• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Votimi në veri drejt dështimit! Serbët e Kosovës bojkotojnë referendumin

18:42 : 21/04/2024
në RAJONI

Të dielën në veriun e Kosovës po mbahen votimet për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe, që do t’u hapnin rrugën zgjedhjeve të reja, por mes thirrjeve të Listës Serbe për bojkotimin e tyre, votimi nuk pritet të përmbushë këtë synim. Deri në orët e vona të pasdites sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në votime morën pjesë vetëm disa qindra veta nga rreth 46,500 votues të regjistruar.

Aktualisht Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Leposaviçi dhe Zveçani, udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit të vitit të kaluar, të cilat u bojkotuan nga partitë politike serbe. Dërgimi i kryetarëve në zyrat e tyre në fund të muajit maj të vitit të kaluar u kundërshtua ashpër nga grupe qytetarësh serbë të cilët u përplasen me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s, duke plagosur mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it.

Qeveria e Kosovës e cila u përball me masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian për shkak të tensioneve në veri, u pajtua të organizojë zgjedhje të reja, përmes një votimi për shkarkimin e kryetarëve aktual. Në muajin janar qytetarët serbë në komunat veriore nënshkruan një peticion për shkarkimin e kryetarëve dhe pas kësaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli ditën e votimit për shkarkim.

Por, ndonëse mori pjesë në nënshkrimin e peticionit, Lista Serbe e themeluar dhe mbështetur nga Beogradi njoftoi me 7 prill se nuk do të marr pjesë në votime duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po bën përpjekje të vazhdueshme që ky votim të dështojë. Lista tha se një ndër arsyet e mospjesëmarrjes është edhe fryrja e listës së votuesve, por pa ofruar ndonjë provë për këtë pretendim.

Vendimi nxiti reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që i kërkuan kësaj partie ta rishqyrtojë vendimin ndërsa qeverisë së Kosovës të trajtojë me ndjeshmëri shqetësimet e ngritura nga qytetarët në veri të vendit.

Lexo edhe:

Tentativa për vrasjen e një zyrtari të BE-së në Kosovë, Prokuroria nis hetimet

Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Autoritetet në Prishtinë akuzuan Beogradin për trysni ndaj serbëve të Kosovës. Pavarësisht situatës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi vazhdimin e procesit duke hapur 23 qendra votimi. Sipas udhëzimeve, qytetarët mund të përgjigjen me “Po” ose “Jo” në pyetjen se a pajtohen që kryetari i komunës të shkarkohet.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Tani për tani është e paqartë se çfarë do të ndodhë nëse dështon referendumi që kërkon 50 për qind plus një të votuesve, meqë një i tillë nuk mund të organizohet para se të kenë kaluar 12 muaj. Procesi i organizimit të zgjedhjeve të reja në veri ishte mbështetur nga perëndimi në përpjekje për uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që vazhdojnë të mbeten të larta.

Serbia reagoi me zemërim gjatë javës pasi Kosova mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësim në këtë organizatë. Beogradi është hedhur në fushatë për te penguar votimin në Këshillin e Ministrave të këtij mekanizmi në muajin maj. Të mërkurën autoritetet e Beogradit bllokuan nëpër vendkalimet kufitare për më shumë se 18 orë shumë udhëtarë nga Kosova që po ktheheshin në shtëpi nëpër territorin e Serbisë. Ndonëse Beogradi tha se nuk bëhej fjalë për pengim por “shtim të masave të sigurisë”, Prishtina akuzoi Serbinë për veprime hakmarrëse pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, dënuan cenimin e lëvizjes së lirë.

Më herët gjatë këtij muaji Lista Serbe, i bëri thirrje komunitetit serb ta bojkotojë regjistrimin e popullsisë që filloi me 5 prill. Javën që vjen Kosova dhe Serbia do të mbajnë një raund të ri bisedimesh në Bruksel lidhur me përdorimin e dinarit në zonat e banuara me pjesëtarë të komunitetit serb, një çështje që nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, por është mospajtimin e diplomatëve perëndimorë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë vënë në përpjekje për të nxitur zbatimin e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, mes shqetësimeve për qëndrueshmërinë në rajon, pasi një oficer i policisë së Kosovës u vra me 24 shtator të vitit të kaluar nga një grup serbësh të armatosur në veri.

Bashkimi Evropian i ka paralajmëruar të dyja palët së dështimi për të normalizuar marrëdhëniet dëmton aspiratat e tyre për anëtarësim në bllok. Në tetor të vitit të kaluar, udhëheqësit evropianë i kërkuan Beogradit të përmbushë të gjitha marrëveshjet që çojnë në njohjen “de facto” të Kosovës, ndërsa Prishtinës të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe./VOA

Etiketa: deshtimkosoveSerbivotim

Lajme të lidhura

RAJONI

Tentativa për vrasjen e një zyrtari të BE-së në Kosovë, Prokuroria nis hetimet

16:54 : 05/11/2025
RAJONI

Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

12:04 : 05/11/2025
RAJONI

Kurti flet për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë për qëllim disiplinimin e serbëve

20:47 : 04/11/2025
RAJONI

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

15:15 : 04/11/2025
RAJONI

VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Serbi, ndahet nga jeta gjatë ndeshjes ish-futbollisti i Tiranës

21:12 : 03/11/2025
RAJONI

Xhandarmëria serbe hyn në territorin e Kosovës, plagos dhe rrëmben një shtetas

16:19 : 03/11/2025
Para

Gjermani/ Moti i keq shkakton aksidente dhe paralizon qarkullimin - VIDEO

TË GJITHA

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 05/11/2025

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit

22:00 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com