• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i KLSH/ Miliarda lekë abuzime në tenderat e QSUT, trashëgimia që la Albana Fico

17:45 : 25/03/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Albana Fico, raportohet se është shkarkuar nga detyra këtë të Hënë (25 mars 2023), megjithëse, deri në publikimin e këtij shkrimi, Këshilli i Ministrave nuk ka bërë publik vendimin dhe arsyet e largimit të saj pas 3 vitesh në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor në vend.

Fico u emërua në krye të QSUT-së në Dhjetor të vitit 2021. Pika kulminante negative gjatë drejtimit të saj ishte zjarri që përfshiu Urgjencën e Qendrës Spitalore në Shkurt të këtij viti, një investim në vlerë 17 milionë euro, i cili u inagurua vetëm pak muaj më parë.

Ndërkohë, mbi zonjën Fico, ka rënduar përgjegjësia edhe për shpenzimin pa efektivitet dhe abuzive në vlerë disa miliarde lekë të vjetra.

Në foto: KLSH ka zbuluar abuzime të shumta financiare në QSUT

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport të përfunduar në fund të vitit 2023, u tregua shumë kritik me menaxhimin financiar të QSUT-së dhe me vetë drejtoreshën e përgjithshme të Qendrës, Albana Fico.

Lexo edhe:

Raport i ri, refren i vjetër

Mashtrim, filmime të fshehta dhe abuzim seksual/ 135 vajza bien pre e klinikës së rreme, arrestohet 71-vjeçari që hiqej si gjinekolog

Blihen shtretër të vjetër për të rinj

Në Korrik të vitit 2022, Albana Fico, në cilësinë e titullares së QSUT-së, nënshkruan kontratën me kompaninë “Biometric Albania”, në vijim të tenderit “Furnizim vendosje të aparaturave mjekësore për spitalin e ri të ndërtuar (A2), loti 10”.

Objekti i tenderit ishte blerja e shtretërve për pacientët për Urgjencën e Re në QSUT.

Në 30 nëntor 2022, QSUT, në zbatim të kontratës, ka marrë në dorëzim 130 shtretër pacienti me kontroll manual për vlerën 12.480.000 lekë dhe 84 krevat spitalor ICU me 3 motor për vlerën 10.584.000 lekë, me vlerë totale 23.064.000 lekë.

Por, vetëm tre muaj më pas, në një vizitë inspektuese të Kontrollit të Lartë të Shtetit, audituesit zbuluan të dhëna skandaloze.

“Nga verifikimi fizik i kryer në Spitalin A2 (Urgjencës), më datë 27 dhe 28.03.2023 u konstatua se 130 shtretër pacienti me kontroll manual për vlerën 12,480,000 lekë me TVSH, nuk janë të rinj, por të përdorur…”.

Në foto: KLSH thotë se QSUT ka blerë shtretër të përdorur

Pra, pagesa është kryer për shtretër të rinj, por malli i dorëzuar është i përdorur. Për KLSH, “vlera 12,480,000 lekë përbën dëm ekonomik për QSUNT dhe Buxhetin e Shteti dhe duhet të dëmshpërblehet nga Shoqëria “B.A.” shpk (Biometric Albania)”.

Pajisje mjekësore “të sajuara”

KLSH ka verifikuar të dhënat e tenderit me objekt “Furnizim-Vendosje e pajisjeve mjekësore për Spitalin e Ri, ‘Kabineti i Endoskopisë”, të realizuar gjatë vitit 2022.

Audituesit kanë konstatuar se “pjesët përbërëse të pajisjes, të paraqitura në ofertën teknike, kanë ardhur në Republikën e Shqipërisë dhe regjistruar në Qendrën Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, secila më vete në data dhe vite të ndryshme nga viti 2021-2022, me prodhues të ndryshëm dhe operatorë të ndryshëm, çka dëshmon se pajisja është asambluar në Shqipëri. Procesimi/mbledhja (asamblimi) në një pajisje është bërë nga një shoqëri e cila nuk e ka tagrin ligjor/teknik për ta kryer këtë asamblim”.

Në foto: KLSH zbulon se QSUT ka blerë pajisje mjekësore “të sajuara”

Pas këtij konstatimi, KLSH i rekomandon QSUT-së që të kërkjët në rrugë ligjore, duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme administrative, si edhe të gjitha shkallët e gjykimit, arkëtimi i vlerës 17,184,000 lekë nga shoqëria “A.” Sh.p.k.

Për KLSH-në, “kjo vlerë është përfituar padrejtësisht nga kjo shoqëri, pasi pajisja është asambluar në Shqipëri. Procesimi/mbledhja (asamblimi) i pjesëve në një pajisje është bërë nga një shoqëri e pa certifikuar/licencuar për këtë qëllim”.

Mobilje pa garanci

Nga verifikimi fizik i kryer në Spitalin A2 (Urgjencës), më datë 27 dhe datë 28.03.2023, KLSH thotë se  “u konstatua se në 1312 copë për 6 artikuj në vlerën 25,605,000 lekë, nuk janë zbatuar specifikimet teknike, si dhe mobiljet janë të pa shoqëruara me certifikatën e origjinës, raportet e testeve, certifikatat e cilësisë, certifikatat e garancisë për mallrat”.

Pediatria e Re, e riskuar nga tërmeti

Pak kohë më parë, kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e mëparshme e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, promovuan disa herë ndërtimin e godinës së re të Pediatrisë, një investim i kryer nga Buxheti i QSUT-së.

Por, ndryshe nga fotot plot ndriçim në rrjetin social të Ramës, situata faktike me godinën e re të Pediatrisë nuk është edhe aq farfuritëse.

“Investimi i godinës Pediatrisë Infektive në vlerën 26,638,885 lekë, nuk ka arritur zgjidhjen e qëndrueshmërisë së godinës me risk të lartë mbi qëndrueshmërinë dhe integritetin strukturor në rast tërmeti”, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

E, duke mbajtur në konsideratë se godina u ndërtua pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, do të thotë se pasojat e asaj lëkundjeje sizmike nuk duket se i kanë bërë aspak të ndjeshëm menaxherët e QSUT-së për të zbatuar me rigorozitet kushtet dhe kriteret e ndërtesave të reja.

Tendera urgjentë “pa kuptim

Qendra Spitalore Universitare Tiranë, duke qenë se përballon një fluks të madh pacientësh nga e gjithë Shqipëria, mund të përballet herë pas here edhe me mungesë medikamentesh. E, për këtë arsye, e ka të nevojshme të kryejë tendera emergjentë.

Por, mesa duket, ka edhe raste kur, këto tendera urgjentë nuk vijnë si pasojë e fluksit të paparashikuar të pacientëve, por për shkak të keqmenaxhimit institucional. Një keqmenaxhim, i cili natyrisht, shoqërohet me faturë të majme financiare.

KLSH ka verifikuar procedurën e prokurimit me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës me objekt “Mirëmbajtje e pajisjeve mjekësore për përballimin e nevojave ekstreme, deri në lidhjen e kontratës bazë të procedurave konkurruese me të drejtë shkëputje pa pasoja për aturitetin kontraktor me fond limit në vlerën 61,002,230 lekë pa TVSH”.

Audituesit shtetërorë, pasi kanë verifikuar dokumentin e kësaj procedurë, kanë arritur në konkluzionin se nevoja ekstreme “ka ardhur si pasojë e mos vëmendjes së duhur institucionale dhe përgjegjësisë ndaj detyrës së strukturave të përfshirë në këtë proces, duke filluar nga nivele të larta menaxheriale/drejtuese..”.

Vjedhje e padenoncuar në Polici

KLSH thotë se, nga inventarizimi në Polin e Administrimit të Spitalit Polivalent, janë konstatuar 192 aktive të munguara në vlerën 21.885.993 lekë.

Nga QSUNT nuk janë marrë masa “përsa i përket denoncimit në kohë të aktit në organet kompetente (prokurori, polici etj.), nxjerrjes së përgjegjësive për aktivet në mungesë, si dhe dëmshpërblimin e vlerës 21,885,993 lekë për 192 aktivet e humbura:, thotë KLSH.

Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se QSUT i është drejtuar policisë së shtetit 4 muaj me vonesë.

Lavanderia “ha në peshë”

Tenderat për lavanderinë e Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës janë ndër më të shtrenjtët në administratës shtetërore. Shpesh, ky tender, është shoqëruar me dyshime për abuzive, si në përzgjedhjen e fituesit, ashtu edhe në zbatimin e kontratës.

Një konstatim të tillë, që lidhet me mënyrën e zbatimit të kontratës së lavanderisë, është kryer edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në foto: KLSH zbulon fatura abuzive në zbatimin e kontratës së lavanderisë

“Në zbatim të kontratës nr.543/4 prot, datë 27.01.2020 me Shoqërinë “A.G.S.” Shpk, me objekt ‘Për ofrimin e shërbimit të lavanderisë dhe hotelerisë për pacientët e hospitalizuar në pavijonet e QSUNT’, u konstatua diferencë e peshave të materialeve të buta të paguara me ato faktike në vlerën 11,032,753.88 lekë”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Në raport janë renditur shkjelje edhe në procedura të tjera tenderuese, të cilat shënjuan negativisht menaxhimin e përgjithshëm nga Albana Fico.

Etiketa: abuzimAlbana Ficoklshqsutraporttender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raport i ri, refren i vjetër

20:52 : 12/05/2025
BOTA

Mashtrim, filmime të fshehta dhe abuzim seksual/ 135 vajza bien pre e klinikës së rreme, arrestohet 71-vjeçari që hiqej si gjinekolog

09:57 : 08/05/2025
AKTUALITET

PD: Logoja e fushatës së PS abuzim me financat e taksapaguesve shqiptarë dhe europianë

11:54 : 07/05/2025
AKTUALITET

Emiriana Sako ekspozohet haptazi për “Rajli Ndërtim”, refuzon vendimin e KPP për tenderin 1.7 mln €

09:30 : 06/05/2025
AKTUALITET

Nga AKSHI tek Eko Parku dhe Tuneli i Llogarasë, aferat qindra mln euro me firmë të Edi Ramës

08:50 : 04/05/2025
AKTUALITET

Tenderi 5.2 mln € në QSUT/ Myzyri i KPP “i dha” fitoren Alko Impex të Arbër Abazit

20:43 : 01/05/2025
Para

FORMACIONET ZYRTARE/ Hysaj në stol dhe Broja në fushë, ja si rreshtohet Shqipëria ndaj Suedisë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Sherri me grushta brenda KZAZ 30, KQZ shkarkon vëzhguesit

16:05 : 15/05/2025

Zjarr në një depo kimikatesh në Spanjë, 80,000 banorë izolohen për shkak të tymit toksik

15:58 : 15/05/2025

As Vjosa Osmani nuk ‘zhbllokon ngërçin’ politik për konstituimin e Kuvendit

15:55 : 15/05/2025

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë godet Turqinë

15:53 : 15/05/2025

Vllaznia konfirmon Edi Martinin si trajnerin e ri të skuadrës

15:51 : 15/05/2025

Goditi me grusht sekretarin e KZAZ-së në Kashar, shoqërohet në polici vëzhguesi/ EMRI

15:49 : 15/05/2025

Pezullohet pas sherrit numërimi i votave në Kashar! Muçollari: Agresori përfaqësues i PS-së

15:48 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com