• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?

17:21 : 26/02/2024
në BOTA

Ndërsa shumë vende perëndimore kanë ndërprerë lidhjet ekonomike me Rusinë pas agresionit të saj ndaj Ukrainës, Hungaria vazhdon të blejë naftë dhe gaz rus, në vlerë prej miliarda dollarësh. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, njofton nga Budapesti se Hungaria gjithashtu po përpiqet të forcojë lidhjet me Pekinin, çka bie ndesh me përpjekjet e Perëndimit për uljen e varësisë nga Kina. Analistët thonë se udhëheqësi i Hungarisë po përpiqet të shfrytëzojë tensionet globale.

Tubacioni Druzhba ose ‘Miqësia’ transporton naftën ruse në rafineritë hungareze në periferi të Budapestit. Bashkimi Evropian e ndaloi importin e naftës ruse pasi Moska sulmoi Kievin.

Por Hungaria kërkoi të bëheshin përjashtime për të, me pretendimin se nuk mund të gjente burime të tjera energjetike dhe tani është klienti më i madh i naftës ruse në Evropë, duke blerë naftë me vlerë prej 343 milionë dollarësh vetëm në janar. Gjithashtu, Rusia po ndërton një central bërthamor në Hungari. Kievi thotë se Rusia i shpenzon të ardhurat nga energjia për të prodhuar armë për të vrarë ukrainasit. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i hedh poshtë thirrjet për ndërprerjen e lidhjeve ekonomike me Moskën.

“Strategjia e Brukselit për Ukrainën ka dështuar në mënyrë spektakolare. Jo vetëm në fushën e betejës, ku situata është katastrofike, por edhe në politikën ndërkombëtare”. Zoti Orban i ka kritikuar sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, ka bllokuar ndihmën evropiane për Ukrainën dhe ka vonuar ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO. Ai e ka larguar Hungarinë nga Evropa, thotë për Zërin e Amerikës analist Peter Kreko.

“Askush nuk ka shkuar deri në pikën e shkatërrimit të institucioneve demokratike, duke u kthyer kundër Perëndimit dhe kultivuar marrëdhënie me Rusinë dhe Kinën”.Kina po financon 3.8 miliardë dollarë për ndërtimin e një hekurudhe të shpejtësisë së lartë nga Budapesti për në Beograd, projekt i rëndësishëm i nismën së Pekinit “Një Brez një Rrugë”. Në vitin 2022 Hungaria ishte ndër përfituesit më të mëdhenj në botë të investimeve kineze.

Lexo edhe:

Zelensky kërkon raketat Patriot nga SHBA pas sulmeve masive ruse

Rusia ndalon përkohësisht eksportet e karburantit për avionët

“Ka rregullore të hartuara në mënyrë arbitrare dhe të miratuara me shpejtësi nga parlamenti, për të parandaluar çdo mbikëqyrje të investimeve ruse në centralin bërthamor ose investimeve kineze në hekurudhën që lidh Beogradin me Budapestin”, thotë për Zërin e Amerikës Miklos Ligeri, nga organizata Transparency International në Hungari.

Qeveria hungareze i hedh poshtë pretendimet për korrupsion me argumentin se detajet e investimeve janë mbajtur sekret për të siguruar hua kineze. Analisti Kreko thotë se marrëdhëniet e afërta të Hungarisë me Moskën dhe Pekinin bazohen tek situata gjeopolitike.

“Ndërsa shfaqet një konflikt i ri i llojit të Luftës së Ftohtë midis Kinës dhe Perëndimit, zoti Orban dëshiron të luajë rol lidhës mes tyre. Po ashtu, po përhapet nocioni se rendi liberal demokratik perëndimor po shkon drejt shembjes dhe kërkohen modele të reja, si ato në Rusi apo Kinë”.

Është një kthesë e fortë për Hungarinë e cila rrëzoi komunizmin dhe u bë anëtare e Bashkimit Evropian. Një monument shënon kryengritjen e vitit 1956 kundër sundimit sovjetik, i cili u shtyp brutalisht nga Moska. Hungaria e rrëzoi perden e hekurt të komunizmit në vitin 1989, por tani ka shqetësime për demokracinë në vend dhe fuqinë e ndikimit të Rusisë./VOA

Etiketa: hungarikineRusi

Lajme të lidhura

BOTA

Zelensky kërkon raketat Patriot nga SHBA pas sulmeve masive ruse

16:07 : 02/06/2026
BOTA

Rusia ndalon përkohësisht eksportet e karburantit për avionët

15:41 : 01/06/2026
BOTA

Rumania e konfirmon: Droni që goditi ndërtesën e banimit, është rus “Geran-2”

12:13 : 01/06/2026
BOTA

‘Fuqia e imazhit’/ Si u kthye Vladimir Putin në liderin më jetëgjatë pas Stalinit

15:30 : 31/05/2026
BOTA

NATO bën përgjegjëse Rusinë për dronin në Rumani

09:22 : 31/05/2026
BOTA

Rutte pas rrëzimit të dronit rus në Rumani: NATO është gati të mbrojë çdo centimetër të territorit

15:16 : 29/05/2026
Para

Tirana-Laçi/ Faull ndaj Lushkjes si lojtar i fundit, Silva lë kurbinasit me 10 lojtarë

TË GJITHA

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom