• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i KE: Gazetarët vazhdojnë të përballen me kërcënime, presione dhe kufizime

16:21 : 06/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Dhuna ndaj gazetarëve i detyron një pjesë të konsiderueshme të njerëzve të medias të bien në (vetë) censurë. Raporti i publikuar nga Këshilli i Evropës (KE) tregon situatën në të cilën ndodhen gazetarët dhe punonjësit e mediave, në kushtet edhe të luftërave në rajon.

Shqipëria, përmendet në raport për sulmin ndaj televizionit Top Channel.

“Platforma e alarmeve gjithashtu dokumentoi vrasjen e punonjësit të sigurisë Pal Kola në një sulm me armë zjarri në ndërtesën e zyrave të Top Channel në Tiranë, Shqipëri më 27 Mars”,-thuhet në raport.

Ndërsa, me shqetësim shihet edhe sulmi fizik ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave.

“Në Shqipëri, policia arrestoi dhe akuzoi dy të dyshuarit në sulmin e dhunshëm kundër gazetarit Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij”,-cilëson raporti.

Lexo edhe:

Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

Ra ky raport e u pamë!

Sipas raportit, janë shënuar 41 alarme ndaj sigurisë fizike dhe integritetin e gazetarëve përgjatë vitit 2023 në Evropë, numër ky që vjen në ulje krahasuar me vitet e shkuara.

“Numri më i lartë i rasteve u regjistrua në territorin e Ukrainës të pushtuar nga Rusia (11), Franca (4), Turqia (4), Italia (3) dhe Serbia (3). Gazetarët janë gjithashtu subjekte të rregullta të ndjekjes dhe intimidimit për punën e tyre: 68 alarme janë postuar në platformë në këtë kategori, krahasuar me 94 në vitin 2022, me numrin më të lartë të rasteve të regjistruara në Rusi”,-thuhet në raport.

Sipas raportit, edhe pse përgjatë 2023 pati një rënie të numrit të gazetarëve të vrarë dhe dhunës në protestat në rrugë, sërish sinjalizimet e publikuara në Platformën e Sigurisë së Gazetarëve tregojnë një larmishmëri kërcënimesh, presionesh dhe kufizimesh në rritje për gazetarët.

“Kërcënimet dhe frikësimet, veçanërisht në internet, duke përfshirë kërcënimet me vdekje, tani janë pjesë e një “normaliteti të ri”. Këto incidente janë aq të zakonshme sa që shumë prej tyre as nuk raportohen. Në vitin 2020, një sondazh i UNESCO-s nënvizoi sesi gratë gazetare janë veçanërisht të shënjestruara në internet për shkak të gjinisë së tyre. Kërcënime të tilla kanë një efekt të fortë ftohës, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm psikologjik dhe potencialisht duke i çuar gazetarët drejt vetëcensurimit”,-thuhet në raport.

Sipas raportit, në disa shtete anëtare, ndalimet dhe ndjekjet penale u keqpërdorën sërish në vitin 2023 si një mjet për të ndaluar raportimin e pavarur.

“Mbulimi i protestave për çështje mjedisore çoi gjithashtu në arrestime dhe ndalime afatshkurtra. Gazetarët duhet të lejohen të raportojnë për protestat dhe trazirat publike në emër të publikut të gjerë”.

Raporti vë në dukje edhe paditë SLAPP të cilat sipas tij janë një pengesë e madhe për gazetarët që hetojnë korrupsionin, konfliktet e interesit dhe krimet financiare.

“Shumica e padive bazohen në shpifje të pretenduara ose dëmtim të reputacionit dhe ndikimi i tyre rëndohet nga fakti se në shumë vende, shpifja është ende të paktën nominalisht një vepër penale”.

Viti 2023, po ashtu u përcaktua nga zhvillimet konfliktuale dhe luftërat sikurse Ukraina dhe Rusia apo lufta në Gaza.

“Dy gazetarë u vranë në vitin 2023 ndërsa raportonin për luftën në Ukrainë – të dy nga sulmet ruse – dhe disa gazetarë janë plagosur. Ky numër i vdekjeve është ndjeshëm në rënie krahasuar me 13 viktima të një viti më parë”.

Sipas raportit “qeveria ruse po kontrollon internetin me mbi 300 media të bllokuara brenda vendit. Platformat e mediave sociale Twitter, Facebook, Instagram dhe shumë shërbime VPN janë gjithashtu të bllokuara.

/Citizens Channel

Etiketa: dhunegazetaretKEkercenimekomisioni europianmediaraportishantazh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

08:37 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ra ky raport e u pamë!

20:31 : 24/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti

22:52 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Ndërkombëtarët janë arbitër shumë i keq”/ Lubonja: Na konsiderojnë shtet të dorës së dytë

22:22 : 23/10/2025
AKTUALITET

Raporti i ODIHR/ Lutfi Dervishi: Në PS nuk thanë gjysmë fjale, presim nga Diella

20:45 : 23/10/2025
AKTUALITET

Celibashi: Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë brenda 1 viti

18:31 : 23/10/2025
Para

"Uaa, ç'më thua!"/ Amos Zaharia mëson live për sherrin mes Elias dhe Princ Lekës (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi, 28 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:56 : 27/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Ahmetaj: Formula është gabim, vjedhje për 10 vite

22:50 : 27/10/2025

Arjan Curri: Dy deputetë, në prag arrestimi nga SPAK

22:50 : 27/10/2025

Bushati: Po nuk u arratis, SPAK do e diskreditojë Ballukun me vibratorë, tanga dhe dashnorët

22:36 : 27/10/2025

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, qytetarët në panik

22:29 : 27/10/2025

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025

Karamuço: Politikanë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK

22:06 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com