• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama-Kumbaro i falin 10 vjet taksat Armando Lilos që ndërtoi 8 kate pa leje në qendër të Tiranës

13:18 : 07/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Kur Edi Rama gjoja kritikoi Erion Veliajn për katet pa leje që i kishin zënë sytë Bashkisë mu në qendër të Tiranës, fjala ishte kryesisht për kullën me kuba të shtrëmbër Eyes of Tirana. Kompania ndërtuese e kullës, Ideal Construction, që zotërohet nga biznesmeni Armand Lilo kishte ngritur disa kate në shkelje të lejes me siperfaqe mbi 4 mijë metër katrorë në më pak se 100 metër distancë nga zyra e kryetarit të Bashkisë.

Por zoti Rama nuk kishte asnjërën seriozisht. As kritikat ndaj kryebashkiut të tij, as zemërimin ndaj ndërtuesve për dhunimin urbanistik të kryeqytetit. Dhe kjo u faktua shumë shpejt, kur katet pa leje iu shitën sërish të njëjtëve ndërtues me çmime qesharake. Por favoret vazhdojnë.

Një ditë më parë qeveria miratoi, me propozimin e ministrisë së Turizmit, një vendim të posaçëm, i cili i heq taksat për 10 vjet kompanisë Klais shpk duke i dhënë asaj statusin e veçantë “Investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special”. Kompania, e cila zotërohet nga biznesmeni Armand Lilo do të ndërtojë një hotel në Palasë në bashkëpunim me grupin e njohur spanjoll Melia.

Dhënia e statusit të veçantë nënkupton se për 10 vjet hoteli do të jetë i përjashtuar nga tatim fitimi, taksat e pronës, ajo e ndikimit në infrastrukturë. Por mbi të gjitha ky status nënkupton se kompania do të paguajë vetëm 6 për qind tatim mbi vlerën e shtuar për çdo aktivitet në hotel duke përfshirë fjetjen, ushqimin dhe çdo shërbim që tarifohet.

Lexo edhe:

Ankimi në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin nga detyra, Erion Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë

Zyrat ligjore ndërkombëtare raport për arrestimin e Veliajt: Po persekutohet politikisht

Pra, në Shqipëri, ndërtimet pa leje mund të të çojnë pas hekurave. Por mund edhe të të përkëdhelin me dorën e ngrohtë të favoreve të qeverisë. Zoti Lilo me sa duket është me fat, pasi ka qëlluar në grupin e dytë.

Në fakt favoret fiskale të hoteleve burojnë nga ligji si incenetiva për zhvillimin e turizmit. Kushdo që investon më shumë se 15 milionë euro në ndërtim hoteli dhe plotëson kriteret e tjera mund të përfitojë statusin special dhe faljen e taksave. Por po ashtu nga ligji burojnë edhe masat ndëshkuese ku ndërton pa leje.

E ndërsa ligji tërhiqet si llastik për “crony biznesmenët” afër qeverisë, të njëjtin fat nuk e kanë ata që ndërtojnë gardhe dhe kotece pulash në fshatrat ku jetojnë. Aty ligji nuk bën kompromis. Por këto janë dëmet anësore të zhvillimit, edhe pse ndonjëherë duken të padrejta. Fjala vjen, ndërsa rrogëtarët dhe profesionistët e lirë futen në taksim të rëndë deri në 23 për qind të të ardhurave, qeveria lëshon favore me VKM të veçanta për “cronyistët” e saj. Në emër të zhvillimit.

/Kapitali.al/

Etiketa: Armando LiloErion Veliajkumbaroqendër të TiranësRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ankimi në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin nga detyra, Erion Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë

14:15 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zyrat ligjore ndërkombëtare raport për arrestimin e Veliajt: Po persekutohet politikisht

13:00 : 28/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet sërish seanca paraprake për Erion Veliajn

11:11 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
Para

Arrestohen 4 trafikantë në Kosovë, policia konfiskon mbi 7 kg drogë

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com