• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kuvendi nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike

19:46 : 26/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Në seancën plenare të 7 marsit, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj injoroi protestën me pankarta dhe bilbilë të deputetëve të opozitës dhe hodhi për votim pesë projektligje, mes të cilave edhe propozimin kontrovers për shtyrjen e afatit të ligjit për Investimet Strategjike deri më 31 dhjetor 2024.

Deputetët socialistë ngritën kartonët jeshilë dhe brenda pak minutash, ligjet u konsideruan të miratuara. Procesi i votimit vazhdoi edhe pasi deputetët e opozitës i kujtuan drejtueses së seancës, Felaj, se nuk kishte kuorumin e nevojshëm për të vazhduar me procesin e votimit.

Por videot e trasmetimit të seancës tregojnë Felajn teksa këmbëngul se ishte kuorumi i nevojshëm si në nisje të seancës, ashtu edhe gjatë procesit të votimit.

“Në kushtet që ju krijoni, unë nuk kam detyrim që t’u jap përgjigje juve, që vini këtu për të prishur seancën,” dëgjohet Felaj t’u thotë deputetëve demokratë.

Që një proces votimi të quhet i vlefshëm duhet të marrin pjesë 70+1 deputetë, ndërkohë që në seancën e 7 marsit votuan për prezencën e tyre në procesin e votimit 68 deputetë, shifër që konfirmohet dhe në procesverbalin e zbardhur dhe të publikuar në faqen e Kuvendit.

Lexo edhe:

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

4 mln euro për Kanye West dhe investimet strategjike, Vengu: Është kapitull i mbyllur

Njëzet ditë më vonë, situata në Kuvend ka ndryshuar dhe deputetët e opozitës kanë zënë vendet e tyre pas një pakti të arritur me mazhorancën për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Megjithatë, legjitimiteti i votimeve të 7 marsit është rikthyer për diskutim në Kuvend, ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka kërkuar anulimin e votimit dhe përsëritjen e tij procesi ka qenë në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit.

“Për të pesë projektligjet e votuara, numri i deputetëve që kanë marrë pjesë në votim ka qenë më i ulët se kuorumi minimal i kërkuar nga neni 78, pika 1, e Kushtetutës së Shqipërisë, dhe neni 55, pika 2, e Rregullores së Kuvendit”- argumenton Bardhi në kërkesën e tij.

Bardhi pretendon në letrën e tij drejtuar Kuvendit se “shkelja është kryer me dashje të plotë”, duke kujtuar se ata e kishin paralajmëruar nënkryetaren Felaj për mungesën e kuorumit.

Gjatë ringritjes së këtij pretendimi në seancën e fundit të së enjtes nga Bardhi, Nikolla u përgjigj se po priste qëndrimin e sekretariatit.

Një burim zyrtar në administratën e Kuvendit i tha BIRN-it se çështja po adresohej nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Sipas burimit, Sekretariati pritet të mblidhet brenda javës për të marrë një vendim nëse duhet anuluar seanca dhe të rihidhen për votim projektligjet e miratuara në seancën e 7 marsit.

Kuvendi gjendet përballë një precedenti të pandodhur më parë, ndërsa mënyra se si verifikohet pjesëmarrja në procesin e votimit është e sanksionuar në Kushtetutë, në rregulloren e Kuvendit dhe në të paktën dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, të cilët citohen në kërkesën e dorëzuar nga Bardhi.

“Për përcaktimin e kuorumit dhe të shumicës së deputetëve, sipas parashikimit të pikës 3 të këtij neni, Kryetari i Kuvendit i referohet vetëm numrit të deputetëve që kanë votuar,”  thuhet në pikën 4 të nenit 55 të Rregullores së Kuvendit.

Me anë këtij procesi të kontestuar Kuvendi miratoi 5 projektligje, ndër to dhe propozimin për zgjatjen e efekteve të ligjit “Për investimet strategjike” deri më 31 dhjetor 2024, edhe pse ligji është kritikuar nga ekspertët se ka shërbyer për favorizuar një grup oligarkësh pranë qeverisë.

Projektligjet e tjera që u votuan në seancën e 7 marsit janë projektligji “Për burimet ujore”, ndryshimet në ligjin “Për Turizmin”, projektligji për Mbrojtjen e Konkurrencës si dhe disa ndryshime në ligjin “Për arsimin dhe formimin profesional”.

/Reporter.al/

Etiketa: akuzaInvestime strategjikekuvend

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

4 mln euro për Kanye West dhe investimet strategjike, Vengu: Është kapitull i mbyllur

22:57 : 13/07/2026
AKTUALITET

Braçe në Kuvend: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

13:41 : 13/07/2026
AKTUALITET

Kuvendi me masa të forta sigurie, bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore

10:16 : 13/07/2026
AKTUALITET

PD bojkoton edhe seancën e nesërme të Parlamentit

19:44 : 12/07/2026
AKTUALITET

Avokati i Shtetit, Odise Moçka gënjeu Kuvendin për çështjet e Gjykatës së Strasburgut

14:20 : 11/07/2026
Para

VIDEO/ Sylvinho e do te Shqipëria, Brajan Gruda shënon gol për Gjermaninë U21

TË GJITHA

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş