• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E PLOTË/ Çfarë u dakordësua mes palëve në Konferencën e Kryetarëve, Basha del “jashtë loje”

15:00 : 12/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pas 5 muajsh tensione, opozita ka braktisur bojkotin dhe ka marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve, ku në fokus të diskutimit kanë qenë negociatat mes palëve për të sjellë normalizimin në Kuvend.

Të pranishëm në mbledhje, veç anëtarëve të mazhorancës, kanë qenë dhe përfaqësues të opozitës si Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Zheni Gjergji, Jorida Tabaku, por gjithashtu është edhe Flutura Açka e grupimit të Lulzim Bashës, si dhe Mesila Doda e PDIU-së.

Në mbledhjen e sotme, mazhoranca ka pranuar në parim disa prej kërkesave të opozitës, ku një prej tyre është edhe ngritja e dy komisioneve hetimore parlamentare. Ai për koncesionet në Shëndetësi dhe për ndërhyrjen në të dhënat personale të sistemit TIMS.

Kështu, mazhoranca tërhiqet nga vendimet e datës 12 Tetor 2023 për rrëzimin e komisionit hetimor për kontratat koncesionare në shëndetësi dhe për komisionin hetimor për ndërhyjen e paligjshme në sistemin TIMS.

Një tjetër pikë për të cilën palët janë dakordësuar në parim ka qenë edhe ngritja e “Nënkomisioneve për Reformat”, për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash. “Nënkomision për Reformat” do të përbëhen nga 4 anëtarë (dy cakton Çuçi dhe dy cakton Bardhi). Në këtë rast, grupimi i Lulzim Bashës, del “jashtë loje”.

Lexo edhe:

“Balluku po përdor ‘Tan Leprin’ për të blerë vota”/ Bardhi: SPAK po hesht

Rama sulmon Bardhin: Fieri s’mund të përfaqësohet nga gazi i botës, nuk e meriton respektin!

Nënkomisioni është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirës, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian. Komisioni merr vendimet me konsensusin e të gjithë anëtarëve (veto) dhe më pas i kalon aktet e dakordësuara për shqyrtim/miratim në seancë plenare.

Ndërkohë, nuk ka patur diskutime në lidhje me bashkëkryetarin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, pasi i përfundon mandati më 21 Mars.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka njoftuar palët për një mbledhje të dytë ditën e nesërme në orën 13:30 të Konferencës së Kryetarëve për konkretizuar vendimet e sotme të dakordësuara vetëm në parim.

Pas përfundimit të mbledhjes, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi e konsideroi si lajm pozitiv uljen në një tryezë për negociata me opozitën. Çuçi mohoi diskutimet në lidhje me komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore, ku sipas tij, ai komision funksionon dhe palët janë të gjitha të përfshira. Për mazhorancën, kodi aktual zgjedhor është funksional dhe siç duket, nuk dëshiron që ta prekë atë.

“Ishte ndjesi e mirë dhe lajm pozitiv që më në fund opozita u ul në konferencën e kryetarëve. U duk sikur rivendosëm dialogun dhe bashkëbisedimin ku e lamë në tetor të kaluar. Po prisnim prej më shumë se 4 muajsh të rregullojnë objektet e komisioneve hetimore. Lamë një grup të përbashkët që të merren me rregullimin e objekteve. Frymë e mirë sa i takon vazhdimit të një fryme një jete të re parlamentare. Zgjodhën të ikin  nga organet e parlamentit dhe bënë atë aksion ku besoj janë të bindur që nuk i çonte asgjëkund, tani do të rikthehen.

Reforma Zgjedhore ka një komision që funksionon. Do shohim produktin e këtij komisioni. Sot po punojmë me ekspertë të ODIHR. Do shohim produktet e komisionin bipartizan. Komisioni bipartizna funksionin. Nuk do të ketë nënkomision për çështjet zgjedhore. Ne kemi ngritur një komision ja kemi dhënë krahun e nevojshëm do të përfundoj mandatin me një produkt që është duke u përpunuar. Aty janë të përfaqësuar të gjithë palët opozitare. Do ti nënshtrohet procedurave parlamentare në Kuvend. Jemi dakord do bëjmë diçka hajt ta bëjmë. Produkti i komisionit të Reformës Zgjedhore do të diskutohet në parlament. Ne i qëndrojmë idesë që Shqipëri ka një kod zgjedhor funksional. Duroni deri nesër të dalim me objektin e korrigjuar për ngritjen e komisionit hetimor.” – tha Çuçi.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e konsideroi mbledhjen e sotme si një reflektim të mazhorancës, pas 5 muajsh arrogancë, teksa u kujdes që të theksontye disa herë se pikat e sotme janë dakordësuar vetëm në parim. Bardhi tha se tek “Nënkomisionet për Reformat” nuk përjashtohet as ai për kodin zgjedhor.

“Është lajm i mirë që pas 5 muajsh rezistencë të deputetëve të opozitës, për këtë arrogancë të shfaqur më 12 tetor nga mazhoranca, këta të fundit kanë reflektuar dhe ne kthehemi të diskutojmë për këto çështje.

Kemi rënë dakord për ngritje e komisionit hetimor për kontratat koncesionare në shëndetësi, ngritjen e komisionit hetimor për ndërhyrjen e paligjshme në të dhënat perosnale të sistemit TIMS dhe kemi rënë parimisht dakord që çdo ligj që kërkon 3/5-tat, pa përjashtuar kodin zgjedhor, të diskutohet në një komision që do të ngrihet në kuvendin e Shqipërisë në paritet të plotë mes grupit parlamentar të PS dhe PD me vendimmarrjen që merren me konsensusin e të dy palëve. Do duroni deri nesër për të shpallur të zgjidhur ngërcin që është krijuar në Kuvend për shkak të arrogancës së mazhorancës.

I pyetur nga gazetarët nëse kanë nxjerrur jashtë loje Lulzim Bashën me negociatat e zhvilluara me PS, Gazment Bardhi tha se nuk e kanë pasur fare në mëndje.

“Nuk e kemi pas në mendje fare, nga pjesa e grupit të PS nuk di nëse e kanë pas në mëndje. Bardhi, grupi i PD dhe opozita nuk e ka pasur fare në mendje”, tha Bardhi.

Në lidhje me “Nënkomisionet për Reformat”, Bardhi tha se nuk do të jetë ai anëtar, por Oerd Bylykbashi dhe një deputet tjetër.

“Që do jetë Bylykbashi s’ka asnjë diskutim, anëtarin e dytë do e caktojë grupi, unë po deklaroj që sdo jem”, tha Bardhi.

Ndër të tjera, Bardhi përgënjeshtroi edhe lajmin e raportuar një ditë më parë nga BIRN, ku sipas kësaj të fundit, një prej pikave që do të diskutohej ishte dhe reforma në drejtësi.

“Lajm i rremë nga agjencia BIRN duke keq cituar përgjigjen e dhënë nga kryetari i grupit parlamentar të PD. Nuk ka pasur asnjë diskutim për asnjë çështje që prek drejtësinë, apo në përmbajtje qoftë edhe Reformën Zgjedhore. Ajo që është biseduar ka qenë vetëm procedura për të ofruar zgjedhje nga ngërçi ku ishte futur Kuvendi. Çdo çështjet tjetër që raportohet për të bërë pis apo zhurmuar tërheqjen e mazhorancës dhe kthimin te 12 tetori bëhet për të zhvendosur vëmendjen. Është një keq citim i kryetarit të grupit parlamentar të PD-së. Përgjigja ime ishte në Whats App, “jemi në bisedime”, kur jam pyetur për tre çështjet. Reforma në Drejtësi të jetë sipas standardeve evropiane.”– Bardhi.

Burime për mediat bëjnë me dije se Gazment Bardhi dhe Klotilda Bushka janë ligjvënësit e përzgjedhur për t’u marrë me diskutimet për shqyrtimin e objektit dhe ngritjen e këtyre komisioneve hetimore parlamentare të dakordësuar mes palëve. Përveç objektit pritet të përcaktohen edhe emrat e anëtarëve.

Etiketa: bardhicucikomisionet hetimorekonferenca e kryetarevenënkomision për reformat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Balluku po përdor ‘Tan Leprin’ për të blerë vota”/ Bardhi: SPAK po hesht

16:50 : 08/05/2025
AKTUALITET

Rama sulmon Bardhin: Fieri s’mund të përfaqësohet nga gazi i botës, nuk e meriton respektin!

21:52 : 07/05/2025
AKTUALITET

Padia për shpifje nga KESH, GJKKO shpall të pafajshëm Gazment Bardhin

16:14 : 05/05/2025
AKTUALITET

Policia vazhdon të godasë vetëm opozitën në Fier, vendos nën hetim xhaxhain e kandidates së PD

14:13 : 28/04/2025
AKTUALITET

Prokuroria nis hetimet/ Bardhi: Presim që ligji të veprojë ndaj bandës elektorale të Ballukut

19:23 : 18/04/2025
AKTUALITET

Kreu i ARRSH-së u paraqit në SPAK, Bardhi: Drejtorët e Ballukut janë të gjithë për burg

16:45 : 11/04/2025
Para

Vendimi i Gjykatës së Lartë: "21 Janari" do hetohet nga SPAK

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com