• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentati në Lezhë/ Pati shkëmbim zjarri, arrestohet i plagosuri, 3 në kërkim

09:21 : 07/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Në ngjarjen e djeshme pranë shkollës 9-vjeçare në Rrilë të Lezhë, pati shkëmbim zjarri. Ky është konkluzioni i hetimeve të deritanishme, që ka çuar në arrestimin e të plagosurit dhe shpalljen në kërkim të tre personave të tjerë.

Agron Puka u plagos një ditë më parë me armë teksa ishte në bordin e automjetit të tij tip “Audi”. Ndaj tij u qëllua disa herë me armë zjarri, me 54-vjeçarin që përfundoi në spital, ndërsa autorët u larguan nga vendngjarja.

Veprime hetimore në vendngjarje dhe këqyrja e kamerave të sigurisë çuan hetuesin në përfundimin se mes të plagosurit dhe tre personave në kërkim pati shkëmbim zjarri.

Me arritjen në këtë përfundim, policia arrestoi Agron Pukën në spitalin e Lezhës, ku po merr mjekim dhe nga bluzat e bardha raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

54-vjeçari, “nga hetimet rezultoi se ka qëlluar në drejtim të 3 shtetasve, me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje”, njoftoi policia. Arma me të cilën dyshohet se Agron Puka kreu qitjen është sekuestruar.

Lexo edhe:

Përplasen tre makina në Gjadër, pesë të plagosur mes tyre një vajzë e vogël

Tiranë/ Plagosi me thikë një 48-vjeçar, përfundon në pranga autori (Emrat)

Ndërkohë personat e shpallur në kërkim të akuzuar se qëlluan ndaj 54-vjeçarit janë Vincens Tuku, 32 vjeç, banues në fshatin Tale, Amarildo Kola, 31 vjeç, banues në fshatin Tale dhe Kevin Ndoka, 18 vjeç banues në Shëngjin.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, për shkak të një konflikti të mëparshëm për motive të dobëta, kanë tentuar të ndalojnë automjetin me të cilin lëvizte shtetasi A.P. (Agron Puka) dhe më pas kanë qëlluar drejt këtij automjeti, me armë zjarri”, sqaron policia.

Sipas burimeve policore, disa ditë më parë, 54-vjeçari dyshohet se është konfliktuar fizikisht me të paktën një prej të shpallurve në kërkim.

Pamje nga vendngjarja

1 nga 6
- +
Etiketa: lezheplagosjete shtena

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasen tre makina në Gjadër, pesë të plagosur mes tyre një vajzë e vogël

20:00 : 25/10/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Plagosi me thikë një 48-vjeçar, përfundon në pranga autori (Emrat)

10:51 : 24/10/2025
AKTUALITET

Dyshohet se janë përfituar nga krimi, konfiskohen 15 mijë m2 tokë në Lezhë

16:40 : 22/10/2025
RAJONI

Të shtënat me armë zjarri jashtë parlamentit serb, Vuçiç: Akt terrorist, i motivuar politikisht

15:42 : 22/10/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Kukës-Krumë, tre të plagosur

11:59 : 22/10/2025
RAJONI

Zjarr dhe të shtëna me armë jashtë parlamentit serb, një i plagosur

11:50 : 22/10/2025
Para

7 Marsi, Meta: Mësuesit meritojnë trajtim dinjitoz, paga dhe pensione të larta

TË GJITHA

EMRI/ I shpallur në kërkim për drogë në Kosovë, 44-vjeçari kapet në Tepelenë

08:53 : 26/10/2025

Rusia demonstron fuqinë bërthamore me raketën “Burevestnik”, Putin e quan “të pathyeshme”

08:42 : 26/10/2025

Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

08:37 : 26/10/2025

Sot mbahet në Kuvend seanca për qeverinë, a i ka Albin Kurti votat e nevojshme?

08:18 : 26/10/2025

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:06 : 26/10/2025

Rikthehet ora dimërore! Në 03:00, akrepat shkuan 60 minuta pas

07:57 : 26/10/2025

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com