• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Qytetarët e Kosovës në protestë, kërkojnë siguri për vajzat dhe gratë

15:52 : 14/03/2024
në RAJONI

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar të enjten në Prishtinë, duke kërkuar siguri dhe drejtësi për vajzat dhe gratë, pas dyshimeve se një vajzë e mitur u dhunua ditë më parë. Protestuesit marshuan në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimin “Siguri për gratë”, “Poshtë patriarkati”, “Gra, revoltohuni” dhe “Drejtësi për gratë”.

Protesta u organizua nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. Gjykata Themelore në Pejë konfirmoi për Radion Evropa e Lirë të mërkurën dy persona janë ndaluar dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit njëmujor, si të dyshuar për dhunimin e një 13-vjeçarjeje në Drenas.

Policia e Kosovës tha në një raport ditor më 11 mars se ishte duke e hetuar një rast të cilin e cilësoi si “zhdukje e një viktime femër kosovare”.

“Raportohet se viktima femër kosovare, kishte dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet për lokacionin e saj. Me datë 11.03.2024 rreth orës 00:50 njësitet e hetuesi ka lokalizuar viktimën e cila ishte e shoqëruar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhej në raport.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK) u bëri thirrje autoriteteve në një postim në Facebook t’i sjellin para drejtësisë të dyshuarit.

Lexo edhe:

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

“Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej”

“RrGK kërkon nga institucionet, posaçërisht nga Prokuroria e Pejës që të bëhet një hetim serioz i veprës dhe të përpilohet aktakuza në mënyrë që dhunuesit të marrin dënimin e merituar”, tha ky rrjet.

Ky rrjet shtoi se “përdhunimi i vajzave dhe grave në shoqërinë tonë mbetet ndër brengat kryesore, për të cilën duhet të ngremë zërin të gjithë ne, vazhdimisht dhe pa asnjë kompromis”.

Në Kosovë, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, çdo vit raportohen dhjetëra raste të dhunës seksuale. Rrjeti i Grave të Kosovës ka thënë se numri më i madh i viktimave të kësaj dhune janë vajzat e moshës 13 deri në 16 vjeç. Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime nga dy deri në 15 vjet burgim për dhunime e sulmet tjera seksuale./REL

Etiketa: kosoveprotestesiguri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

13:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej”

11:49 : 15/11/2025
RAJONI

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

18:11 : 14/11/2025
RAJONI

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

17:05 : 13/11/2025
RAJONI

DW: Kosova ende në udhëkryq

15:27 : 13/11/2025
AKTUALITET

Protestë për çmimin e biletës së urbanit në Kamëz, polici kërcënon qytetarët: Do merrem privatisht me ju!

14:18 : 13/11/2025
Para

Nagelsmann publikon listën, rikthim i madh te Gjermania

TË GJITHA

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025

Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona

13:09 : 16/11/2025

Pazar masiv droge/ Kapet në Itali shqiptari, koka e grupit të “Trëndafilit të egër” (FOTO – EMRI)

12:55 : 16/11/2025

“Ka futur në ngërç GjK”/ Bardhi: Bajram Begaj ka marrë peng betimin e gjyqtarit Asim Vokshi

12:45 : 16/11/2025

Ligji për barazinë gjinore/ “Çahet uniteti i çeliktë rilindist”

12:28 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com