• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Lajçak dhe Vuçiç bisedojnë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

22:57 : 15/03/2024
në RAJONI

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, lidhur me mundësitë e vazhdimit të bisedimeve në Bruksel.

Kështu njoftoi Vuçiq më 15 mars përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Ne shqyrtuam të gjitha mundësitë dhe temat për vazhdimin e bisedimeve konstruktive në Bruksel, si dhe biseduam për hapat e nevojshëm për përparim drejt normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinë. Sërish i bëra thirrje komunitetit ndërkombëtar që të angazhohet konkretisht dhe në mënyrë të vendosur në çështjet me rëndësi themelore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, tha Vuçiq.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u rritën më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës nisi zbatimin e rregullores së saj që parasheh euron si valutë të vetme për kryerjen e pagesave, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb. Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre në dinarë – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë. BE-ja kërkon që për këtë çështje të gjendet zgjidhje në kuadër të dialogut, por Qeveria në Prishtinë ka argumentuar se rregullorja e BQK-së është “çështje teknike” që nuk duhet të përfshihet në dialogun politik për normalizimin e raporteve me Serbinë. Beogradi, ndërkaq, kërkon një zgjidhje politike për çështjen e dinarit serb.

BE-ja ka njoftuar se më 19 mars në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve, Kosova dhe Serbia do të diskutojnë për çështjen e dinarit.

Lexo edhe:

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

Kurti për pezullimin e Dialogut me SHBA-në: S’mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri

Blloku evropian, por edhe Shtetet e Bashkuara, kanë kritikuar vendimin për dinarin, duke thënë se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet negative që ka te komuniteti serb. Uashingtoni i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë pezullojë vendimin, por deri më tani Qeveria e Kosovës nuk ka shfaqur sinjale se do të tërhiqet nga kjo rregullore./ REL

Etiketa: dialoglajcakVucic

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

16:46 : 04/10/2025
RAJONI

Kurti për pezullimin e Dialogut me SHBA-në: S’mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri

17:14 : 28/09/2025
RAJONI

I dënuar për krime lufte në Kosovë, lirohet para kohe gjenerali serb

22:31 : 26/09/2025
RAJONI

Analiza e DW: Regjimi i Vuçiç nën akuzë për shtypjen e medias kritike në Serbi

17:26 : 26/09/2025
RAJONI

Vuçiç në OKB: Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë

20:14 : 24/09/2025
BOTA

“UEFA dhe FIFA na dënojnë për idiotësira”/ Vuçiç: Ndeshja Serbi-Shqipëri do luhet në Leskovac

16:27 : 14/09/2025
Para

“Paske qenë njeriu më skandaloz”, Heidi përplaset ashpër me Julian

TË GJITHA

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025

Kontrata klienteliste? Pronat e shtetit lihen në degradim, shpenzohen mln për qira zyrash te privatët

21:48 : 08/10/2025

“Binaj i jashtëzakonshëm”/ Salianji: Do kandidoja në Tiranë, po t’ma ofronin, por ma kanë ndaluar!

21:27 : 08/10/2025

Tualetet e shkollës 9-vjeçare në Maqellarë të bllokuara, nxënësit kryejnë nevojat në dysheme

21:16 : 08/10/2025

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Lutfi Dervishi: Nuk ka reflektim, do të harrohet pa ndryshim real

20:53 : 08/10/2025

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com