• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD thirrje Ramës: Jepi fund provokimeve ndaj opozitës, liro protestuesit!

16:39 : 21/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike i ka bërë thirrje Qeverisë që të ndalë provokimet ndaj opozitës dhe të lirojë protestuesit, e arrestuar pas protestës së mbajtur mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë.

Në një deklaratë nga selia blu, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi e ka konsideruar si inskenim veprimin e Policisë, e cila e konsideroi godinën e Kryeministrisë si sken; krimi. Sipas tij, ky veprim është shenja e degjenerimit final të pushtetit të Edi Ramës.

“Çdo procedim, ndalim apo abuzim me protestuesit e djeshëm do të marrë përgjigje ligjore dhe qytetare. Cdo polici abuziv do t’ia çojmë ligjin te dera, çdo shkelësi do t’i kujtojmë se interesat e qytetarëve, e drejta e fjalës dhe protestës, nuk mund të negociohen me patronazhistët e pushtetit.”– tha ndër të tjera Këlliçi.

DEKLARATË E ANËTARIT TË KRYESISË SË PARTISË DEMOKRATIKE, BELIND KËLLIÇI

Inskenimi i një skene krimi, mbrëmë para Kryeministrisë, nga polico-patronazhistët e Taulant Ballës, është shenja e degjenerimit final të pushtetit të Edi Ramës.

Lexo edhe:

Zgjedhjet në PD, nis numërimi i votave në selinë blu

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

Gjezdisja për disa orë në shkallët e selisë së qeverisë, ishte një akt neverie që buron nga urrejtja e tyre dhe shefave të tyre për fjalën e lirë, demonstrimin qytetar dhe të drejtat e opozitës.

Partia Demokratike u bën thirrje Edi Ramës dhe Taulant Ballës t’u japin fund provokimeve ndaj opozitës, të lirojnë protestuesit, të respektojnë të drejtat e tubimit qytetar. Policëve që angazhohen në tejkalim të kompetencave dhe me zell partiak në dhunimin dhe arrestimin e protestuesve tanë, u themi fare qartë se i njohim, ua dimë fytyrat dhe bëmat dhe do të përgjigjen një më një, dhe pa kaluar gjatë!

Të dashur qytetarë,

Opozita e dëgjoi dje fjalën tuaj në Bulevard dhe po kështu edhe qeveria. Angazhimi i policëve civilë për të intimiduar, goditur dhe arrestuar protestuesit e opozitës, është shenja se pushteti ka frikë nga ju dhe nga opozita.

Duhet të ketë frikë sepse i ka ditët e numëruara.

Partia Demokratike siguron të gjithë protestuesit se ne do tu dalim zot. Tubimi i djeshëm, i qindra mijëra shqiptarëve është siguresa e garancisë se në këtë vend është sovrani që e ushtron pushtetin, dhe ata qeveritarë në kryeministri dhe ata policë me uniformë, janë vetëm qiraxhinj në shtetin e shqiptarëve.

Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku e të tjerë, të bëjnë kujdes! Tu thonë zelltarëve partiakë në polici se nuk i mbron asgjë para së drejtës dhe ligjit. Nuk mund të fshihen dhe nuk mund të marrin garanci paprekshmërie nga ata që as vetë nuk i kanë këto garanci! Kush prek demokratët do të përgjigjet një më një.

Çdo procedim, ndalim apo abuzim me protestuesit e djeshëm do të marrë përgjigje ligjore dhe qytetare. Cdo polici abuziv do t’ia çojmë ligjin te dera, çdo shkelësi do t’i kujtojmë se interesat e qytetarëve, e drejta e fjalës dhe protestës, nuk mund të negociohen me patronazhistët e pushtetit.

Bëni kujdes, sepse kujdestaria e pushtetit nuk e ndal dot shpagimin e ligjit, dhe kur kjo të ndodhë as Edi, as Taulanti nuk do jenë aty për tu mbrojtur.

Në fund, edhe njëherë, mirënjohje për të gjithë shqiptarët që dhanë dje një mesazh force dhe shprese. Të gjithë protestuesve që u cenuan në krye të detyrës qytetare, në zemër të protestës, u themi se Partia Demokratike dhe opozita janë me ta në çdo hap ligjor dhe njerëzor.

Shqipërisë, shqiptarëve dhe demokratëve u dalim zot!

Etiketa: Belind KëlliçilirimPDprotestuesit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet në PD, nis numërimi i votave në selinë blu

22:01 : 15/07/2026
AKTUALITET

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

21:36 : 15/07/2026
AKTUALITET

Debate në Këshillin Kombëtar të PD-së, Kuçana përplaset me Berishën për Flamur Nokën

19:41 : 15/07/2026
AKTUALITET

Votohet sot kupola drejtuese e PD-së, Berisha prezanton EMRAT e kandidatëve

19:16 : 15/07/2026
AKTUALITET

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD/ Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

17:20 : 15/07/2026
AKTUALITET

‘Territorialja’/ Tabaku kërkon dëgjesë me Bashkinë e Tiranës: Administron 1.3 milionë qytetarë

16:39 : 15/07/2026
Para

Osmani: Masat ndaj Kosovës po krijojnë çekuilibër në dialog

TË GJITHA

Zgjedhjet në PD, nis numërimi i votave në selinë blu

22:01 : 15/07/2026

Spektakli pret ende golin, Angli–Argjentinë mbyllet pa fitues në pjesën e parë

21:56 : 15/07/2026

Përplasja me Erion Braçen, protestuesi: Më etiketoi si drogaxhi, më pas u kërcënova me 500 mesazhe

21:41 : 15/07/2026

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

21:36 : 15/07/2026

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

21:25 : 15/07/2026

Një hap larg finales, starton supersfida Angli-Argjentinë

21:12 : 15/07/2026

50 milionë euro pa garë financiare/ ARRSH kualifikon vetëm nga një kompani për çdo lot

21:05 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbet girişbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş