqytetin grek. Ai pushtoi  gjysëmn e kohës të edicioneve të lajmeve që kontrollon, të cilat nuk nguruan të prodhojnë tituj ku theksohej “pritja madhështore”.

Pra, ishte ai që u përpoq më të gjitha mënyrat që një takim të zakonshëm ta shndëronte në një eveniment të jashtëzakonshëm. Qe ai ai që u mundua ta veshi udhëtimin e tij në vendin fqinjë me nota heroike dhe kalorsiake.

Lexo edhe:

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

Në këtë këndvështrim ne mund t’i kritikojmë sot, me gojën plot, të gjithë ata që e konsideruan mitingun e të dielës si vizitën e “një miku të paftuar”. Ne duhet ta pohojmë pa frikë se mendësia e tyre bie ndesh me principet e botës së lirë ku jetojmë. Por, pasi kemi bëtë këtë, nuk mund të rrimë pa thënë se edhe vetë kryeministri ynë është i prekur nga i njëjti virus iliberal i kritikëve të tij. Njësoj si të kundërtat që takohen në një pikë edhe ai është i mbrujtur po me mentalitetin e atyre që nuk e shihnin zbarkimin e tij në Athinë si diçka normale. Pasi vetëm dikush që logjikon në këtë mënyrë mund të përpiqej ta shndërronte një akt politik të zakonshëm në një shfaqe poropagandistike anormale.

Me taborin që mori me vete, me bujën që organizoi dhe zhurmën që ndolli, Rama e paraqiti veten si heroin që po ecën në një tokë të minuar. Provën e këtij “heroizmi” ende vazhdojmë ta shikojmë në jehonën që po i bëjnë vizitës borizanët mediatikë të kryeministrit.

/Lapsi

Etiketa: administrataAndi BushatiathineEdi Ramamitingutaborin me borizane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

18:02 : 26/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
Para

Licensa për Kupat e Europës/ Tirana merr "dritën jeshile", 2 klube nuk ia dalin

TË GJITHA

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK

21:42 : 26/10/2025

Heshtja pas armëve, fëmijët e Gazës që luftojnë për jetën në spitalet e rrënuara

21:30 : 26/10/2025

Bardhi: Balluku ka sajuar një vizitë në Bullgari për mos shkuar të hënën në SPAK!

21:12 : 26/10/2025

‘Lubia e papërmbajtur!’/ Berisha ndan videon e Ahmetajt: Balluku, plaçkitësja më e madhe e buxhetit të shtetit

21:00 : 26/10/2025

KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur në Bashkinë e Vlorës

20:49 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com