• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtorët e Veliajt në burg/ Kompania “5D” punime gjysmake te Liqeni i Thatë

18:17 : 09/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për vitin 2021, kryetari i bashkisë Erjon Veliaj premtonte pedonale dhe korsi biçikletash në Liqenin e Thatë.

“I shtojmë pedonale dhe korsi biçikletash. dhe për t’i përdorur si valvula shkarkimi, për të mos patur këtë dyndje tek liqeni i Tiranës” – citohet në mbledhje.

Por tre vite pas këtij premtimi që i kushtoi buxhetit të qytetarëve të Tiranës 58 mln lekë, nuk është ndërtuar as korsia e biçikletave dhe as lulishtja që ishte premtuar, sipas renderave të planit fillestar. Madje, nga vëzhgimi në terren që kreu Citizens, edhe pedonalja nuk është e plotë dhe nuk përshkon të gjithë liqenin.

Ndërkohë në zonën që ishte parashikuar që të ngrihej një park me pemë, aktualisht një pjesë e tij është zënë si parking privat.

Bashkia e Tiranës pranon se është në dijeni për lënien përgjysmë të këtij projekti, por e justifikon ngecjen e projektit me problemet e pronësisë.

Lexo edhe:

Kush do ta drejtojë fushatën për Tiranën? Berisha: Vendimin nuk e marr unë, e ka në dorë…

Adriatik Lapaj: “Shqipëria Bëhet” mbështet Florjan Binajn në garën për Bashkinë e Tiranës

“Për shkak të mos lirimit të sheshit të ndërtimit dhe në pritje të procedurës së shpronësimit, punimet në këtë objekt kanë përfunduar, duke zbritur punimet e parealizuara”- thotë Bashkia Tiranë.

Vlera fillestare e projektit ka qenë 58 784 455.80 lek me t.v.sh, por për shkak se punimet janë realizuar në vlerën 50% të tyre, Bashkia Tiranë konfirmon për Citizens se vlera e paguar ndaj kompanisë 5D është 30 737 050.74 lek me t.v.sh.

Projekti fitues i cili u zbatua nga kompania “5D” u bë publik në nëntor të 2021 dhe pritej të përmbyllej për gjashtë muaj, por në të vërtetë punimet kanë zgjatur përtej ccdo afati dhe kanë përfunduar gjatë pranverës së vitit 2023

Tre nga drejtorët e kompanisë 5D, njëkohësisht edhe ish drejtorët të Bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha janë tashmë të arrestuar me kërkese të SPAK. Kjo kompani, sipas SPAK ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi, një ndër to edhe projekti i lënë përgjysmë në Liqenin e Thatë.

Në lidhje me zënien e hapësirës publike kanë protestuar edhe më herët banorët e kësaj zone.

“Është një zonë në Liqenin e Thatë, ku Bashkia Tiranë ka rreth 6 muaj që ka vendosur tabelë për nisjen e punimeve të projektit që do e shndërronte në park dhe pedonale. Në vend të nisjes së punimeve për të zbatuar këtë projekt të miratuar dhe të ekspozuar në terren nga vetë Bashkia, po nisin punimet për ndërtim pallati” – shkruante në një status në rrjetet sociale në qershor të 2022, aktorja Egla Ceno, e cila është banore në këtë zonë.

Aktualisht zona e zaptuar që ka penguar ndërtimin e plotë të pedonales po përdoret për parkim, nga i njëjti biznesmen që ka ngjitur hotelin Radison por edhe kazinon “Queen Casino”.

  • Afera “5D”

Skema me të cilën kanë vjedhur drejtorët e bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato dhe Redi Molla nuk ka të krahasuar me metodat e vjetra të korrupsionit në këto 30 vitet e fundit në Shqipëri. Deri dje, kush kishte në mend të përfitonte nga tenderat, detyrohej të binte në ujdi me biznesmenët për t’i marrë ryshfetin, që flitej se shkonte tek 20%.

Kurse drejtorët e Erion Veliajt nuk kënaqeshin me pak. Në vend se të jepnin tenderin dhe të prisnin ryshfetin, ata i ranë shkurt, i merrnin për vete të gjitha paratë. Shmangën biznesmenët nga skema, krijuan një kompani vetë dhe tenderat i fitonin me kompanitë e veta.

Në thelb, këtë provon edhe dosja e SPAK, që çoi në burg bashkëpuntorët më të ngushtë të Erion Veliajt, ish drejtorin e IMT-së Mariglen Qaton, ish drejtorin e Ujësjellësit Redi Mollën dhe ish-drejtorin e planifikimit Taulant Tushe.

Kuptohet se nga numri i madh i tenderave që i kishin marrë bashkisë, veprimtaria e kompanisë “5D Konstruktion” ishte e njohur për fuqinë që kishte brenda institucionit. Madje spekulimet, se Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe kishin edhe bekimin e kryetarit të bashkisë Erjon Veliajt përmenden edhe në bisedat e vartësve të tyre. / Citizens.al

Etiketa: 5Daferabashkia tiraneBurgdrejtoretkorrupsionliqeni i thatepergjysmePunimetVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kush do ta drejtojë fushatën për Tiranën? Berisha: Vendimin nuk e marr unë, e ka në dorë…

13:00 : 06/10/2025
AKTUALITET

Adriatik Lapaj: “Shqipëria Bëhet” mbështet Florjan Binajn në garën për Bashkinë e Tiranës

08:46 : 06/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme/ Avokati shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie: Tirana, vizioni ynë

14:52 : 05/10/2025
AKTUALITET

Agron Haxhimali shpall kandidaturën: Gati për Tiranën e qytetarëve, jo të politikës

13:12 : 05/10/2025
AKTUALITET

Konflikti mes adoleshentëve në Kamëz, Gjykata lë në burg të miturit

10:46 : 05/10/2025
AKTUALITET

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025
Para

Bardhi publikon shkresën e SPAK: Vetëm 4 persona u liruan nga amnistia penale

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com