• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpërthimi/ Deputeti Bujar Çela në “duart” e SPAK, gjykata e Fierit shpall moskompetencë

17:06 : 07/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata e Fierit ka shpallur moskompetencën për dosjen e hetimit mbi shpërthimin e regjistruar pasditen e 1 Marsit në magazinën në ndërtim në pronësi të deputetit të PS-së, Bujar Çela, e ndodhur pranë vendit të quajtur “Rreth-rrotullimi i Plastmasit” në Lushnjë.

Për pasojë, dosja i kalon Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe pritet të hetohet nga SPAK.

Si pasojë e shpërthimit humbën jetën babë e bir Roland dhe Elidon Hoxha, të cilët ndodheshin tek vinçi që po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime. Gjithashtu, mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë, mes të cilëve edhe deputeti i PS-së, Bujar Çela.

Ndërkohë, ditën e sotme, Gjykata e Fierit la në masën e sigurisë “arrest me burg” pronarin e firmës “Gjini Konstruksion’ sh.p.k. Leonard Gjini.

Ky i fundit, më 27 nëntor 2023 kishte lidhur kontratë me deputetin Beujar Çela për ndërtimin e magazinës me një vlerë prej rreth 18 milionë lekë. Por, gjatë seancës Leonard Gjini ka pretenduar se kompania e tij nuk e nisi kurrë punën dhe se punëtorët që ishin të pranishëm në objekt ditën e shpërthimit nuk njiheshin prej tij dhe nuk ishin të kompanisë se ndërtimit që ai ka.

Lexo edhe:

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

“Nuk e kam idenë se çfarë punimesh ishin duke u kryer në objekt, nuk kam dërguar asnjë punonjës apo të kem bërë asnjë nënkontraktë për të kryer punimë në këtë objekt”, thuhet në dëshminë e tij.

Avokati i tij, Arben Zaimi, kërkoi vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe vendosjen e masës së sigurimit garanci pasurore, por kjo nuk u pranua nga gjykata.

Bashkia e Lushnjës e kuptoi vetëm 1 ditë pas shpërthimit, se deputeti Bujar Çela ishte duke ndërtuar një kapanon gjigand në tokën e tij në zonën industriale, në shkelje të lejes së dhënë më 19 shtator 2023.

Siç zyrtarët e institucioneve vendore në Lushnje deklaruan, sistemi online i lejeve në bashki nuk punonte, dhe duke mos pasur njoftim, askush nuk doli në terren për të parë nëse po zbatoheshin rregullat e mbrojtjes në punë.

Deputeti i PS-së Bujar Çela është në hetim nga drejtësia mbi këtë çështje, teksa ndaj tij, rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërimi i pronës nga pakujdesia”, parashikuar nga nenet 289 prg. 2, 199/a prg. 4, dhe 161 të Kodit Penal.

Ndërkohë, Gjykata e Fierit ka miratuar ditën e sotme dhe kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masave të sigurimit me karakter ndalues dhe shtrëngues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për katër punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe një inspektor të Bashkisë së Lushnjës.

Më konkretisht, për:

  • Shtetasit R.K, me detyrën e kryeinspektorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Lushnjë.
  • Shtetasve M.P, E.S., K.S, me detyrën e inspektorëve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Lushnjë.
  • Shtetasit I.U, me detyrën e inspektorit të përgjithshëm të Njësisë Bashkiake Nr. 5, Bashkia Lushnjë.

Vlen të theksohet fakti se nga hetimet paraprake të Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se shpërthimi ka ndodhur për shkak të një avarie gjatë procesit të punës që kryente viktima Roland Hoxha për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë

“Nga hetimet e kryera dhe nga konkluzionet paraprake të ekspertëve dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një avari që ka ndodhur gjatë procesit të punës që kryente viktima Roland Hoxha për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me Acetilenin. Kjo avari ka bërë që një nga bombulat e cila dyshohet të këtë qenë më përmbajtje gazi acetilen ka shpërthyer duke shakaktuar dhe dëmet me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve, plagosjen e shtate të tjerëvë dhe dëmtimin e objektit, banesavë dhe e bizneseve përreth.” – thuhet në dosje.

Prokuroria del në konkluzionet se jemi para veprave penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë.”

Në dosje theksohet dhe se deputetit Bujar Çela iu dha afat 1 vjeçar me objekt për tregtimin dhe magazimin e materialeve të ndryshme, por sipas hetimeve, ai ka tejkaluar afatet.

“Nisuar nga hetimet paraprake të kryera nën drejtimin e Prokurorise Prane Gjykates së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Fier  ka rezultuar se për objektin ku ka ndodhur shpërthimi, nga Bashkia Lushnje, në muajin shtator 2023 është miratuar leja ndërtimore për objekt 1 kat për tregtimin dhe magazinimin e materialeve te ndryshme në emër te shtetasit Bujar Çela me afat 1 vjecar, por që pas aktit të konstatimit të datës 02.03,2024 nga Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit bashkia Lushnje ka rezultuar se subjekti që ka kryer punimet ne objekt ka tejkaluar lejen e ndërtimit të dhënë nga Bashkia Lushnje.” – thuhet në dosje.

Viktimat:

Roland Hoxha

Elidon Hoxha

Të plagosurit:

Sokol Lumi

Deputeti i PS-së, Bujar Çela

Sajmir Korreshi

Ilia Sota

Lunedi Golemi

Ervis Sharka

Eriget Gorovelli

Etiketa: akuzatBujar ÇelaGjykata e Fierithetimishperthimispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

15:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zv.kryeministrja shfaqet me sy të nxirë, çfarë po ndodh me Ballukun?

13:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

13:27 : 28/10/2025
AKTUALITET

Blinin vota për PSD në Kukës, SPAK dërgon për gjykim dy kushërinjtë Peposhi

12:24 : 28/10/2025
Para

Shehu: Protestat e opozitës, kundër izolimit të Berishës!

TË GJITHA

Netanjahu urdhëron sulme të reja në Rripin e Gazës

08:49 : 29/10/2025

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste, mes tyre zyrtarë dhe policë

08:39 : 29/10/2025

Erëra deri 200 km/orë, uragani “Melissa” godet Kubën

08:37 : 29/10/2025

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

08:22 : 29/10/2025

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

08:20 : 29/10/2025

Këmbimi valutor 29 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 29/10/2025

Kushte të qëndrueshme atmosferike e kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:12 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com