• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD publikon raportin: Qeveria Rama numëron 13 çështje të humbura në Arbitrazh, miliona euro për t’u paguar

12:20 : 06/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka publikuar raportin e Ministrisë së Financave, sipas të cilit, qeveria shqiptare ka humbur 13 gjyqe në Arbitrazh ndaj disa kompanive.

Vangjeli ka theksuar se gjatë qeverisjes së Sali Berishës është humbur vetëm një gjyq në Arbitrazh, ndërkohë që qeverinë e Edi Ramës janë 13 ‘gjoba’ të rënda që u duhen paguar privatëve. Zëdhënësja e Anti-korrupsionit tha se vetëm ndaj Francesko Bechettit, qeveria duhet të paguaj 108 milionë euro.

Zëdhënësja Genta Vangjeli publikoi sot provat dhe bëri dhe një krahasim domethënës.

“Dokumentet e publikuara nga qeveria Rama, të cilën vetë ai e drejton tregojnë se Rama dhe qeveria e tij ‘njohin’ jo vetëm Bekettin, por edhe 12 ‘bekettë’ të tjerë, – tha znj. Vangjeli. – Në raportin e Ministrisë së Financave të mes-vitit për zbatimin e buxhetit 2023 jepen edhe detyrimet në Arbitrazh të qeverisë së Shqipërisë, para që dalin nga taksat e qytetarëve.

E para është Çështja ‘e panjohur’ për Kryeministrin, ‘Bechetti’ me vlerë 108 milion euro shoqëruar me kostot ligjore për vendimin e arbitrazhit për këtë çështje në vlerën 5.1 milion euro.

Lexo edhe:

PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Ristani bën tendera për mobilie

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

Çështja për Ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan: (Copri & Aktor kundër Arrsh ) me vlerë 42.9 milion euro, plus 691.4 mijë euro kosto ligjore dhe shpenzime gjyqësore.

Çështja për Përmirësimin e Sistemit të Kanalizimeve të Tiranës së Madhe. Çështja është në proces për kontratën e lidhur në 2014 me kontraktorin ‘Dondi, Itali & Kubota’- Japoni me vlerën rreth 81 milion Euro. Shteti shqiptar vetëm për kosto administrative, përfaqësimi dhe kosto ligjore ka paguar 2 milion euro.

Çështja për Projektin e prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe menanxhimit të mbetjeve-paditës Hydro Srl. Sipas vendimit të gjykatës Hydro do t`i paguajë Shqipërisë 60 mijë euro dhe kostot e gjyqit, ndërsa buxheti i shtetit paguan 491 mijë euro kostot e përfaqësimit dhe mbrojtjes së RSh.

Çështja për fituesin e tenderit ndërkombëtar Arka Energy B.V për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik në Akërni (Vlorë) në vitin 2018. Nuk u arrit të nënshkruhej një kontratë mes palëve për fillimin e realizimit të projektit. Prandaj kompania paditi RSH në Arbitrazh. Cështja u ndërprerë ne korrik 2022, për shkak të mospagesës së paradhënieve të kërkuara në Rregulloren Administrative Financiare të Arbitrazhit dhe shteti shqiptar njeh dhe po paguan kostot administrative për këtë cështje në vlerën 2 milion euro.

Çështja e prishjes së njëanshme të kontratës së koncesionit ‘Për Menaxhimin, operimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin teknik të terminalit të kontejnerëve në Portin e Durrësit’ si dhe për shkak të marrjes së aseteve të terminalit nga Autoriteti Portual i Durrësit. Në proces, paditës Durrës Kurum Shipping dhe të tjerë, kundër shtetit shqiptar. Shuma e kompensimit e pretenduar nga kjo kompani është në vlerën 100 milion Euro. Shteti shqiptar po paguan aktualisht kostot administrative dhe konsulencë ligjore në vlerën 2.5 milion euro.

Çështja e fituar nga shteti shqiptar për prishjen e 3 marrëveshjeve për hidrokarbure me GBC OIL Company. Për këtë çështje shteti shqiptar njeh detyrimin për të paguar paditësin GBC OIL Company në vlerën 13.3 milion euro për rentën minerare si dhe kostot ligjore 1.6 milion euro.

Çështja për mosnjohjen e 600 milion dollarëve nga Albpetrol gjatë zbatimit të marrëveshjes Hidrokarbure me paditës Bankers Petroleum Albania (BPAL) në Patos-Marinez, për të cilën shteti shqiptar po paguan Kostot ligjore për procedurat e përfaqësimit në vlerën vlera 6.3 milion euro.

Çështja e Arbitrazhit me STARBRIDGE në Portin e Karpenit HFË LLP vlera 500 mijë euro.

Çështja me TIA , vlera 250 mijë euro

Çështja për refuzimin e dhënies së lejes mjedisore nga shteti shqiptar për ndërtim termocentrali në Korcë me paditës Kompaninë austriake IVICOM Holding për projektin e planifikuar 618 milion dollarë. Për këtë çështje shteti shqiptar po paguan kostot paraprake dhe ligjore në vlerën 2.5 milion euro.

Çështja me kompaninë ‘Valeria srl’, në lidhje me një ndërmarrje të fermave të luleshtrydheve dhe domateve, për të cilën shteti shqiptar po paguan kosto administrative me vlerë 1.9 milion euro.

Çështja në lidhje me projektin e prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe menaxhimit të mbetjeve me paditës AlbaniaBeg Ambient shpk, Construzioni srl dhe Angelo Novelli, të cilët kërkojnë dëmshpërblimin për anulimin e kontratës për import dhe përpunim plehrash për përfitim energjie, vendim i cili u mor pas protestave të shumta qytetare në 2014.

Aktualisht shtetit shqipar mbart detyrimin për kostot e përfaqësimit ligjor në vlerën 1.2 milion euro. Deri tani shteti shqiptar njeh detyrimin fillestar prej 197.2 milion euro lidhur me arbitrazhet. Ndërkohë vijojnë pagesat e studiove ligjore lidhur me procedurat e Arbitrazhit. Vetëm për vitin 2023 janë paguar 2.8 milion euro për studiot e huaja të kontraktuara nga shteti shqiptar lidhur me arbitrazhet. Dhe gjysma e kësaj vlere shkon për Omnia Strategy, kompania e bashkëshortes së Tony Blair.

Ndërsa qeverisë Berisha i numërohet vetëm 1 çështje e humbur në Arbitrazh, ajo për ndërtimin e segmentit rrugor Gjirokastër-Tepelenë kontratë e vitit 2005, qeveria Rama numëron 13 çështje në arbitrazh. Qytetarët ta bëjnë vetë diferencën e performancës edhe në këtë drejtim.”

auto_5-1024x1391712395291
auto_4-1024x6491712395289
auto_3-1024x5821712395287
auto_21712395285
auto_248f1beb-60c1-4c15-a74d-5ac666fbc423-1024x5381712395283
Etiketa: arbitrazhkorrupsionPDRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Ristani bën tendera për mobilie

11:37 : 29/06/2025
AKTUALITET

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

11:45 : 28/06/2025
AKTUALITET

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

09:50 : 28/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025
AKTUALITET

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025
AKTUALITET

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

15:30 : 27/06/2025
Para

4 makina përplasen në autostradën Tiranë-Durrës, krijohen radhë të gjata trafiku

TË GJITHA

Akuzohet se planifikoi atentatin ku mbeti i vrarë biznesmeni, lirohet nga qelia Erdion Muho

11:50 : 29/06/2025

Dështon për të 38-ën herë përpjekja për konstituim të Kuvendit të Kosovës

11:48 : 29/06/2025

PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Ristani bën tendera për mobilie

11:37 : 29/06/2025

EMRI/ I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

11:35 : 29/06/2025

VIDEO/ Denoncimi: Nxënësit e fshatit në Dimal, bëjnë mësim në një lokal të braktisur

11:29 : 29/06/2025

Përplasje e dhunshme për hapësirën e plazhit në Radhimë, dy persona përfundojnë në spital

11:17 : 29/06/2025

Kapet me doza kokaine, arrestohet 36-vjeçari në Jalë

11:16 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com