• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Protestat e fermerëve të zemëruar të Europës

14:35 : 02/03/2024
në BOTA

Fermerët e zemëruar të Europës janë simptomë e një pakënaqësie më të gjerë. Fermerët nuk janë të vetmit që po i bëjnë qëndresë modernitetit

U deshën 120 anije me vikingë mjekroshë për të rrethuar Parisin në pranverën e vitit 845 pas Krishtit. Ata u larguan vetëm pasi morën një haraç prej 7,000 paund argjendi.

Në vitin 1870, prusianët përgatitën dy ushtri me topa për të bllokuar qytetin, i cili u dorëzua pasi vendasit u lodhën duke ngrënë minj, mace, kuaj dhe çdo kafshë që mund të nxirrej nga kopshti zoologjik për të shuar urinë.

Në vitin 2024, “Rrethimi i Parisit”, bëhet tashmë me pajisje të markës John Deere, New Holland ose Claas. Me qindra traktorë të ardhur nga pjesë të ndryshme të Francës, nisën rrugën drejt kryeqytetit dhe bllokuan tetë autostradat kryesore që të çojnë në Paris.

Kjo lëvizje vazhdon dhe nuk duket se ka ndër mend të ndalet, derisa të plotësohen kushtet. Fermerët e vendosur në radhë rreth 30 km larg Bulevardit Champs-Elysées, janë aty për t’i kujtuar borgjezisë se nga vijnë produktet e freskëta në raftet e supermarketeve të tyre.

Lexo edhe:

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar!

Politikanët që kërkojnë të shmangin trazira në një vit zgjedhjesh, do të përpiqen të merren vesh me fermerët.

Revolta

Por kjo nuk po ndodh vetëm në Francë. Në fakt, në të gjithë Europën po shpërthen një revoltë e fermerëve. Në Belgjikë, Gjermani, Holandë, Poloni, Rumani dhe Spanjë, fermerët janë ngritur në këmbë.

Sektori i bujqësisë, në fakt, është shumë i përkëdhelur nga BE-ja, e cila i ofron subvencione me vlerë sa plot një e treta e buxhetit të bllokut.

Megjithatë, fermerët po ndiejnë se këto fonde po i rrëshqasin nga duart. Gjendja e tyre mund të krahasohet me atë të një kaste të privilegjuar që po ndien rënien e statusit të saj.

Në fund të fundit, mënyra më e mirë për të përshkruar vetë Europën, është një kontinent që përpiqet t’i mbajë gjërat siç ishin dikur, në një botë që po ndryshon.

Martesa me traditën dhe goditja nga forcat modernizuese, kanë qenë pjesë e historisë së gjatë të kontinentit, siç mund ta dëshmojnë europianët, të cilët nuk janë të sigurt si duhet të manovrojnë në një botë ku po ngrihen fuqi si Kina dhe India që në të kaluarën ishin të papërfillshme.

Fermerët nuk janë të vetmit europianë të cilët duket se dëshirojnë që bota të “ndalë” dhe ata “të zbresin” dhe të pushojnë (dhe të dalin në pension herët).

Pakënaqësitë e fermerëve

Këtë ndjesi europiane e reflekton shumë mirë jeta në ara. Jeta si një fermer europian është bërë e patolerueshme. Një mori bujqish u nisën me traktorë drejt institucioneve të BE-së në Bruksel, duke protestuar sipas traditës së nderuar: goditjen e ndërtesave me pleh organik dhe vezë.

Duke qëndruar majë traktorëve të parkuar prej më shumë se një jave, ata u ankuan se për çdo çek subvencioni, duhej të plotësonin formularë pa fund, një proces i ndërlikuar që mund ta krahasosh me një punë me kohë të plotë.

Rregullat ekologjike të hartuara nga makineria burokratike e BE-së kanë varfëruar xhepat e kultivuesve, me kërkesa nga më të ndryshmet: kushtet që disa copa toke të lihen djerrë, përcaktimi i madhësisë së koteceve të pulave apo i mënyrës se si duhet kujdesur për bimësitë.

Si për t’i mërzitur fermerët edhe më tepër, politikanët më pas nënshkruajnë marrëveshje tregtare që lejojnë importimin e ushqimit nga vende të largëta, me më pak rregulla mjedisore.

Kostot e energjisë dhe plehrave kimike mbeten të larta (fermerët dhanë si provë një pirg faturash), për shkak të luftës në Ukrainë, fermat e mëdha të së cilës tani mund të shesin pa tarifa drithëra dhe ushqime të tjera të lira në BE.

Politikanët europianë, për të cilët, i vetmi ndërveprim me kafshët është ngrënia e tyre në restorante të shtrenjta, i shpërfillin fermerët, ose bisedojnë me ta përciptazi gjatë një vizite në fshat, sa për të shkrepur një foto pranë një lope. Duhet thënë se edhe gazetarët, nuk janë më të mirë.

Qyteti po mbështet fshatin

Vala e revoltës ka tërhequr vëmendjen e banorëve të qytetit. Publiku ka dhembshuri për një profesion që shfaqet në shumicën e pemëve familjare. Në sytë e publikut, fermerët gëzojnë popullaritet që politikanët zakonisht të përçmuar, do të ëndërronin ta kishin.

Prandaj, janë ofruar menjëherë lëshime. Taksat mbi karburantin e përdorur nga fermerët, që ishin planifikuar për t’u vendosur për arsye ekologjike, tashmë Franca i anuloi dhe Gjermania i shtyu.

Një marrëveshje tregtare që po shqyrtohej midis BE-së dhe Amerikës së Jugut, u hodh poshtë pas dy dekadash bisedime.

Po tërhiqen mbrapsht edhe koncesionet ndaj Ukrainës, të cilat kishin acaruar veçanërisht fermerët në vendet fqinje si Polonia dhe Rumania, edhe pse udhëheqësit e BE-së këtë javë vendosën t’i dërgojnë Ukrainës 50 miliardë euro (54 miliardë dollarë), për të mbajtur ekonominë e saj në këmbë.

U hoqën edhe rregullat e bezdisshme për lënien e disa hapësirave të tokës të pambjella, të paktën tani për tani.

Frika e politikanëve

Politikanët kanë frikë nga fermerët sepse populizmi agrar ka treguar potencial në kutitë e votimit. Marsin e kaluar, një parti e re e fermerëve në Holandë zuri vendin e parë në zgjedhjet rajonale me 19% të votave, në një shtet ku vetëm 2.5% e fuqisë punëtore punon në bujqësi.

Politikanët e djathtë duan të përdorin zemërimin e fermerëve si një mundësi për të fituar mbështetje përpara zgjedhjeve europiane në qershor, duke hedhur akuza se elitat tallëse po shfrytëzojnë popullin rural punëtor (të bardhë).

Por edhe partitë centriste po thonë se ndoshta është e nevojshme të zbuten kërkesat e Marrëveshjes së Gjelbër, përmes së cilës Europa shpreson të ulë emetimet e karbonit.

Dilema e Europës

Rënia e bujqësisë europiane reflekton edhe rënien e rëndësisë së kontinentit. Bujqësia është lënë në pluhur nga sektorë të tjerë, ashtu siç ekonomia më e gjerë europiane është lënë në hije nga rivalët e saj gjeopolitikë.

Pjesa e BE-së në PBB-në globale, ka rënë me mbi një të tretën që nga viti 1995; pesha e bujqësisë në ekonominë e BE-së është ulur me një nivel të ngjashëm.

Kultivimi i ushqimit tani përbën vetëm 1.4% të PBB-së, më pak se shërbimet e magazinimit që nevojiten për të përgatitur paketat e Amazon. Ashtu si Europa në tërësi, një kontinent ku vihet re mungesa e gjigantëve të teknologjisë, edhe bujqësia europiane nuk ka arritur të përshtatet me modernitetin: sektori ende mbizotërohet nga operacionet familjare që nuk kanë peshë.

Pothuajse dy të tretat e fermave të Europës janë më të vogla se pesë hektarë dhe mund të përshkohen në dhjetë minuta apo pak më shumë. Profesioni po plaket: një e treta e menaxherëve të fermave janë mbi 65 vjeç.

Në një botë me TikTok dhe ChatGPT, asnjë sasi subvencionesh nuk mund të tërheqë një 20-vjeçar në një karrierë që kërkon të zgjohesh në agim gjashtë ditë në javë dhe të marrësh jashtëqitje me lopatë.

Një moto që dëgjohet shpesh kohët e fundit në Bruksel është nevoja për të ndërtuar një “Europë që mbron”, qoftë nga Rusia, Inteligjenca Artificiale, emigrantët apo Donald Trump (zgjidhni armikun e parapëlqyer).

Kontinenti zakonisht dëshiron që gjërat të qëndrojnë ashtu siç janë, sepse ashtu kanë qenë edhe dikur.

Kundërshtarët e akuzojnë Europën se është një muze i hapur, i përshtatshëm për turistët dhe pensionistët. Përkrahësit e modelit europian pëlqejnë javët 35-orëshe të punës dhe lejen njëmujore të gushtit.

Dhimbja e ndier nga fermerët është e vërtetë. Ndjenja e të mbeturit mbrapa është e pakëndshme.

Ata që protestojnë me traktorë, janë thjesht maja e ajsbergut.

Rënia e Europës

Rënia e bujqësisë europiane reflekton edhe rënien e rëndësisë së kontinentit. Bujqësia është lënë në pluhur nga sektorë të tjerë, ashtu siç ekonomia më e gjerë europiane është lënë në hije nga rivalët e saj gjeopolitikë. Ashtu si Europa në tërësi, një kontinent ku vihet re mungesa e gjigantëve të teknologjisë, edhe bujqësia europiane nuk ka arritur të përshtatet me modernitetin: sektori ende mbizotërohet nga operacionet familjare që nuk kanë peshë.

/Monitor

Etiketa: europefermeretprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

07:59 : 28/06/2025
RAJONI

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar!

21:56 : 27/06/2025
BOTA

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet

13:34 : 26/06/2025
SPORT

Katër të dëmtuar te Partizani, vendosen në dyshim për Europën

15:35 : 25/06/2025
BOTA

Stërvitja e fundit në Europë, vendi ku NATO përgatitet për skenarin më të keq

17:04 : 20/06/2025
Kampi i Gjadrit
AKTUALITET

Gazeta italiane: Ferri në kampin e Gjadrit, 45 tentativa plagosjesh dhe protesta të dhunshme

20:52 : 18/06/2025
Para

SHBA dënon me 660 mln dollarë mikun e Edi Ramës, që u përfshi tek ARMO dhe inceneratori

TË GJITHA

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

09:50 : 28/06/2025

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare

09:35 : 28/06/2025

“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama, Farage-t: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

09:25 : 28/06/2025

Emigracioni sjell 2 mijë euro në vit për çdo familje shqiptare, 1/4 e tyre nuk ka me se jeton

09:15 : 28/06/2025

“Blue Taxi” aksidentohet në mes të Tiranës, përplaset me kangjellat te Ambasada amerikane

09:06 : 28/06/2025

“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë”

08:54 : 28/06/2025

Këmbimi valutor 28 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:29 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com