• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Vendimi i KQZ në Kosovë – Hap drejt uljes së tensioneve

Bashkimi Evropian përshëndet vendimin e KQZ në Kosovë për zhvillimin e votimit për largimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Tani duhen përgatitje për proces të qetë votimi.

16:19 : 09/03/2024
në RAJONI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ në Kosovë mori vendim që më datën 21 prill të mbahen votimet për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës. Votimi do të zhvillohet në Mitrovicë të Veriut, Zveҫan, Zubin Potok dhe Leposaviq, pas peticionit që KQZ e cilësoi të sukseshëm, ku 20 % e votuesve me të drejtë vote në secilën komunë, nënshkruan peticionin tashmë të verifikuar. “Duke marrë parasysh kohën e nevojshme për përgatitjen procedurale dhe organizimin në aspektin teknik të këtij procesi, Sekretariati i Komisionit Qendror të zgjedhjeve konsideron se koha më e përshtatshme për organizimin e procesit të votimit mund të jetë data 21 prill e vitit 2024”, tha drejtori i këtij sekretariati të KQZ-së, Burim Ahmetaj.

Përplasje në Zveҫan pas kundërshtimit nga serbët lokalë që nuk donin që kryetarët shqiptarë të zgjedhur të hynin në zyra, 26 maj 2023, automjete në flakë
Përplasje në Zveҫan pas kundërshtimit nga serbët lokalë që nuk donin që kryetarët shqiptarë të zgjedhur të hynin në zyra, 26 maj 2023Fotografi: Miodrag Draskic/REUTERS

Sipas udhëzimit administrativ të miratuar vitin e shkuar nga qeveria, që mundëson largimin e kryetarëve të komunave, votimi cilësohet i suksesshëm, atëherë ku arrihet kuota 50 për qind, plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote. Pas këtij rezultati, atëherë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës.

Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon-Taubadel
Eurdeputetja gjermane, Viola von Cramon-TaubadelFotografi: European Union 2023/Alexis Haulot

Reagime pozitive nga BE dhe OSBE 

Vendimi i KQZ-së që më 21 prill të mbahet votimi për largimin e kryetarëve shqiptar nga komunat në veri të banuara me shumicë serbe, u përshëndet nga shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog. Ai tha se “e vlerëson vendimin për të caktuar datën e votimit për shkarkimin e kryetarëve, duke shtuarse “tashmë është thelbësore që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar një proces të qetë dhe për të krijuar kushte për votim të lirë dhe të ndershëm”.

Lexo edhe:

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Në të njejtën linjë u shpreh edhe Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë. “Verifikimi i Komisionit Zgjedhor Zgjedhjeve për nënshkrimet në mbështetje të votave për tërheqjen e kryetarëve në të katër komunat veriore është një hap i mirëpritur, ashtu si edhe vendimi për caktimin e votimeve. Tani është e rëndësishme që procesi të zhvillohet në mënyrë të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe transparente”, shkroi davenport në rrjetin social “X”.

Edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e mirëpriti vendimin e KQZ-së, për caktimin e votimit për largimin e kryetarëve të komunave, gjë që sipas saj, “do t’i hapë rrugën depërshkallëzimit të mëtejshëm”. “Të gjithë pjesëmarrësit në proces duhet të kenë trajtim të barabartë dhe të respektojnë procedurat demokratike për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme në veri”, shkroi Von Cramon në rrjetin X.

Pas përplasjeve në Zveçan, prill 2023 një person ecën mes ushtarëve të KFOR-it që ruajnë ndërtesën e komunës
Pas përplasjeve në Zveçan, prill 2023, KFOR ruan ndërtesën e komunësFotografi: Ognen Teofilovski/REUTERS

Zgjedhjet e kaluara nuk u pranuan nga serbët lokalë

Në prill të vitit të shkuar në katër komunat në veri të Kosovës, në Veri të Mitrovicës, Zveҫan, Leposaviq dhe Zubin Potok, u mbajtën zgjedhjet lokale të parakohshme, të cilat u bojkotuan masivisht nga serbët lokalë. Me një përqindje të vogël rreth 3% u zgjodhën katër kryetar shqiptarë, por, që asnjëherë nuk u pranua nga serbët lokalë. Protestat dhe trazirat filluan kur kryetarët shqiptar nën përcjellje të njësive speciale të policisë, u vendosën në objektet e kuvendeve komunale. Përleshje të serbëve pati me policinë dhe forcat paqeruajtëse, KFOR, ku afro 100 trupa të këtyre të fundit u plagosën. Komuniteti ndërkombëtar kërkoi uljen e tensioneve dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës, duke kritikuar qeverinë e Kosovës për veprime të njëanshme. Qeveria e Kosovës, e cila u përball me masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian në fund u pajtua për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës. /DW

Etiketa: BEkosoveKQZ

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025
RAJONI

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

18:11 : 14/11/2025
RAJONI

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

17:05 : 13/11/2025
RAJONI

DW: Kosova ende në udhëkryq

15:27 : 13/11/2025
BOTA

Skandali korruptiv në Rumani ekspozon skemën e shitjes së armëve që synonte ta mashtronte BE-në

08:19 : 13/11/2025
AKTUALITET

Gonzato pas deklaratës së Berishës: Ishte e papërshtatshme, më shqetësoi

23:05 : 12/11/2025
Para

Raporti i Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë: Sanksionimi i Berishës, pa prova

TË GJITHA

Biznese pa transparencë, Ministria e Kulturës fsheh të dhënat për aktivitetet tregtare brenda kalave

18:21 : 15/11/2025

“Nesër do të marr vendime të vështira”, Silvinjo para Anglisë: Fola veçmas me Brojën

18:01 : 15/11/2025

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025

Përplasje fizike mes dy prezantueseve, çfarë ndodhi mes Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt?

17:34 : 15/11/2025

24-vjeçarja në Lezhë në panik! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

17:17 : 15/11/2025

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

16:47 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com