• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD thërret një tjetër protestë para Bashkisë së Tiranës, Këlliçi – SPAK: Heto Veliajn

14:34 : 08/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ka bërë thirrje SPAK të nisë hetimet për kryebashkiakun Erion Veliaj të cilin e ka quajtur si pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës.

Në deklaratën për shtyp nga selia blu, Këlliçi thekosi se Erion Veliaj pranoi autorësinë e grabitjes së 231 milionë eurove me inceneratorin e Tiranës.

Për Belind Këlliçin qëndrimi në detyrë i Erion Veliajt,i  jep mundësi këtij të fundit të prishë provat dhe zhdukjen e dokumenteve zyrtare.

“Afera e inceneratorit është grabitja korruptive më e dokumentuar me prova të pamohueshme, ndaj mos reagimi i deritanishëm i organit të akuzës dhe frika për të përmendur emrin e Erion Veliajt në dosje, janë tregues të qartë të kapjes dhe shantazhit që Veliaj po ushtron mbi SPAK.

Lexo edhe:

Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, Kryeministria rrethohet nga policë

“Protesta e PD sot do jetë e dështuar”, Almer Toska: Rama bleu opozitën më 11 Maj

Qëndrimi i Veliajt në detyrë, i jep atij mundësinë e prishjes së provave dhe zhdukjes së dokumenteve zyrtare, që e implikojnë atë drejtpërdrejtë në këtë aferë.”– deklaroi Këlliçi.

Këlliçi lajmëron gjithashtu një tjetër protestë para Bashkisë së Tiranës, ditën e enjte në orën 11:00.

“Ftoj sërish qytetarët dhe banorët e Tiranës, të dalin në protestë përpara Bashkisë Tiranë, ditën e enjte, më datë 11 prill, ora 11:00, për të kërkuar largimin urgjent nga detyra të Erion Veliajt dhe çuarjen e tij përpara drejtësisë”, theksoi Kelliçi.

Deklarata e plotë:

Dy ditë më parë, kreu i organizatës kriminale 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj, më në fund pranoi autorësinë e grabitjes së 132 milionë eurove në aferën korruptive të shekullit, inceneratorin fantazmë të Tiranës.

Me dy firmat e tij, të hedhura në mars 2017 dhe mars 2018, Erion Veliaj miratoi dhe garantoi pagesat për këtë kontratë koncesionare 30-vjeçare.

Erion Veliaj sot na hiqet si viktimë e organizatës së tij kriminale me drejtorët hajdutë, por në fakt ai është drejtuesi i saj. Ishte Erion Veliaj ai që mori kompetencat e Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut Tiranë, duke zhdukur në llogari offshore plot 132 milionë euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës.

Le ta kujtojmë dhe njëherë bashkë se si në shtator të vitit 2017, Veliaj rrihte gjoksin dhe merrte plotësisht autorësinë dhe meritat për këtë aferë korruptive.

Ditën për diell, Erion Veliaj mashtroi anëtarët e Këshillit Bashkiak Tiranë, duke u thënë se kontrata koncesionare për inceneratorin nuk kishte asnjë implikim financiar, dhe anashkaloi me vetëdije të plotë, vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak Tiranë, siç e parashikon Ligji “Për vetëqeverisjen vendore”.

Fill pas kësaj ngjarjeje, Erion Veliaj vendosi të gjithë organizatën kriminale të Bashkisë së Tiranës edhe në shërbim të biznesit të dherave, duke vjelë dhjetëra milionë euro shtesë nga kontrata koncesionare.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, nuk është njëri prej klientëve të kësaj kontrate, por pronari faktik dhe përfituesi kryesor nga kjo aferë korruptive.

Gjej sot rastin t’i kërkoj sërish SPAK-ut që të thërrasë dhe nisë hetimet ndaj pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

Afera e inceneratorit është grabitja korruptive më e dokumentuar me prova të pamohueshme, ndaj mos reagimi i deritanishëm i organit të akuzës dhe frika për të përmendur emrin e Erion Veliajt në dosje, janë tregues të qartë të kapjes dhe shantazhit që Veliaj po ushtron mbi SPAK.

Qëndrimi i Veliajt në detyrë, i jep atij mundësinë e prishjes së provave dhe zhdukjes së dokumenteve zyrtare, që e implikojnë atë drejtpërdrejtë në këtë aferë.

Vetëm një drejtësi e pakapur dhe që nuk mban anë, mund të garantojë besimin e opinionit publik dhe të qytetarëve shqiptarë, që në këto 11 vite janë qytetarët më të vjedhur të Europës.

Ndaj dhe për këtë arsye, ftoj sërish qytetarët dhe banorët e Tiranës, të dalin në protestë përpara Bashkisë Tiranë, ditën e enjte, më datë 11 prill, ora 11:00, për të kërkuar largimin urgjent nga detyra të Erion Veliajt dhe çuarjen e tij përpara drejtësisë.

O sot, o kurrë.

Etiketa: Belind KëlliçiErion VeliajPDproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, Kryeministria rrethohet nga policë

17:55 : 17/11/2025
AKTUALITET

“Protesta e PD sot do jetë e dështuar”, Almer Toska: Rama bleu opozitën më 11 Maj

15:48 : 17/11/2025
AKTUALITET

Toska: Opozitën nuk e beson njeri! Njerëzit e Berishës me vila dhe makina 100 mijë euro

15:38 : 17/11/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca ndaj Veliajt, përplasja në GJKKO mes avokatëve dhe prokurorit të SPAK

13:02 : 17/11/2025
AKTUALITET

Veliaj kërkon laptop në burg!

12:22 : 17/11/2025
AKTUALITET

“Kërkojnë mocione me debat sa për numra”, Balla ironizon protestën e opozitës

11:53 : 17/11/2025
Para
Foto ilustruese

Digjen tre banesa në Kuçovë

TË GJITHA

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës

17:58 : 17/11/2025

Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, Kryeministria rrethohet nga policë

17:55 : 17/11/2025

Çollaku: Prokuroria do kërkojë largimin e Ballukut nga qeveria Rama brenda javës

17:54 : 17/11/2025

Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën

17:40 : 17/11/2025

1 vit nga vrasja e Martin Canit/ Konfliktet në shkolla mbulohen, oficerët denoncojnë presionin e eprorëve

17:40 : 17/11/2025

Banesa u dogj nga zjarri, çifti i moshuar në Vlorë në mëshirë të fatit: Flejmë jashtë

17:20 : 17/11/2025

“Paqja fiskale”, Qeveria përgatitet të falë miliarda lekë borxhe ndaj tatimeve e doganave

17:17 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com