• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali te Magjistratura/ ‘Rilindja’ po kap drejtësinë me patronazhistë, PD gati padinë në SPAK

12:34 : 03/05/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike vazhdoi denoncimin e skandalit te Shkolla e Magjistraturës.

Anëtari i kryesisë së PD, Ivi Kaso tha se Rilindja është duke e kapur drejtësinë me patronazhistë për dekadat në vazhdim.

Gjithashtu gjatë denoncimit, PD i bën thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë për këtë skandal ku në krye të këtij institucioni është Arben Rakipi.

Kaso tha se PD do depozitojë një padi në SPAK për këtë skandal.

DEKLARATA E PLOTË:

Lexo edhe:

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

Tabaku: Qeveria po i frikëson bizneset në vend që t’i ndihmojë

“Një provë tjetër se cila dhe çfarë është drejtësia e re po shpaloset prej një jave në shkollën e Magjistraturës.

Të pakënaqur me fituesit, ish-prokurori socialist, tashmë drejtor i shkollës së Magjistraturës, me urdhër partiak ka futur në listë 40 emra jofitues, patronazhistë të rilindjes, të nxjerrë nga mënga e pushtetit.

Me qëllimin e njohur dhe të vetëm kapjen e sistemit të drejtësisë përfundimisht edhe për katër dekadat e ardhme. Një plan ogurzi që nuk ndryshon nga ai i Enver Hoxhës që i ktheu gjykatat në tualete të pushtetit politik.

U bë më shumë se një javë nga zbulimi i skandalit te Magjistratura dhe asnjë reagim nga struktura drejtuese e drejtësisë.

Sigurisht, nga drejtuesi i shkollës nuk pritej asnjë reflektim, pasi ai është aty si shpërblim për aktivitetin e tij ekstra juridik dhe politik.

Pyetja është: po bordi që përbëhet nga Prokurori i Përgjithshëm, ministri i Drejtësisë, kryetari i KLP etj., pse hesht? Ende nuk është thënë asgjë, ende nuk është marrë asnjë masë, ende nuk është bërë asnjë transparencë.

Partia Demokratike u kërkon aleatëve ndërkombëtarë të ndërhyjnë publikisht për të penguar kapjen e sistemit të drejtësisë, jo vetëm për sot por edhe për pjesën e mbetur të shekullit. Një drejtësi klienteliste dhe politike, si kjo që po përgatit Rilindja është një sistem që bën me turp Shqipërinë, por edhe aleatët e saj.

Një drejtësi në dorën e një force politike është një fyerje për taksapaguesit amerikanë dhe europianë, për ekspertët e tyre, që kanë kontribuar në Shqipëri që nga viti 1992.

Profilet e bandës me 40 patronazhistë të Ali Babës së pseudodrejtësisë, të hetuara nga mediat këto ditë dëshmojnë qartë se të gjithë personat e shtuar në listën e fituesve punojnë në institucione të administratës, ose vijnë direkt nga zyrat e patronazhimit të PS.

Juristët e administratës dhe të qeverisë së Ramës gradohen, jo për merita në jurisprudencë por për militancë politike.

Ky është turp që taksapaguesit shqiptarë nuk duhet ta pranojnë.

Në dyert e gjykatave trokitet për ligjin, jo me teserën e Partisë Socialiste në xhep.

Nëse nuk parandalohet ky projekt vrastar, ky do të jetë realiteti nesër.

Partia Demokratike po përgatit padinë penale dhe do ta çojë në SPAK këtë skandal të rëndë që dëmton infrastrukturën e shtetit, dhe hedh në erë ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Ne kërkojmë gjithashtu verifikimin e procedurave të mëparshme të pranimit në këtë shkollë që kur Arben Rakipi është vënë në krye të Magjistraturës.

Prokurorit Rakipi dhe shërbëtorëve të tjerë të pushtetit u bëjmë me dije se, herët e vonë do të përgjigjen para ligjit për vrasjen publike që po i bëjnë një pushteti të pavarur në themel të një republike shqiptare të denjë për të qenë anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Europian nesër”, tha Kaso.

Etiketa: KasoPartia DemokratikepatronazhistePDRilindjashkolla e magjistraturesskandal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria po i frikëson bizneset në vend që t’i ndihmojë

18:58 : 19/07/2025
AKTUALITET

PD: KOKSH trajtohet si plaçkë partie, Fidel Ylli sfidon drejtësinë me bekimin e Edi Ramës

12:11 : 19/07/2025
AKTUALITET

Maliqi shpërthen ndaj deputetëve të opozitës: Po festojnë pushimet me mandate pa vota!

10:07 : 18/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama e shkatërroi Thethin se votuan PD-në në zgjedhje

12:57 : 17/07/2025
AKTUALITET

Aksioni në Theth, Berisha: Asnjë ndërtesë e prishur nuk është në zonën e mbrojtur

12:43 : 17/07/2025
Para

Bie poshtë pista e grabitjes, kush i dhunoi për vdekje çiftin e të moshuarve në Dropull

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com