• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Greku i mirë apo greku i keq? Thjesht janë “koka turku” të Ramës

10:56 : 26/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Greku i mirë, apo greku i keq? Thjesht janë “kokë turku” të Ramës….. “Greku i mirë” për grekërit e Athinës zyrtare, Fredi Beleri është në burg padrejtësisht sipas tyre, ndërsa “grekut të keq” Jorgo Goro, mirë ja bënë që e futën në burg, po sipas Athinës zyrtare… Qesharakja dhe absurdi nuk kanë fund sepse “greku i keq” Jorgo Goro u denoncua nga “greku i mirë” Fredi Beleri teksa ky i fundit ishte në burg, e tashmë të dy janë në qeli, jo se këto janë punë drejtësie, por fare thjesht: “çështje mirëfilli hajnie”. Goro i tha burgut hapu për “shqiptarët safi”, çiftin Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi. Himara tashmë është edhe pa kryetarin e zgjedhur Beleri, por edhe pa kryetarin në detyrë, Goro. Andej nga Athina heshtën zyrtarisht kur Goro i Ramës por edhe i “tyri” dikur, sot ka veshur uniformën sportive të burgut ku mbahet me hatër se gjithsesi “ka qenë i madh” dhe e ka lyer mirë qerren e korrupsionit qeveritar që ha pa ndalur, copëton bregdet e hedh beton mbytës në emër të investimeve strategjike.

Të tillë ishin edhe “strategjikët” Xhaçka-Agaçi, “patriotë të mëdhenj” që duheshin shpërblyer nga Sulltani me saraje buzë detit. Dy të vetëquajturit “grekër” janë bërë kurban të Ramës për të vënë në skenë një teatër që as në Akropolin historik s’ka ndodhur ndonjëherë. Po çfarë po luhet në Himarë? Më shumë se gjysma e saj është tjetërsuar nga oligarkë e ku pjesë e kësaj kasaphane mjedisore janë bërë edhe “grekërit e mirë” që në emër të interesit bërtasin se janë të tillë për të mbajtur një dorë me “evro greku” e një tjetër me “lekë shqiptari”. Aty në Athinën zyrtare hiç s’po e kuptojnë këtë Ramën tonë, që është “i Zoti” i pasurive publike këtu në vendin tonë. I dhuron, i dhunon, i shet, i fal për hir të një qëllimi: pushtet dhe vetëm pushtet!

Mbase me arrestimin e Goros do e kuptojnë qartësisht se Rama nuk është vetëm kryeministër i një Republike Parlamentare në letra, por Ali e Kadi i drejtësisë së re, ku vetë “grekërit zyrtarë” investuan si pjesë e BE-së, pa e kuptuar hiç se mishin e freskët ja varën në qafë ujkut Alfa që prin kopenë e lugunive pushtetarë. A kanë zë këta politikanët e acaruar për Belerin tashmë që ish-LSI-sti Vangjel Tavo (edhe ky me dyert e hapura në zyrat e Athinës), shkoi në tavën e pshtetit?

Lexo edhe:

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

Ai mori postin e Prefektit të Qarkut Vlorë me synimin e qartë se tashmë që Goro e Beleri u emëruan nga maja e pushtetit si burgaxhi e ka udhën e hapur për të kandiduar në siglën e PS si kryebashkiak i Himarës. Me një “gurë SPAK-u” Rama vrau tre zogj… Absurd është qëndrimi i Athinës zyrtare që vijon të mendojë se në Himarë e gjetkë ku “shpikin grekër” nuk është çështje etnie por hajdutërie. Ata kanë të kurruptuarit e tyre, ne kemi tonët, që i ofrojnë publikut mishin e kalbur të kinse patriotizmit deri kur strategjikët e pushtetit të kenë gllabëruar çdo buzë deti.

Etiketa: Edi RamaFredi BeleriGreqiajorgo goro

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

08:17 : 16/11/2025
AKTUALITET

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025
AKTUALITET

Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i Ramës ta shkarkojë!

21:48 : 15/11/2025
AKTUALITET

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

19:35 : 15/11/2025
AKTUALITET

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

19:10 : 15/11/2025
Para

Champions, UEFA ndryshon kriteret e renditjes

TË GJITHA

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

08:17 : 16/11/2025

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

07:56 : 16/11/2025

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com