• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Problemet e mëdha të partisë së Vuçiç-it në Beograd! DW: Ç’pritet të ndodhë

09:14 : 21/02/2024
në RAJONI

Seanca konstituive e Kuvendit të Beogradit u shty për datën 1 mars për shkak të mungesës së kuorumit. Kryetari i Autoritetit të Përkohshëm të bashkisë të Beogradit, Aleksandar Shapiq, në prag të seancës konstituive të parlamentit të qytetit, tha se nëse për dhjetë ditë nuk arrihet marrëveshja për shumicën me listën “MI-Glas iz naroda”, në Beograd do të zhvillohen zgjedhjet e reja.

Nëse nuk ka shumicë deri në këtë datë, fillon një periudhë e re prej 45 deri në 60 ditë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Bartësi i listës “MI-Glas iz naroda”, Branimir Nestoroviq, tha se nuk duan të jetnë pjesë e koalicionit dhe se zgjidhja më e mirë është shpallja e zgjedhjeve të reja në Beograd.

Opozita serbe e konsideron këtë fitore të madhe të saj. Siç u theksua në reagimet e para, anulimi i seancës është dëshmi e qartë se ato zgjedhje nuk ishin legjitime. Zgjedhjet duhet të përsëriten në kushte demokratike, deklarojnë liderët e opozitës dhe thonë se rishikimi i listës së zgjedhësve me pjesëmarrjen e vëzhguesve është kushti minimal absolut për zgjedhje të reja.

Në anën tjetër kryeministrja në mandatin teknik, Ana Brnabiq, pohon se kjo nuk është fitore e opozitës dhe se qeveria nuk ka vjedhur asnjë votë.

Lexo edhe:

VIDEO/ Protesta të dhunshme kundër Vuçiç-it në Serbi, sulmohen dhe zyrat e partisë së tij

Plan sekret për mbikëqyrje: Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Problemet me shumicën në Beograd

Protestat në Serbi kundër vjedhjes së votave me flamurin e BE
Protestat në Serbi kundër vjedhjes së votaveFotografi: Darko Vojinovic/ASSOCIATED PRESS/picture alliance

Zoran Gavriloviq nga Byroja e Kërkimeve Sociale (BIRODI) komenton për DW se bëhet fjalë për blerjen e kohës nga ana e autoriteteve. “Është e qartë se formimi i shumicës në një proces që nuk ishte ligjor do të ishte i paqëndrueshëm. Thjesht u vërtetua se zgjedhjet ishin të mbushura me parregullsi dhe se kishte shkelje të rënda të ligjit. Po ashtu, Nestoroviq tha se deputetëve të tyre po u ofrohen shuma gjashtëshifrore në euro për t’u futur në koalicion. Parlamenti Evropian i ka vënë një vulë të gjithave dhe mendoj se Aleksandar Vuçiq ka vendosur të heqë dorë për momentin për shkak të reagimit të brendshëm dhe të jashtëm”, beson bashkëbiseduesi ynë.

Edhe Zoran Stojiljkoviq, profesor i Fakultetit të Shkencave Politike, shtyrjen e seancës e sheh si blerje të kohës. “Mendoj se kjo është bërë që deri më 1 mars të shihen reagimet e opinionit vendas dhe të Bashkimit Evropian. Ndoshta do të ketë një përpjekje për të balancuar të gjithën me gatishmërinë për të shkuar sërish në zgjedhjet e Beogradit”, tha Stojiljkoviq për DW.

Përsëritje në të njëjtat kushte?

Pyetja që shtrohet është se çfarë pret të ndodhë qeveria në dhjetë ditët e ardhshme. Dhe pse nuk u mbajtën menjëherë zgjedhjet e reja? Profesor Stojiljkoviq beson se “ky do të ishte një gjest që do të tregonte dobësi”.

“Qeveria aktuale po përpiqet të dalë nga çdo telash duke e rrotulluar situatën dhe duke treguar një pjesë të bashkëpunimit të saj. Ajo që duket se po harrojmë për momentin është se ajo do të përpiqet të shkojë në ato zgjedhje të përsëritura në kushte kryesisht të pandryshuara dhe kështu të përpiqet t’i fitojë ato”, paralajmëron Zoran Stojiljkoviq.

Aleksandar Vucic mohon akuzat për vjedhjen e votave
Aleksandar Vucic mohon akuzat për vjedhjen e votaveFotografi: Darko Vojinovic/AP/dpa/picture alliance

Bllof i pasuksesshëm i autoriteteve

Ditët e fundit, zyrtarë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), si dhe Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), kanë pohuar se kanë shumicën për të formuar një qeveri në kryeqytetin e Serbisë. Ata deklaruan se deputetë nga grupe të ndryshme parlamentare po kontaktojnë me ta dhe u ofrojnë mbështetje SNS dhe SPS në një votim të fshehtë. Tani është e vështirë të përcaktohet, nëse ishte një bllof apo pas këtyre deklaratave fshiheshin kalkulime dhe marrëveshje të tjera.

Zoran Gavriloviq beson se “në ditët në vijim, Vuçiq mund të tentojë të negociojë duke shmangur hetimin ndërkombëtar, në këmbim të përsëritjes së zgjedhjeve në Beograd”. Ai ndoshta do të përpiqet të zbusë disi raportin e ODIHR. Mendoj se do të jemi dëshmitarë të një lloj loje politike”, thekson Gavriloviq.

Legjitimiteti i kontestuar i zgjedhjeve

Për Zoran Gavriloviqin, këmbëngulja e autoriteteve se duan legjitimitetin e plotë të qeverisë së Beogradit është “një histori boshe, sepse qytetarët e Beogradit zgjodhën listën e udhëhequr nga Presidenti i Serbisë. Vuçiqi ka shkelur Kushtetutën, Ligjin për Presidentin e Republikës dhe Statutin e SNS, sepse ai është vetëm anëtar i partisë dhe si president nuk ka pasur të drejtë të paraqitet në listat zgjedhore. Thjesht nuk mund të flasim për legjitimitet”, thekson Gavriloviq.

Qëndrimin e opozitës për hapat e ardhshëm do ta dimë së shpejti, thotë Zoran Stojiljkoviq. Dhe do të shohim “nëse do të bien dakord për zgjedhje të shpejta në kushte të ngjashme, që është një lloj rreziku, apo do të insistojnë për kushte më të mira”, vëren profesor Stojiljkoviq./DW

Etiketa: SerbiVucic

Lajme të lidhura

BOTA

VIDEO/ Protesta të dhunshme kundër Vuçiç-it në Serbi, sulmohen dhe zyrat e partisë së tij

22:45 : 14/08/2025
RAJONI

Plan sekret për mbikëqyrje: Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

08:33 : 13/08/2025
RAJONI

Kurti dhe Gërvalla thonë se Serbia paraqet “kërcënim real” për sigurinë e Kosovës

12:04 : 11/08/2025
RAJONI

Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pranon fajësinë për nxitje të përçarjes

10:51 : 08/08/2025
RAJONI

FOTO/ 34-vjeçari serb arratiset nga paraburgimi në Mitrovicën e Veriut

20:31 : 07/08/2025
SPORT

SKANDAL/ UEFA “fle gjumë”, klubi që garon në Champions falenderon tifozët për banerin “Kosova je Serbi”

19:33 : 07/08/2025
Para

Korçë - Dhunoi gruan 3 ditë më parë, Policia: 71-vjeçari fshihte armë dhe municion në muret e shtëpisë

TË GJITHA

EMRAT-VIDEO/ Goditet grupi i kultivimit dhe shitjes së kanabisit në Skrapar, 5 të arrestuar

12:21 : 16/08/2025

Nga xhirimi i gomave, tek qethja pranë lokalit dhe fishkëllima/ Si ndodhi vrasja e 14-vjeçarit

12:06 : 16/08/2025

“Miliona jetë mund të shpëtohen”/ Trump: Duhet “Marrëveshje Paqeje”, jo armëpushim

11:44 : 16/08/2025

FOTO/ Denoncimi i PD: Tek “5 Maji” po ndërtohet një objekt pa leje, policia merr para nga pronarët

11:34 : 16/08/2025

Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, arsyeja

11:17 : 16/08/2025

Ndezi zjarr në tokën e tij dhe rrezikoi banesat e fshatit, arrestohet 65-vjeçari në Berat

10:59 : 16/08/2025

Nga ngritja e gishtit te buzëqeshjet, sinjalet e fshehta Trump-Putin

10:49 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com