• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Studimi/ Punonjësit e sektorit fason gëzojnë shumë pak të drejta

10:47 : 22/03/2024
në AKTUALITET, SOCIALE

Të painformuar dhe të pambrojtur, punonjësit e sektorit fason po përballen me një sërë problematikash, kryesisht në të drejtat e punëtorëve.

Në një studim të kryer nga Instituti për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror (IKESH), duke mbledhur të dhëna nga 127 anketime me punëtorë të fasonerive në Tiranë, Durrës dhe Kamëz nënvizohen raste konkrete të kushteve të punës, jo të favorshme të të punësuarve në këtë sektor.

Një ndër to është fakti se pavarësisht vjetërsisë dhe përvojës së punës, punëtorët e sektorit fason kanë një pagë të njëjtë.

Burimi: IKESH

“Edhe pse punëtorët fitojnë përvojë dhe aftësi më të mira prodhimi me kalimin e kohës, pagat e tyre shpesh nuk pasqyrojnë këtë progres. Kjo mund t’i atribuohet në një masë të madhe presionit të vazhdueshëm për të mbajtur kostot e prodhimit sa më të ulëta, një aspekt kyç për të mbajtur konkurrencën në tregjet kombëtare”,– thuhet në studim.

Studimi është fokusuar tek fasoneritë tekstile, që zënë 38% të vlerës totale të eksporteve të vendit tonë, duke përbërë një nga tre grup-mallrat kryesore krahas lëkurë – këpucëve dhe lëndëve minerale.

Lexo edhe:

Shqiptarët, më të lodhurit në vendin e punës, rekord në Europë

Kurti: Do planifikojmë rrogë të 14-të për punëtorët në Kosovë!

Sipas studimit sektori fason është i dominuar nga vajzat dhe gratë, me 91% nga të anketuarit dhe vetëm 7% prej tyre janë burra.

Puna jashtë orarit është një tjetër problem që prek kategorinë e të punësuarve në fasoneri.

“Rreth 42% e punëtorëve të pyetur punonin jashtë orarit, por nuk deklaronin se sa orë shtesë punonin gjatë muajit”, -thuhet në studim.

Studimi tregon se shumë punëtorë nuk i konsideronin orët e punës në ditën e shtunë si orë shtesë ose orë jashtë orarit të rregullt të punës.

Burimi: IKESH

“Sipas Kodit të Punës, dita e shtunë konsiderohet si ditë pushimi në shumicën e rasteve dhe cdo punë e kryer në këtë ditë duhet të trajtohet si orë shtesë. Mirëpo në praktikë shumë punëtorë në sektorin fason nuk janë të vetëdijshëm për këtë të drejtë dhe pranojnë të punojnë ditën e shtunë pa marrë kompensimin e duhur për orët shtesë”,-thekson studimi.

Ariela Zeneli, pjesë e grupit të punës shikon si një ngërç të madh edhe hegjemonitetin e pagave.
“Rritja e pagës minimale ka pasur efekt më shumë tek punëtorët manualë, por kjo nuk është shoqëruar me indeksim për punëtorët makinistë. Pra ato kanë pothuajse të njëjtën pagë, pavarësisht se makinistet janë më të profesionalizuara”,– thotë Zeneli.

Po ashtu, mungesa e kontratave të punës apo mos dijenia për to është një tjetër shqetësim i ngritur në studim.

“Punëtorët janë shprehur se 9.45% nuk kanë kontratë pune dhe 3.94% nuk janë përgjigjur ose nuk e dinë a kanë ose jo një kontratë pune”.

Ndërsa pjesa dërrmuese e tyre, prej 60.63% e tyre nuk kishin kopje të kontratës së tyre, kundrejt 29.92% e tyre që kishin kontratë.

Nga ata të cilët kishin kontratë, një përqindje e lartë prej 36% e kishin kontratën 1 vjeçare.

“Kjo përqindje duhet theksuar, sepse këto punëtore pasi përfundojnë afatin e kontratës një vjeçare, ndërmarrja nuk jua rinovon serish. Kjo sjell që në vazhdimësi këta punëtorë të jenë pa kontrata dhe të jenë më të rrezikuar për pushime nga puna, sidomos gjatë periudhave të krizës”, – thekson studimi.

Ndërsa sa i takon pagesës së orëve shtesë, një pjesë e konsiderueshme e punonjësve nuk kanë dijeni sa paguhen orët shtesë.

“52.76% e punëtorëve nuk e dinë sa ju paguhen orët shtesë. Kjo përqindje tregon një mungesë të rëndësishme të transparencës dhe komunikimit në lidhje me kushtet e punësimit”, – thuhet në studim.

Përfitimi i pushimeve vjetore po ashtu është një pikë tjetër që preket. Sipas studimit punëtorët shprehen se i marrin pushimet vjetore, mirëpo nuk i marrin të plota.

“Në shumicën e rasteve, ato marrin gjysmën e pushimeve vjetore, pra vetëm 2 javë nga 4 javë që u takojnë sipas Kodit të Punës. Mungesa e njohurive rreth kësaj të drejte dhe ndoshta një praktikë e zakonshme në disa fasoneri për të reduktuar pushimet, ka bërë që shumë punëtore të mos përfitojnë pushimet e plota që u takojnë”.

Nga studimi vihet në dukje se mes punëtorëve nuk ka pasur organizim sindikal, ndërsa për ato pak raste të protestave kanë ardhur kryesisht për rishikimin e pagave dhe nevojën për të respektuar pushimet vjetore.

Burimi: IKESH

“56% e punëtorëve do të dëshironin që protestat të organizoheshin për pagat, duke i parë si të pamjaftueshme pas krizës së Covid-19 dhe rritjes së çmimeve, 22 % dëshironin të përmirësohej infrastruktura, pasi janë shprehur se fabrikat lënë shumë për të dëshiruar kur vjen puna te hapësirat e përbashkëta, makineritë dhe mjetet e punës me të cilat punojnë apo edhe sistemi i ajrimit në fabrika, 2% kërkonin pushimet vjetore, pasi sipas tyre jo gjithmonë i përfitojnë katër javët e pushimeve vjetore që u takojnë me Kodin e Punës dhe as nuk u paguhen me përqindje më të lartë se ora normale, ulja e normës (2%), asgjë (3%), të tjera (3%) dhe 12% nuk kanë preferuar të përgjigjen fare”,-përfundon studimi./Citizens

Etiketa: fasoneripunetorepunonjes

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

Shqiptarët, më të lodhurit në vendin e punës, rekord në Europë

08:04 : 27/05/2026
RAJONI

Kurti: Do planifikojmë rrogë të 14-të për punëtorët në Kosovë!

11:24 : 25/05/2026
AKTUALITET

Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë më të pakënaqurit e Europës

08:16 : 15/05/2026
AKTUALITET

Nuk ka më as punë online! Shqipëria me rënien më të madhe të numrit të punëtorëve “freelance”

09:36 : 11/05/2026
AKTUALITET

Skandal në fasonerinë ‘SC Invest’ në Durrës, dhjetëra punonjësve u mbahen pagat

10:40 : 25/04/2026
AKTUALITET

“Pagë pa punë”/ Përplasje mes punonjësve në UK Mirditë, akuzat

21:04 : 23/04/2026
Para

Itali/ Shqiptari hedh divanet në mes të rrugës, gjobitet me 10 mijë euro

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom