• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Fazat e hidhërimit”/ Skandali “5D”, shpjegimi i thjeshtë për reagimet e Erion Veliaj

11:33 : 06/04/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lëshoi një përrua të vrullshëm akuzash politike ndaj opozitës në një takim me vartësit e tij, këtë të Premte, pas skandalit që përfshiu shpurën e drejtorëve të tij në aferën “5D”.

Pasi qëndroi rreth një javë me gojë të mbyllur, duke u justifikuar me një ndërhyrje kirurgjikale, fillimisht Veliaj bëri një reagim të moderuar të mërkurën e kësaj jave, të mbushur me mashtrime dhe shfazim.

Por, dy ditë më pas, ai siç duket e kuptoi se skandali po i rrezikon seriozisht jo vetëm karrierën politike e institucionale, por edhe lirinë, kaloi në sulme të çoroditura. Me fjalorin e tij, goditi këdo nga opozita, por nuk përmendi thuajse aspak drejtorët e kapur gafil në skemën gjigande korruptive.

Për reagimet e Erion Veliajt ka një shpjegim të thjesht lënda e Psikologjisë, që quhet “fazat e hidhërimit”. Deri më tani, ai ka ndjekur pikë për pikë disa nga hapat e kësaj teorie. Vetëm se, nëse do të lexonte më shumë, do të kuptonte se lëvizja në këtë rrugë, do të ketë një përfundim aspak të mirë për të.

Lexo edhe:

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK

Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

Psikologia amerikano-zvicerane, Elisabeth Kübler-Ross, në vitin 1969, përpunoi “fazat e hidhërimit”. Ajo e hartoi këtë teori për reagimin psikologjik të pacientëve me sëmundje terminale. Por, natyrisht, funksinojnë edhe për ata pacientë që goditen nga “sëmundje terminale politike dhe personale”.

Janë pesë faza, por që mund të përmblidhen edhe në tre kryesore: faza e mohimit, faza e zemërimit dhe, në fund, faza e pranimit.

Mohimi

Psikolgia Kubler-Ross jep këtë shpjegim për “Mohimin”:

“Në fillim të ciklit të pikëllimit, ju mund të mohoni pjesë të realitetit ose të gjithë të vërtetën. T’i thuash vetes se kjo nuk po ndodh në të vërtetë, se është “gjithçka është në kokën tënde” ose “jo aq keq…”.

Në reagimin e parë pas skandalit, megjithëse të vonuar, duke shfrytëzuar një takim me të rinj, kryebashkiaku Veliaj u mundua të mohojë skandalin finaciar, duke folur për “1 a 2 drejtorë” të larguar, të cilët do të duhet të provonin pafajësinë e tyre në gjykatë, por se “organizata e Bashkisë së Tiranës është e fortë”, etj, etj.

Në këtë mënyrë, Veliaj konsumoi fazën e parë të hidhërimit, Mohimin.

Zemërimi

Faza e dytë e hidhërimit është “Zemërimi”.

Psikologia e njohur e përshkruan:

“Ndonjëherë, ndihet më e lehtë ose më e menaxhueshme të hidhëroni të tjerët kur jeni duke u pikëlluar për veten tuaj”.

Kryebashkiaku Veliaj mblodhi administratorët bashkiakë këtë fundjavë dhe, plot zemërim dhe mllef, sulmoi për aferën “5D”, Argitën, Shkëlzenin, Ilir Metën e këdo tjetër që ka ngritur zërin kundër skandalit korruptiv që ka përfshirë në themel institucionin që drejton.

Pranimi

Fazat pasuese në “teorinë e hidhërimit” janë depresioni dhe “negociatat me veten”, për të kulmuar tek “Pranimi”.

Psikologia Kubler-Ross ka dhënë këtë shpjegim: “Në këtë fazë, individi pranon realitetin, pranon dhimbjen…”.

Tashmë, ajo që pritet për t’u parë në vijim është nëse Veliaj do të konsumojë edhe fazën e “Pranimit”. Natyra e tij mashtruese do ta ketë të vështirë të arrijë në këtë fazë. E vetmja rrugë për t’i treguar kryebashkiakut Erion Veliaj se “pranimi” është zgjidhja më e mirë, mbeten hetimet e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.

SPAK, deri më tani, ka treguar se nuk ka guxim as t’i përmend emrin kryebashkiakut të Tiranë.

Por, gjithësesi, dinamika politike mund t’u japë pak trimëri prokurorëve të posaçëm që të vendosin gishtin mbi atë që duket se është “numri 1” i aferave në Bashkinë e Tiranës-Erion Veliaj.

 

 

 

 

Etiketa: 5Daferabashkia tiraneErion VeliajkorrupsionskandalispakVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK

21:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

19:49 : 26/10/2025
AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Salianji: Rama po sakrifikon njerëzit e vet për pushtetin, në PS ka krizë dhe xhelozi

18:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

Balluku u mor e pandehur nga SPAK: Hetimet ndaj saj mund të lidhen edhe me bashkëpunimin me kryeministrin

18:12 : 25/10/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur/ Gjekmarkaj: Personi më i fuqishëm pas Ramës, mbetet për t’u parë si do sillet

21:40 : 24/10/2025
AKTUALITET

Balluku në SPAK, mediat kryesore heshtin

19:45 : 24/10/2025
Para

Arrestohet i riu në Shkodër, tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me motrën e tij

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com