• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Ky regjim nuk do t’ia dalë kurrë të më mposhtë, PD e bashkuar tmerron Ramën

19:10 : 06/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE, VIDEO

“Ky regjim nuk ia doli dhe nuk do t’ia dalë dot kurrë të mposhtë demokratët e vërtetë dhe Sali Berishën.”

Kështu u shpreh kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë fjalimit të mbajtur në protestën e sotme nga dritarja e banesës së tij, teksa renditi të gjitha mekanizamt që ka përdorur ky regjim, siç e konsideron ai qeverisjen, për të shuar opozitën.

Ndër të tjera, Berisha tha se sot PD e bashkuar tmerron kryeministrin Edi Rama, teksa sipas tij, do të kenë programin ekonomik më të shkëlqyer që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, por duhet t’u kthejnë shqiptarëve votën e lirë.

Berisha: Mirëmbrëma dhe njëherë përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen time më të pakufishme për qëndresën tuaj, vendosmërinë në misionin e madh, misionin e shpëtimit të Shqipërisë nga narkoregjimi i Edi Ramës. Ju përshëndes ju, përshëndes oratorët, përshëndes miqtë tanë nga Forza Italia dhe i falënderoj për solidaritetin e tyre. I garantoj se PD është e vendosur siç përmbysi në vitet ‘90 diktaturën më të shëmtuar që Europa kishte njohur në histori, të përmbysë në vitet 2024, narkoshtetin më të shëmtuar, më të rrezikshëm që Shqipëria ka pasur në historinë e vet. Të përmbysë diktaturën, e cila bazohet në aleancën e qeveritarëve me krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Kjo diktaturë që po shkatërron Shqipërinë me shpejtësi të rrufeshme, po përzë shqiptarët nga Shqipëria si asnjë pushtim tjetër në historinë e vendit, i ka kohërat e numëruara. Demokratët janë në këmbë, janë të vendosur. Ata kaluan vështirësi dhe pengesa të paimagjinueshme. Regjimi i krimit, drogës, korrupsionit ia doli të angazhojë kundër tyre mafien më të rrezikshme ndërkombëtare të Xhorxh Sorosit dhe mafiozët e tjerë. Ky regjim ia doli të rikthejë në Shqipëri drejtësinë e kohërave të diktaturës. Ky regjim ia doli të ndërtojë propagandën e mashtrimit njëlloj si në kohërat më të errëta të diktaturës. Ky regjim nuk ia doli dhe nuk do t’ia dalë dot kurrë të mposhtë demokratët e vërtetë shqiptarë, të mposhtë Sali Berishën, PD-në. Jo dhe jo me asgjë. Sot, ai shfrytëzon të gjitha mjetet e krimit. Shfrytëzon miliona e miliona të korrupsionit. Shfrytëzon mafien ndërkombëtare, propagandën e tij të shpifur për t’u paraqitur ndryshe nga ç’është. Por ju këtu, misionarë të lirisë, i nxirrni çdo ditë, çdo natë para shqiptarëve, fytyrën e tij të vërtetë, fytyrën e tij të shëmtuar, karakterin e tij antidemokratik, karakterin e tij antishqiptar.

Miqtë e mi, Shqipëria sot është e ngërthyer nga varfëri, nga vjedhje e madhe e pasurive të saj, nga dhunimi i votës së lirë, nga propaganda e mashtrimit dhe falsifikimit. Por, ju çdo natë, në parlamentin e lirisë, u thoni shqiptarëve të vërtetat. Çdo natë, zëri juaj dëgjohet në të katër anët e Shqipërisë. Çdo ditë që kalon, i shkurtohet jeta regjimit të krimit. Asgjë nuk do pengojë PD-në pa realizuar së bashku me opozitën qëllimet e veta. Ju jeni dëshmitarë, ne na u imponua një proces unik në historinë e Europës. Por idealet tuaja, shpirti juaj guximtar triumfoi mbi të. Sot, PD është një forcë e bashkuar që tmerron Edi Ramën. Ju garantoj se ky bashkim i luftëtarëve të vendosur për të shpëtuar Shqipërinë, do përfshijë jo vetëm të gjitha forcat e vërteta politike opozitare, por mbarë shoqërinë shqiptare, elektoratin shqiptar. Demokratë, socialistë, gri dhe cilido qoftë ai. Qëllimet tona janë të thjeshta, janë të ndershme, janë vendimtare. Ne kemi dhe do të kemi programin ekonomik më të shkëlqyer që ka pasur Shqipëria. Por mbi të gjitha, ne duhet t’u kthejmë shqiptarëve të drejtën e votës së lirë. U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të mos harrojnë se çdo program i yni për dy-tre fishim të rrogave, për shumëfishim të vendeve të punës, për luftë me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, për transparencë të plotë dhe luftë kundër korrupsionit, për infrastrukturë moderne, për mirëqenie në rritje, për shndërrimin e pasurive të kësaj toke të bekuar në mirësi të vërtetë për qytetarët shqiptarë, se programi ynë për çeljen e dyerve të Europës, të mbyllura nga korrupsioni, vjedhja, dhunimi i votës nga Edi Rama. Të gjitha këto, garantimi i një drejtësie të pavarur, që mbron lirinë dhe të drejtat e qytetarëve nga abuziviteti, garantimi i një arsimi cilësor, dalja nga kjo rrokullisje e tmerrshme e tij, e një shërbimi cilësor shëndetësor që meritojnë qytetarët. Miq, të gjitha këto kanë vetëm një kërkesë, kanë vetëm një kusht, largimin e Edi Ramës dhe votën e lirë të shqiptarëve. Të gjitha këto, në rast se nuk largojmë Edi Ramën, mbeten ëndrra të pavlera për qytetarët shqiptarë.

Lexo edhe:

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

Salianji: Qeveria e kalbëzuar në çdo qelizë, koha për protesta dhe revoltë popullore

Etiketa: BerishaPDRamaregjimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

Salianji: Qeveria e kalbëzuar në çdo qelizë, koha për protesta dhe revoltë popullore

22:41 : 03/11/2025
AKTUALITET

‘Shumë zgjedhje, shumë pak ndryshim’: Garë pa entuziazëm për bashkinë e Cërrikut

21:10 : 03/11/2025
AKTUALITET

Mazhoranca refuzoi 2 komisionet hetimore, Berisha: Do të forcojmë aksionin në Parlament

18:04 : 03/11/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt, Berisha: U rrëzuan Rama dhe Begaj

17:24 : 03/11/2025
AKTUALITET

“Ripërtëritja është jetike për të ardhmen e partië”, Berisha: PD do të hapet ndaj të rinjve

16:50 : 03/11/2025
Para

Sherri mes Princ Lekës dhe Elias, Teli zbulon kush e publikoi videon

TË GJITHA

“Presion dhe ofendime”, Spahia: Si socialistët kaluan me shpejtësi ligjin e Barazisë Gjinore

14:30 : 04/11/2025

U denoncua për armë, shqiptarit i zbulohet edhe baza e kokainës në banesë. Do dëbohet nga Italia

14:29 : 04/11/2025

Ndahet nga jeta ish-nënpresidenti amerikan Dick Cheney, shërbeu në administratën e George W. Bush

14:23 : 04/11/2025

6 persona shantazhonin një 29-vjeçar dhe familjarët e tij, arrestohet një nga autorët

14:18 : 04/11/2025

Abuzimet në zgjedhje, shpopullimi dhe krimi i organizuar, raporti i KE ‘nxin’ qeverinë shqiptare

14:04 : 04/11/2025

Të armatosur, me makinë të blinduar dhe targë ruse të falsifikuar, arrestohen 2 të rinj në Durrës

13:59 : 04/11/2025

Berisha paralajmëron protesta të fuqishme: Fillon historia e dimrit të fortë për Edi Ramën

13:49 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com