• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëzohet kërkesa e Bardhit, PS voton pro ngritjes së komisionit për “Dezinformimin”

12:37 : 03/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar vetëm me votat e socialistëve ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

Ky komisioni ishte propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, teksa është konsideruar si i panevojshëm nga ana e opozitës dhe si një ndërhyrje nga Qeveria për në lirinë e medias.

Në kërkesën e Ps-së thuhej se ky komisioni do të duhet të nxisë apo të hetojë rastet e ndërhyrjeve (të mundshme) të huaja të karakterit dizinformues, financimet (e mundshme) të huaja dhe ndikimin keqdashës ekonomik (të mundshëm) si dhe do të hartojë propozime të ndryshime ligjore për të trajtuar problemin.

Gjatë fjalës në Konferencën e Kryetarëve, Bledi Çuçi tha se ngritja e këtij komisioni është shumë e domosdoshme, ku praktikisht e konsideron Shqipërinë si një vend me të vërtetë të rrezikuar nga fuqi armiqësore të huaja, konkretisht, Rusia dhe Kina.

Çuçi ndër të tjera tha se ky Komisioni i Posaçëm do të ketë afat 1-vjeçar dhe do të marrë në shqyrtim edhe zbatimin e ligjit të Autoritet të Mediave Audiovizive.

Lexo edhe:

Kina: Bota është në udhëkryq mes paqes dhe luftës

Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

“Më vjen keq që kolegët e opozitës shohin me paranojë cdo iniciative te mazhorancës. Por nuk eshte ky rasti. Per shkak të zhvillimeve nëpër botë, vlerat e demokracisë perëndimore janë më të kërcënuara. Dezinformimi është një nga instrumentat që po përdoret gjerësisht për të cënuar vlerat demokratike. Këtë nuk e themi ne, por e thotë gjithë bota perëndimore. PE pati një rezolutë dhe një komision të posacëm për këtë punë. Ky nuk është një mekanizëm për qëllimet tona të brendshme politike, prandaj këtu duhet të jemi bashkë. Ngritja e këtij komisioni është e domosdoshme. Do të bëjë një analizë të plotë të situatës. Mendoj se nese ky Parlament do të ketë një komision ku ne duhet të jemi në sinkron, është ky komision ku duhet të japim një analizë të detajuar se në cilin nivel ka shkuar ndërhyrja e këtyre vendeve. S’mund të jemi ne imunë kur nuk është SHBA apo vendet e BE. Është në nderin tonë ta adresojmë sa më parë. Jam i bindur se ju do i bashkoheni këtij komisioni.

Duke iu referuar marrëveshjes me SHBA, të cilës iu referuar zonja Tabaku, ne nuk kemi detyrime, por marrim iniciativa dhe e sjellim në Parlament që të bëhet gjithëpërfshirëse. Fakti që jemi vonë nuk duhet të na bëjë të vonojmë më tepër. Objekti i këtij Komisioni të Posaçëm do të hyjë të paktën në termat e 4 komisioneve të tjera parlamentare( Komisioni i Jashtëm, Ligjet, Siguria Kombëtare dhe Edukimit) Me afat 1-vjeçar sepse fusha e veprimit të këtij komisioni është shumë e gjerë. Ekzaktësisht ky komision do të marrë në shqyrtim edhe zbatimin e ligjit të AMA që përmendi zonja Açka. Komisioni i Posaçëm i PE ka zgjatur më shumë se dy vjet dhe është marrë me të gjitha ndërhyrjet në shtetet e BE”, deklaroi Çuçi.

Mazhoranca nuk e mori fare parasysh kërkesn e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit, i cili kërkoi më shumë kohë dhe kërkoi që të shtyhej miratimi i ngritjes së këtij komisioni.

“Kjo çështje është sensitive dhe duhet të trajtohet me kujdes të veçantë. Ne bashkëndajmë shqetësimin për ndërhyrjet e shteteve të treta jo partnere nëpërmjet të gjitha formave. Mirëpo, do duhet që ju të qartësoni iniciativën, të na informoni ne dhe gjithë publiku mbi çfarë do të bëjë dhe për çfarë po kërkohet. Flisni për marrëveshje ndërkombëtare, marrëveshje me SHBA, dhe ne nuk dimë asgjë për atë marrëveshje pasi nuk na e keni vënë në dispozicion, edhe pse Kushtetuta e detyron qeverinë të na vendos në dijeni. Këto çështje që pretendohen të trajtohen në ketë komision të posaçëm mund të trajtohen fare mire ne komisionet respektive, Komisionin e Medias apo Komisionin e Sigurisë. Pse nuk mund të trajtohen aty? Do duhet të hiqet çdo dileme për ndërhyrje në lirinë e medias. Nëse nuk është ky qëllimi i fshehur, duhet të marrin kohën e nevojshme dhe mos e trajtojmë si një temë për konsum ditor. Ka një Rezolutë të Kuvendit në 2019, e miratuat dhe e harruat. E trajtuat si temë dite dhe aq. Aty përcaktohet detyrimi që institucionet e sigurisë të sjellin raport në Kuvend, gjë që nuk e kanë bërë. Duhet të konsuktohemi me shoqatat e medias, që qartësohet objekti dhe motivet, çfarë do të trajtojë dhe pse duhet.” – tha Bardhi.

Ndërkohë, nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj deklaroi gjatë mbledhjes se kërkesa për ngritjen e këtij komisioni të posaçëm për “Dezinformimin” bëhet si tentative për të spostuar diskurin politik nga aferat e qeverisë. Po ashtu, ai tha se ka si qëllim edhe ndërhyrjen tek media, pas dështimit me paketën “anti-shpifje”.

“Kjo është një tentativë për te spostuar diskurin poltik nga aferat e qeverisë. Por përtej kësaj, ky propozim është problematik. Vjen si një tentativë e dytë për të ndërhyrë në lirinë e medias. Vjen pas dështimit të paketës antishpifje, një paketë që u kundërshtua fort nga ndërkombëtarët. Ngjan me atë që ka ndodhur në Turqi, mbi fjalën demokraci u bë dhunimi me i fortë i shtyllave të demokracisë. Duhet një reflektim dhe një kujdes i madh.” – tha Gjekmarkaj.

Qeverisja socialiste ka ndërmarrë një pafundësi nismash negative për lirinë e shprehjes. Deri më tani nuk ka ndonjë gjurmë që të sugjerojë ndonjë fushatë dizinformimi ruse, kineze apo tjetër, në Shqipëri. Vendi ynë ka popullsi kryesisht homogjene, pa ndonjë ndasi të tmerrshme sociale.

Etiketa: dezinformimikinakomisioniKomisioni i Posaçëmkonferenca e kryetareveRusiasocialistet

Lajme të lidhura

BOTA

Kina: Bota është në udhëkryq mes paqes dhe luftës

11:30 : 18/09/2025
RAJONI

Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

08:32 : 18/09/2025
BOTA

Zelensky: Na duhen 120 miliardë dollarë në vit për të vazhduar sulmet ndaj Rusisë

18:19 : 17/09/2025
BOTA

BE propozoi shkëputj të shpejtë nga energjia ruse, Peskov: “Sanksionet nuk na prekin”

14:45 : 17/09/2025
BOTA

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025
BOTA

Zelensky thirrje Trumpit: Mbaj një qendrim të qartë kundër Putinit! Ai po teston NATO-n

17:08 : 16/09/2025
Para

Dëshmia/ Shokët e Aurelio Dervishit japin detaje nga krimi: Na ndërprenë rrugën…

TË GJITHA

U shisnin koka*në turistëve në Itali, arrestohen 3 shqiptarë. 2 prej tyre po asgjësonin dr*gën në tualet

12:39 : 18/09/2025

“Diktatura vazhdon”, Paloka: E shpërndau sot ‘mreti’ Parlamentin!

12:32 : 18/09/2025

Përplasja/ Mandatet e kryeprokurorëve lokalë, KLP përfundon në gjykatë

12:31 : 18/09/2025

“Urdhra nga derrat udhëheqës për një Shqipëri pa shpresë”, Bardhi reagon pas mbylljes së seancës

12:18 : 18/09/2025

Antentatet në Shkodër, Ragip Gila dyshohet edhe për vrasjen e Kristjan Kolës

12:15 : 18/09/2025

BILD: Princ Dobroshi dënohet me 13 vite burg dhe 8 milionë euro gjobë

12:10 : 18/09/2025

Hodhën Rregulloren drejt Ramës, socialistët kërkojnë ndëshkimin e deputetëve të PD

11:56 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com