• Kontakt
Monday, September 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Vendos sovrani”/ BIRN: PS vë në pikëpyetje vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Xhaçkën

18:56 : 08/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin nuk arriti të merrte një vendim të hënën për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili i kërkon Kuvendit që të dërgojë për shqyrtim pranë kësaj gjykate papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Kjo gjykatë e cilësoi antikushtetues vendimin e mëparshëm të Kuvendit, që rrëzonte një mocion të opozitës për mandatin e Xhaçkës, pasi bashkëshorti i saj, biznesmeni Artan Gaçi, fitoi statusin ‘investitor strategjit’ dhe iu dha e drejta e përdorimit të bregdetit për 30 vite me vendim qeverie.

“Çështja do të çohet për votim në seancë plenare të enjten,” tha kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në fund të mbledhjes së këshillit, por pa qartësuar nëse do të votohej dërgimi i çështjes për interpretim në Kushtetuese, siç e kërkon vendimi i kësaj gjykate, apo do të votohej rrëzimi për herë të dytë i mocionit të 1/10 së deputetëve të opozitës.

Sipas Nikollës, seancës do t’i propozohej një ‘raport’ që Këshilli i Mandateve do të hartonte deri të mërkurën.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes disa anëtarë socialistë lanë të kuptohej se shumica mund të vendoste në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi, vuri në pikëpyetje vendimin e kësaj gjykate duke e cilësuar atë si “konflikt të hapur të arsyetimit kushtetues”.

Lexo edhe:

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

Toni Gogu: I nderuar të ulem përkrah kolegëve që akuzohen nga SPAK për korrupsion madhor

“Në të gjithë vendimmarrjen e tij, Kuvendi është sovran, por disa gjyqtarë kanë arsyetuar se 1/10 ka të drejtën ta çojnë një çështje në Gjjykatë Kushtetuese dhe qenka i detyruar çdo deputet i Kuvendit, që është sovran, të votojë sipas 1/10,” tha ai, duke iu referuar mendimit të pakicës dhe shumicës së anëtarëve në vendim.

“Kemi dhe disa gjyqtarë që thonë se nuk është detyruese kërkesa e 1/10 për të çuar çështjen në gjykatë,” shtoi më tej ai, duke pretenduar se e vetmja pasojë e vendimit të gjykatës është krijimi i një “vakuumi ligjor”.

Por arsyetimi i Çuçit u kundërshtua nga anëtarët e opozitës, sipas të cilëve, sjellja e mazhorancës po krijonte “një grusht shteti” me refuzimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“U duhen edhe 48 orë për të kuptuar nëse e ka lëshuar apo jo Rama Olta Xhaçkën,” tha kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Ai akuzoi mazhorancën se po vijonte mbrojtjen politike ndaj koleges së tyre deputete.

“Raporti ynë është gjetur kushtetues, i përcillet seancës, miratohet nga të gjitha palët dhe çështja dërgohet për shqyrtim në themel në Kushtetuese,” argumentoi me tej ai, duke iu referuar vendimin të GJK-së dhe praktikës së mëparshme parlamentare.

Ndërsa deputeti Ervin Salianji tha se nëse mazhoranca në pushtet refuzon zbatimin e vendimeve të Gykatës Kushtetuese, ky do të ishte “një grusht shteti”.

Në janar të vitit 2023, Kushtetuesja duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj gjykate dhe i kërkoi Kuvendit që të vendosë për të kundërtën.

Por, zbatimi i këtij vendimi po zvarritet nga mazhoranca me justifikime të ndryshme.

Edhe vetë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese apeloi që vendimet e kësaj gjykate janë përfundimtare dhe të zbatueshme. “Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor,” tha Zaçaj disa javë më parë e pyetur për moszbatimin nga ana e Kuvendit të vendimit për çështjen “Xhaçka”.

Kushtetuta parashikon që asnjë deputet nuk mund të përfitojë të mira publike dhe se ai humbet mandatin në momentin që Gjykata Kushtetuese del në këtë përfundim./ BIRN

Etiketa: aferEdi Ramakorruposionmandatipsqeveriaxhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

15:47 : 29/09/2025
AKTUALITET

Toni Gogu: I nderuar të ulem përkrah kolegëve që akuzohen nga SPAK për korrupsion madhor

14:43 : 29/09/2025
AKTUALITET

PD kërkon interpelancë me Ramën për takimin në Aruba dhe ndikimin e krimit në ekonomi

13:22 : 29/09/2025
AKTUALITET

Veliaj i prish planet Rama-Ballukut, “ngrin” fushatën e PS për Tiranën

13:18 : 29/09/2025
AKTUALITET

Edi Rama bëhet trim me të varfrit në Veri, dhe bën qorrin përballë mafies së ndërtimit në Jug

18:50 : 28/09/2025
AKTUALITET

Zjarrëfikësi rrëzon propagandën e Ramës: 3 paga shpërblim një mashtrim, s’na paguajnë as orët e gatishmërisë

14:11 : 28/09/2025
Para

Aksion në Kadastrën e Durrësit, Prokuroria lëshon 2 urdhër arreste

TË GJITHA

VIDEO/ Pasagjerët britanikë shkaktojnë kaos në bord, piloti ul avionin për të shmangur tragjedinë!

16:26 : 29/09/2025

“Del nga regjistrimet në Aruba”/ Berisha: Kulla “Mali i Tiranës”, pronë e krimit me bekimin e Ramës

16:23 : 29/09/2025

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, Dhoma Italiane e Tregtisë: Të bëhet një hetim i plotë dhe transparent

16:16 : 29/09/2025

Opsioni i rrallë/ Serbi-Shqipëri mund të ketë tifozë “të vegjël”, FIFA pritet të zyrtarizojë vendimin

16:04 : 29/09/2025

Trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, GJKKO dënon me 8 vite burg Shkëlzen Dacin

15:53 : 29/09/2025

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

15:47 : 29/09/2025

Kurti takim me kongresistin amerikan Mike Lawler, në fokus thellimi i partneritetit Kosovë-SHBA

15:42 : 29/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com