• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Si mbijetojnë regjimet autoritare në Afrikë?

15:22 : 15/03/2024
në BOTA

Rusia ka ndryshuar strukturën e grupit të saj paraushtarak “Wagner” dhe e ka vendosur atë tashmë nën kontrollin e degës së shërbimit të zbulimit të ushtrisë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, sjell hollësi mbi një raport të Institutit Mbretëror Britanik që thotë se kjo forcë paraushtarake është vendosur tashmë në shërbim të regjimeve autokrate në Afrikë për të garantuar mbijetesën e tyre.

Grupi paraushtarak “Wagner” i Rusisë ishte aktiv në disa vende të Afrikës, ndër të tjera edhe në Libi ku luftëtarët e këtij grupi ndihmuan gjeneralin Khalifa Hiftar, për të përfituar në këmbim qasje tek nafta dhe gazi libian. Ata u akuzuan shpesh për abuzime me të drejtat e njeriut.

Në qershorin e vitit të kaluar, shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, udhëhoqi një rebelim ndaj Moskës. Rebelimi dështoi dhe grupi u shpërbë. Zoti Prigozhin vdiq kur avioni i tij u rrëzua dy muaj më vonë. Kjo shkaktoi një dilemë për Kremlinin: Çfarë të bënte me operacionet e grupit “Wagner” në Afrikë?

“Pas të ashtuquajturit rebelim, u mor vendimi që të ruhej më mirë ky shërbim ekzistues dhe të mos kërkohej nga palë të tjera”, thotë Oleksandr Danylyuk, nga Instituti Mbretëror Britanik i Shërbimeve të Bashkuara.

Sipas një analize të këtij instituti, Moska i ka dhënë një përkufizim të ri funksionit të grupit Wagner, duke vepruar tashmë si një lloj njësie operacionale e agjencisë ruse të zbulimit ushtarak, GRU. U vendos gjithashtu objektivi për të rekrutuar edhe 40 mijë anëtarë të rinj për këtë forcë paraushtarake.

Lexo edhe:

Operacion ndërkombëtar kundër trafikimit njerëzor: 158 arrestime, mbi 1,000 viktima

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

Kjo forcë synon të sigurojë interesat ruse jashtë vendit, përfshirë qasjen tek burimet minerare, duke zbutur ndërkohë efektin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Moskës.

“Thjesht po e shtrijnë kolonializimin tek vendet e pjesës jugore të globit. Për momentin janë shumë të përqendruar tek vendet afrikane, por kanë plane edhe për Amerikën Latine dhe disa vende të Azisë. Pjesë e tyre do të jenë edhe specialistë të politikës, ekspertë për mediat, oficerë zbulimi të specializuar në luftën politike dhe operacionet ekonomike. Pra pothuajse gjithçka që nevojitet jo vetëm për t’i infiltruar këto vende në jug të globit, por edhe për të vendosur atje regjime pro-ruse”, thotë zoti Danylyuk.

Moska po ia paraqet në mënyrë aktive këtë ofertë qeverive afrikane.

“E shesin si një lloj pakete për mbijetesën e regjimit”, thotë zoti Danylyuk.

Raporti i Institutit Mbretëror Britanik thotë se Rusia nxiti puçet ushtarake në disa pjesë të Afrikës dhe po përpiqet tashmë të largojë influencën e atjeshme perëndimore.

Franca dhe vendet e tjera evropiane dërguan forca ushtarake në Mali në vitin 2013 për të ndihmuar në luftën ndaj rebelëve islamistë. Por ato u tërhoqën në vitin 2022 pas puçit ushtarak. Vitin e kaluar u tërhoqën edhe forcat paqeruajtëse të OKB-së.

Disa qindra luftëtarë të mbështetur nga Rusia gjenden tashmë në Mali për të mbështetur juntën ushtarake. Moska ka mbështetur edhe qeveritë ushtarake në Niger dhe në Burkina Faso. Duke folur të mërkurën, presidenti rus Vladimir Putin mohoi planet për të larguar influencën perëndimore nga rajoni.

“Për të thënë të vërtetën, në tërësi nuk kemi atje objektiva kombëtare në nivelin e shtetit rus. Ruajmë thjesht miqësinë me ta dhe kaq”, tha presidenti rus Vladimir Putin.

Raporti britanik e refuzon këtë deklaratë dhe thotë se njësitë e reja operacionale të Rusisë tregojnë se Moska “ka vendosur më në fund ta sfidojë qartazi sistemin ndërkombëtar”./VOA

Etiketa: afrikembijeteseregjime autoritare

Lajme të lidhura

BOTA

Operacion ndërkombëtar kundër trafikimit njerëzor: 158 arrestime, mbi 1,000 viktima

18:27 : 11/07/2025
BOTA

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

22:18 : 02/06/2025
AKTUALITET

U sekuestruan mln euro/ Nga Ishujt Kajman në Afrikën e Jugut, 13 skema pastrimi parash në 2024

18:05 : 09/04/2025
SPORT

Renditja e Superiores/ Partizani rrezikon “Final Four”, 5 skuadra “luftë” për mbijetesë

22:08 : 07/04/2025
AKTUALITET

Ndodhej në rrezik në Sierra Leone, riatdhesohet në Shqipëri 19-vjeçari

17:54 : 27/03/2025
SPORT

Tirana luan 6 “finale” për mbijetesën, kalendari në javët e mbetura

19:27 : 18/03/2025
Para

DOKUMENTI/ Zbardhet pakti PS-PD për dy komisionet hetimore, do kenë afat 4 mujor

TË GJITHA

Pse super të pasurit po zgjedhin Italinë

21:35 : 06/09/2025

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

21:22 : 06/09/2025

EMRI/ Shqiptari misterioz mes CIA-s, xhihadistëve dhe një të kaluare kriminale

21:09 : 06/09/2025

“Jupiteri”, superkompjuteri më i shpejtë i Europës, i madh sa gjysma e një fushe futbolli

20:57 : 06/09/2025

Vrasja e Kristian Kolës/ Flet motra e viktimës: Dyshoj se policia është e implikuar në këtë krim!

20:44 : 06/09/2025

Dyshime për një reaktor të ri bërthamor në Izrael, imazhet satelitore ngrenë pikëpyetje

20:32 : 06/09/2025

Zbardhen detajet, Nuredin Dumani probleme serioze me zemrën

20:22 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com