• Kontakt
Monday, September 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berberët e Belës dhe Veliaj para kryeberberit Rama

16:46 : 15/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Arrestimi i Drejtorit të ARRSH-së (Autoritetit Rrugor Shqiptar), për akuzën e “korrupsionit aktiv dhe pastrim të parave”, është ngjarja më e fundit që ka prekur oazin e pushtetit. Evis Berberi, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku, provoi prangat mbrëmjen e së mërkurës, bashkë me dy biznesmenë.

Dyshohet se “Berberi i Rilindjes” ka përfituar rreth 2.2 milionë euro tendera duke ia dhënë kompanisë ku më parë ishte pronar. Pra Berberi si drejtor, i jepte vetes tendera publikë… E bërë kjo në mënyrë kaq të trashë, ra në sytë e SPAK që nuk kishte nevojë të thellohej pasi faktet ishin ashiqare, madje të bëra publike prej kohësh nga media.

Megjithëse SPAK shënoi një statistikë më shumë, ajo që bie në sy është hetimi i përciptë në një institucion që ka bërë batërdinë me taksat qytetare. SPAK-istat nuk kanë parë sesi të gjithë tenderat janë dhënë me fondin limit. Sesi jashtë çdolloj llogarie, një kilometër rrugë nga ky institucion është prokuruar në një mesatare prej afër 20 milionë euro. Padyshim që as guxojnë të mendojnë se rrugët e florinjta të vendit kanë përfunduar në “bankat e arit” të kupolës drejtuese në qeverisje, pasi afera të tilla nuk nisin dhe mbyllen nga “xhepistët drejtore”. Berberi ishte një “dru i shtrembër” që prishi “stivën e drejtë” të qeverisë? Kështu do e shesin dhe si Rama ashtu edhe Bela kanë gati reagimin…

“Ata që kanë ngrënë dardha dhe kumbulla pas shpinës sime le të përballen me drejtësinë, përgjegjësia është individuale”-thotë Rama, sa herë ndonjë ish-ministër apo drejtor i rëndësishëm i pushtetit kapet në afera të frikshme korruptive. Belës i iku njeriu i saj më i besuar dhe ky është lajmi i vërtetë më shumë sesa arrestimi i një drejtori…

Lexo edhe:

Maliqi: Ndaj një autoritari si Rama duhet një PD e bashkuar dhe me njerëz të përkushtuar

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

Brenda Rilindjes janë shumë “berberë” që rruajnë taksat e qytetarëve, duke i përkthyer aferat korruptive si burim që sjell pushtet. Në luftën brenda llojit në pushtet, rivaliteti është shumë i madh. Nuk është për ide, as për politikë apo ndikim, por vetëm se kush ka arritur të zhvasë më shumë dhe sa i zgjuar është që me milionat e korrupsionit të blejnë trashëgiminë politike, pasi Rama ta dorëzojë.

Më i gëzuari për arrestimin e fundit mund të jetë Erion Veliaj, i cili tre muaj më parë ishte gati në “depresion politik”, teksa prangat shkuan në zyrën e bashkisë, duke përfunduar në burg dy nga drejtorët e tij të rëndësishëm. Drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha u arrestua për aferën e inceneratorit. Veliaj këtë lajm e mori teksa Rama kishte Asamblenë e PS-së ku kryebashkiaku nxiu dhe Bela ndrinte.

Rivaliteti me Belën, për të qenë ata pasuesit e Ramës ka kthyer edhe Prokurorinë Speciale në institucion që peshoren e drejtësisë e kthejnë në koqe kandari për politikën në pushtet duke anuar herë nga një palë e herë nga një tjetër. Drejtësia e re bëri “balancë pushtetesh”, duke prangosur një drejtor e bashkëpunëtor të Veliajt dhe një drejtor e bashkëpunëtor të Belës.

Teksa kjo shfaqje më shumë se e shëmtuar ndodh, “kryeberberi” ul me këmbë në tokë kandidatët për pasardhës të tij, duke u treguar se “briskun e rrojës” e ka shkuar në fytin e drejtësisë së re, e cila bën atë që i thotë Ai kryeberberi…

Etiketa: belinda ballukuEdi RamaErion VeliajEvis Berberi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Maliqi: Ndaj një autoritari si Rama duhet një PD e bashkuar dhe me njerëz të përkushtuar

17:42 : 29/09/2025
AKTUALITET

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

15:47 : 29/09/2025
AKTUALITET

Balluku: Ne jemi të bukur si fis, nuk na është dashur asnjë lekë për ndërhyrje

15:36 : 29/09/2025
AKTUALITET

Veliaj e kundërshtoi, qeveria njofton KQZ-në për vendimin e shkarkimit

13:51 : 29/09/2025
AKTUALITET

PD kërkon interpelancë me Ramën për takimin në Aruba dhe ndikimin e krimit në ekonomi

13:22 : 29/09/2025
AKTUALITET

Veliaj i prish planet Rama-Ballukut, “ngrin” fushatën e PS për Tiranën

13:18 : 29/09/2025
Para
Gentjan Bejtja

U kishte shpëtuar 3 atentateve, ekzekutohet ish-polici i burgjeve

TË GJITHA

Zhupa depoziton në Kuvend projekt-ligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore

18:24 : 29/09/2025

“I sigurt për paqen në Gaza”/ Trump dhe Netanyahu takohen në Shtëpinë e Bardhë

18:22 : 29/09/2025

“Ky komb po vdes”, Alimehmeti: Opozita duhet të bashkohet ndaj së keqes në pushtet

18:17 : 29/09/2025

Shokon Shqipe Hysenaj: Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, e dinë të gjithë emigrantët e vjetër të Amerikës

18:15 : 29/09/2025

I zhdukur që prej 13 shtatorit/ Vëllai i 22-vjeçarit: Mund ta kenë marrë për trafik organesh

18:00 : 29/09/2025

Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të një familjeje mafioze, kreu i grupit vret veten

17:59 : 29/09/2025

Maliqi: Ndaj një autoritari si Rama duhet një PD e bashkuar dhe me njerëz të përkushtuar

17:42 : 29/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com