• Kontakt
Saturday, July 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Një muaj paraburgim për një shqiptar të ndaluar në Serbi

08:28 : 20/04/2024
në RAJONI

Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të premten vonë një kosovari të ndaluar në Serbi ditë më parë për dyshimet se “ka kryer krime lufte”, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë Ministria e Jashtme e Kosovës dhe familjarët e tij.

Gjykata e Lartë për Krime Lufte në Beograd mori vendim të premten ta dërgojë Sadik Durakun në paraburgim për 30 ditë, tha Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) për REL-in.

Duraku, i cili vjen nga Gjakova dhe ka nënshtetësi edhe britanike, ishte ndaluar më 17 prill në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci, konfirmoi MJPD.

“Pas arrestimit, Durakut i është komunikuar nga autoritetet serbe se është i ngarkuar me pretendimet për kryerje të krimeve të luftës gjatë luftës në Kosovë më 1999. Ndaj tij pretendimet për kryerje të krimeve të luftës i ka ngritur Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit”, tha MPJD.

Lajmi për vendimin e gjykatës serbe për futjen e tij në paraburgim u konfirmua për REL-in edhe nga vëllai i tij, Avdyl Duraku.

Lexo edhe:

I shpallur në kërkim për vrasje, arrestohet shqiptari në Greqi/ EMRI

Serbia arreston një person në kufi me Kosovën nën dyshime për krime lufte

Avdyli tha se gjendja shëndetësore e Sadik Durakut është e “rëndë”, sepse ai i ka dy stenta të vendosura në zemër. Avokati mbrojtës i tij ka konfirmuar se atij gjatë kohës së mbajtjes i është dhënë nga autoritetet e burgut terapi përkatëse, sipas Ministrisë kosovare.

Ministria tha se përfaqësuesi i zyrës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, i ka dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për ta marrë informacionet rreth arsyeve të arrestimit të Durakut, si dhe ofrimin e detajeve tjera relevante përkatëse.

“Ambasadori Jashari po ashtu ka komunikuar me përfaqësitë diplomatike të vendeve të QUINT-it të akredituara në Serbi, të cilët i ka njoftuar lidhur me rastin”, sipas njoftimit.

Jashari ka bërë kërkesë zyrtare tek autoritetet serbe për ta lejuar ta vizitojnë në paraburgim Sadik Durakun në ditët në vijim.

Më herët të premten, Avdyl Duraku tha për Radion Evropa e Lirë se Sadiku, teksa po udhëtonte nga Britania e Madhe për në Kosovë, më 16 prill rreth orës 22:00 ishte ndalur në pikën kufitare në Horgosh, që lidh Serbinë me Hungarinë.

“Sipas avokatit, ai është arrestuar nën akuza se ka kryer krime lufte kundër popullatës serbe”, tha Duraku.

Në bazë të vendimit të Drejtorisë së Policisë në Kikindë për ndalimin më 17 prill, Sadik Durakut i ishte caktuar fillimisht masa e ndalimit prej 48 orësh pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”, dhe se ekziston dyshimi që “së bashku me persona të panjohur gjatë vitit 1999, në zonën e komunës së Gjakovës, Prizrenit dhe Pejës, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rrahur, ngacmuar fizikisht dhe mendërisht dhe ka grabitur popullatën civile”.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Ambasadën britanike në Beograd për këtë rast, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Sipas vëllait të Sadikut, këto akuza nuk qëndrojnë sepse Sadik Duraku para luftës të vitit 1999, ka jetuar me familjen në Angli.

Në vendimin e Drejtorisë policore në Kikindë, Sadik Duraku është shtetas i Britanisë dhe jeton atje.

Më herët, familjarët e Sadik Durakut thanë se nuk kanë informacion se në cilën qendër paraburgimi po mbahet ai.

REL ka kërkuar informacion nga Prokuroria Serbe për Krime Lufte për këtë rast.

Goran Petronijeviq, avokat që përfaqëson Durakun, tha herët gjatë ditës për Radion Evropa e Lirë se ai është marrë në pyetje nga prokurori dhe se pritej të dilte para gjykatësit të procedurës paraprake. Ai tha se nuk mund të jepte më shumë informata në atë kohë.

Avdyl Duraku tha se ka informuar institucionet e Kosovës për rastin e vëllait të tij.

Në orët e hershme të 17 prillit, sipas autoriteteve në Kosovë, Serbia i ndaloi dhjetëra autobusë me rreth 1.500 kosovarë për më shumë se 20 orë në pikat kufitare të saj me Kroacinë dhe Hungarinë.

Po ashtu, pronarët e agjencive të kompanive të udhëtimit konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se autobusët me udhëtarë u lejuan të largoheshin nga territori i Serbisë pasditen e 17 prillit.

Ndërkaq, Serbia, sipas Kosovës, po ashtu ndaloi dhjetë zyrtarë policorë, në mesin e të cilëve edhe një zëvendësdrejtor të Policisë së Kosovës. Që të gjithë u liruan deri më 18 prill.

Etiketa: paraburgimSerbishqiptar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I shpallur në kërkim për vrasje, arrestohet shqiptari në Greqi/ EMRI

15:17 : 04/07/2026
RAJONI

Serbia arreston një person në kufi me Kosovën nën dyshime për krime lufte

17:10 : 03/07/2026
AKTUALITET

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, vdes pas katër ditësh në spital punëtori shqiptar në Itali

16:57 : 02/07/2026
AKTUALITET

Skandali në Policinë e Zvicrës/ Si i joshi shqiptari i dënuar dy oficeret

20:17 : 01/07/2026
AKTUALITET

I përfshirë në trafik kokaine, arrestohet shqiptari në Itali

16:52 : 01/07/2026
RAJONI

Serbia forcon lidhjet ushtarake me Kinën, pavarësisht trysnisë nga Perëndimi

13:08 : 01/07/2026
Para

“Të vdektë fëmija në bark”, Sara me lot në sy tregon kërcënimet tronditëse

TË GJITHA

Lamallari ‘në gjurmët’ e Ramës, kërcënon avokatin me heqje licence pas akuzave për dhunë në qeli

19:35 : 04/07/2026

“Diaspora është me ne”, qytetarët marshim drejt Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

19:22 : 04/07/2026

U arrestua gjatë protestës te Kuvendi, gruaja e Altin Hilës: E kanë burgosur pa të drejtë!

19:06 : 04/07/2026

Qytetarët dhe diaspora “zbarkojnë” në Sheshin Skënderbej, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:43 : 04/07/2026

Protestat kundër Ramës, Demokratët Evropianë: Evropa duhet të qëndrojë në krah të të rinjve guximtarë

18:26 : 04/07/2026

U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg

18:19 : 04/07/2026

Bota po merr shembull nga Kina, makinat elektrike përhapen gjithnjë e më shumë

18:02 : 04/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobeten çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkHoliganbetultrabetnieuwsHoliganbetHoliganbetHoliganbetKickjojobetjojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetPerabetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom girişbetistbetcio