• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta e sotme para bashkisë/ Policia e Veliajt vazhdon “kërcënon” qytetarët

11:10 : 30/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Policia e Tiranës ka marrë masa për protestën e sotme në orën 16:00 përballë bashkisë ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt pas skandalit “5D”.

Për shkak se kryebashkiaku socialist është i frikësuar nga molotovi në bashkinë e Tiranës, uniformat blu me “urdhër nga lart” i bëjnë thirrje protestuesve të vetëpërmbahen pavarësisht se 5 drejtorët e Veliajt akuzohen nga SPAK për vjedhjen e miliona eurove të taksapaguesve shqiptarë.

Madje policia “kërcënon” qytetarëve se do të arrestojë të gjithë ata që shkelin ligjin duke u munduar në këtë mënyrë që të frikësojnë protestuesit të mos marrin pjesë në tubimin e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Kujtojmë që shoqëria civile së bashku me opozitë kanë protestuar dy herë të tjera përballë Bashkisë së Tiranës ku kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferës “5D”, ku disa prej drejtorëve të kësaj Bashkie kishin përfituar miliona euro tendera nga kjo bashki apo institucione vartëse të saj me kompaninë e tyre “5D Konstruksion”, që sipas SPAK, pronarët “de facto” të saj ishin Mariglen Qato dhe Redi Molla.

Mëngjesin e sotëm Erion Veliaj ka shkuar në ambientet e SPAK për të dhënë “llogari” pas disa aferave korruptive duke nisur nga inceneratori i Tiranës dhe duke përfunduar në skandali “5D”.

Lexo edhe:

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

SPAK: Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal

Reagimi i Policisë së Tiranës:

“Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ditën e sotme, 30 prill 2024, ora 16:30, pranë Bashkisë së Tiranës.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, sot, prej orës 16:00 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.
Cenimi i rendit e sigurisë publike dhe rrezikimi i shëndetit e jetës së punonjësve të policisë dhe pjesëmarrësve në tubim përbëjnë shkelje të ligjit dhe Policia e Shtetit do të veprojë gjithnjë me profesionalizëm”, thuhet në njoftim.

Etiketa: aferabashkia tiranemolotovpolicia e shtetitprotestaqeveriaspakVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

13:54 : 13/11/2025
AKTUALITET

SPAK: Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal

12:54 : 13/11/2025
AKTUALITET

Tentativa e hakerimit të SPAK/ Merret nën hetim ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

11:44 : 13/11/2025
AKTUALITET

Çfarë pritet të ndodhë? Në prag të nisjes së protestave, Berisha takon sekretarin e Përgjithshëm të PL

11:41 : 13/11/2025
AKTUALITET

Paraqitet sërish në SPAK ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

10:10 : 13/11/2025
AKTUALITET

Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë

09:01 : 13/11/2025
Para

Përbërja e re e Qeverisë serbe: Daçiç ministër i Brendshëm, Vulin zv/kryeministër...

TË GJITHA

Rreziqet që vijnë nga uji me klor i rubinetit, kujdesi që duhet të tregoni

13:57 : 13/11/2025

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

13:54 : 13/11/2025

PD i drejtohet GjK: Mazhoranca po cënon të drejtën kushtetuese të opozitës për kontroll parlamentar

13:52 : 13/11/2025

VIDEO/ Rama telefonatë me tone kërcënuese në Romë: A je bashkëkryetar apo çfarë?

13:34 : 13/11/2025

Berisha: I përgjigjem çdo thirrje të drejtësisë! Hetimin e 21 janarit e ka penguar Rama

13:28 : 13/11/2025

Modelja: Meshkujt shqiptarë pëlqejnë vajzat e ekranit, por nuk martohen kurrë me to! Duan dikë më pak seksi

13:26 : 13/11/2025

Celibashi: Administrata zgjedhore të trajnohet, politika të distancohet

13:13 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com