• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha skanon samitin për Ukrainën: Dominoi Vuçiç, pse Soros ishte krah Ramës

19:48 : 28/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Samiti për Ukrainën zuri një hapësirë të konsiderueshme të fjalimit të kryedemokratit Sali Berisha, gjatë protestës së kësaj të mërkure zhvilluar poshtë banesës së tij.

Kryetari i Partisë Demokratike dënoi prezencën e Aleks Soros (djalit të Xhorxh Soros) në delegacionin shqiptar gjatë samitit, si dhe të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për të cilin tha se dëmtoi samitin bashkë me kryeministrin Edi Rama.

“Vuçic dominoi samitin”

Vetë Vuçiç konfirmoi për mediat se me kërkesën e Serbisë, samiti ra dakord që mos të përmendet fjala “sanksione” në deklaratën e përbashkët. Mospërmendja e sanksioneve si dhe emri i Presidentit të Rusisë, sipas Berishës, erdhi pasi “në konferencë ishte Putini i vogël, Aleksandër Vuçiç”.

“Dominimi i tij në samit ishte i papranueshëm.  Për vete ai nuk respekton sanksionet ndaj Rusisë. Përkundrazi, ka shndërruar Serbinë në një prapavijë të fuqishme të Rusisë së Putinit. Po mirë ai, po vendet e tjera, çfarë kishin që s’mund të përmendnin sanksionet ndaj Rusisë? Kjo sepse mikpritësi i samitit, Edvin Rama, është argati i Vuçiçit dhe ata së bashku nuk lejuan të përmendej një herë të vetme fjala sanksione ndaj Rusisë, të përmendej një herë të vetme emri i Vladimir Putinit. Qoftë si guxim për ta denoncuar siç e meriton, por edhe në respekt të mikut të shquar, i cili ka guxim dhe kurajo në emër të popullit të tij ta denoncojë atë si një barbar të vërtetë”, deklaroi kryedemokrati.

Lexo edhe:

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

Samiti pa flamurin e Kosovës

Gjatë fjalës së tij, Berisha  ndal dhe të një tjetër detaj, zhvillimi i aktivitetit pa flamujt e vendeve pjesëmarrëse. Dhe kjo sipas tij, u realizuar në këtë mënyrë pasi Vuçic “nuk mund të toleronte flamurin e Kosovës”.

“Samiti u zhvillua, siç e patë ju, pa flamuj kombëtarë. Asnjë flamur. Pa përmendur emrat e asnjë shteti. Pa përmendur emrat e asnjë vendi. Kjo për turpin më të madh të Edi Ramës. Sepse kështu diktonte Putini i vogël. Nuk mund të toleronte flamurin e Kosovës. Dhe ky nacionalist i verbër preferon të fshehë edhe flamurin e tij, mjafton të mos valëvitet flamuri i Kosovës. Kjo është një histori turpi për Edi Ramën. Pra, çfarë është kjo miqtë e mi? Ky është kodi i dy autokratëve, i një padroni dhe një vasali që ngjajnë si pika e ujit me njëri-tjetrin. Që vjedhin zgjedhjet dhe votën e qytetarëve të vendit të vet, që nuk pranojnë rotacionin, që janë të implikuar në skandalet më të mëdha korruptive. Që ruajnë lidhjet më të tmerrshme me krimin e organizuar në vendet e tyre, në rajon dhe në botë”, tha ai.

Prania e Aleks Soros

Negative, Berisha shikon dhe praninë e Aleksandër Soros.

“Anëtar i delegacionit shqiptar ishte siç e patë ju, Aleksis Soros. Aleksis Soros qëndronte bashkë me delegacionin shqiptar, duke harruar se ai mbron Edi Ramën, një Pashiq serb në Tiranë. Prania e Aleksis Soros si anëtar delegacioni i Shqipërisë është dëshmia më flagrante e angazhimit të tij për të mbrojtur Edi Ramën pavarësisht nga çdo e zezë që kjo e keqe e madhe u bën shqiptarëve. Aleksis Soros mbron Edi Ramën, njeriu i cili në tetë vite ka përzënë nga Shqipëria, duke vrarë shpresën, një të tretën e popullatës shqiptare, më shumë se çdo pushim i huaj në të gjitha kohërat, më shumë se çdo luftë botërore, rajonale, e çfarëdolloji nga një vend i caktuar. Dhe ky mbron këtë sepse ka interesa të kundërta me shqiptarët”, tha kryedemokrati.

“Aleksis Soros është arkitekti bashkë me Sergei Lavrov, mbështetës kryesor i Ballkanit të Hapur, kundër Ballkanit të Nismës së Berlinit. Mbështetës kryesor i ndarjes së Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë. Me këtë rast, i bëj thirrje Kongresit të SHBA, i bëj thirrje miqve të Shqipërisë në Kongresin e SHBA, të ndalojnë me ligj veprimtarinë e tij në Europë, në Ballkan, në Shqipëri”, shtoi Berisha.

Mungesa e Mitsotakis

Kreu i opozitës u ndal dhe te mungesa e kryeministrit grek. Siç raportuan mediat helene, shkak për mungesën e Mitsotakis ishte konflikti mes Athinës dhe Tiranës zyrtare për çështjen “Beleri”.

Berisha tha se Mitsotakis bojkotoi samitin, sepse Shqipëria nuk respekton vlerat bazë.

“Të dashur miq, sot kryeministri i Greqisë nuk erdhi. Bojkotoi takimin. Po pse e bojkotoi? Sepse Shqipëria sot është një shtet që shkelmon parimet më universale të lirisë njerëzore. Që nuk pranon prezumimin e pafajësisë. Që diskriminon me etni! Që nuk respekton vlerat bazë. Edi Rama përsëri sot me farsën e tij të turpshme shtyu procesin vetëm e vetëm për t’i marrë mandatin qeveritarit të zgjedhur. Edi Rama, njëlloj si Putini, njëlloj si Lukashenko, si Ajatollahët, mban të arrestuar kryetarin e partisë më të madhe opozitare. Sepse e di se nuk ka të ardhme. E di se zgjedhje nuk grabit më kurrë, se nuk ka fituar ndonjëherë. Jo zotërinj, ata që u thonë ju se Edi Rama nuk është armiku më i madh i votës, u bëni një pyetje të thjeshtë secili çdo socialisti: na thoni pak kur ka marrë votën e fundit nga ju ky njeri në partinë e tij? Nuk votohet më. Si në asnjë parti tjetër në Europë dhe në botë”, deklaroi.

Në mbyllje, Berisha rikujtoi protestën e opozitës, duke theksuar se “20 shkurti faktoi se ne jemi jo vetëm shumica morale, por jemi shumica politike, shumica numerike, forcë në botë që mund të na ndalojë ne që të jemi shumica qeverisëse nuk ka dhe nuk do ketë”.

Etiketa: Aleksander VucicPDSali BerishaSamiti për Ukrainën

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

20:28 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bojkotuan Kuvendin/ Përplasje në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës, zbardhen SMS-të

09:33 : 14/07/2026
Para

Lezhë/ E reja hidhet nga kati i katërt

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş