• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një vit më pas/ Kujt nuk i intereson zbardhja e sulmit ndaj “Top Channel”

14:04 : 27/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kur ka kaluar një vit nga goditja me armë ndaj televizionit “Top Channel”, Policia dhe Prokuroria e Tiranës ende nuk kanë arritur zyrtarisht tek autori dhe motivet e krimit, ku mbeti i vrarë, fatkeqësisht, roja i sigurisë, Pal Kola.

Në 27 mars të vitit 2023, persona të paidentifikuar lëshuan një breshëri kallashnikovi ndaj godinës së Top Channel-it, në zonën e Kasharit, në Tiranë.

Plumbat goditën tragjikisht 60-vjeçarin Pal Kola, punonjës i një kompanie private e kontraktuar për të ruajtur perimetrin e jashtëm të televizionit, si edhe thyen disa xhama të ndërtesës.

Në një reagim të asaj kohe, televizoni më i madh privat në vend e konsideroi sulmin si një “akt terrorist për të dëmtuar e goditur misionin e medias së lirë dhe fuqisë së fjalës së lirë”.

Lexo edhe:

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

Ngjarja angazhoi strukturat më të larta shtetërore të sigurisë në vend, të cilët garantuan qytetarët se do të zbardhnin sa më shpejt autorët e këtij atentati.

Megjithatë, një vit pas krimit, burime zyrtare nga Policia e Shtetit deklarojnë se ende po punojnë.

Të njëjtin qëndrim mban edhe Prokuroria e Tiranës, e cila deklaron zyrtarisht për “Boldnews.al” se akoma nuk kanë regjistruar emër autori për atentatin.

“Çështja vijon ende në fazën e hetimeve paraprake, pa emër autori. Për shkak të sekretit hetimor, nuk mund të jepet informacion më i detajuar në këtë fazë të hetimeve”, thotë Prokuroria e Tiranës.

Gjithësesi, Policia e Shtetit, në rrugë operative, duket se ka siguruar të dhëna mbi autorin e dyshuar dhe motivet e ngjarjes së 27 Marsit 2023.

Sinjalet e para i dha gazetari investigativ, Artan Hoxha.

Ai deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në 22 shtator 2023 se “Është kapur një person që dyshohet për sulmin ndaj Top Channel. Është kapur në 7 gusht, ka qenë në jug për të kryer atentat. Është i dyshuar si autor, në sulmin që i është bërë medias kombëtare Top Channel. Kishte mesazh për botën e medias. U godit një media e madhe dhe kaloi në heshtje. U kap i armatosur, për të kryer atentat. Pra është person i dyshuar si vrasës me pagesë”.

Disa muaj më vonë, gazetari Hoxha u tregua më konkret për këtë ngjarje, po në emision e Ylli Rakipit në “MCN-TV”.

“…Personi kishte ardhur nga Shkodra, një vrasës me pagesë, i identifikuar si Amarildo Xhanej, me pistoletë me silenciator dhe një veshje tjetër, me doreza. Sapo hyri në një pastiçeri, afër lokalit ku rrinte njeriu që do të vritej, vajti policia. Ky person ishte përfshirë në një seri ngjarjesh, që ka filluar tani të bashkëpunojë me SPAK dhe ka dhënë materiale edhe për çështje të tjera. Përfshirë edhe ngjarjen që ndodhi në Top Channel dhe u vra roja”.

Burime konfidenciale nga Policia e Shtetit deklaruan për “Boldnews.al” se uniformat blu kanë arritur të krijojnë një profil për personin e akuzuar si atentator, porositësit dhe motivin e ngjarjes.

Megjithatë, të njëjtat burime u treguan shumë të ngurtë për të dhënë detaje të mëtejshme, pasi çështja është shumë sensitive dhe vijon të jetë nën hetim.

“Top Channel” e risolli në vëmendje ngjarjen tragjike, saktësisht një vit më pas, në mbrëmjen e 26 marsit 2024. Për të kujtuar atentatin, televizioni zgjodhi të përcillte mesazhin e tij në emisionin më të ndjekur, “Big Brother”.

Moderatori i emisionit, Ledion Liço, i cili është njëkohësisht edhe bashkëshort i njërës prej pronareve të “Top Channel”, Sara Hoxha, në fjalën e tij në hapjen e emisionit, përkujtoi të ndjerin Pal Kola, duke ritheksuar se atentati ndaj Top Channel ishte “sulm krejt i pakuptimtë” dhe “goditje ndaj fjalës së lirë”.

Etiketa: hetimepal kolapoliciasulmtop-channel

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025
AKTUALITET

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime

18:30 : 30/10/2025
AKTUALITET

Zhduket e miutura në Korçë, e motra: Nuk ka ardhur në shtëpi prej një jave

17:25 : 29/10/2025
AKTUALITET

Ilir Prodës i hapin adresa email-i falso, kërcënohen qytetarët: Jeni nën hetim, paraqitu në polici!

12:13 : 29/10/2025
Para

A do të drejtohet Himara nga Vangjel Tavo? Ja si përgjigjet Balla

TË GJITHA

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com