• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Opozita del në shesh, çfarë të rejash prodhoi protesta para Kryeministrisë

20:51 : 20/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Për rreth dy orë ka zgjatur protesta e sotme e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e mbajtur pas një kohë shumë të gjatë në këto përmasa, ku për herë të parë lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ishte në shesh për shkak të masës së arrestit të vendosur ndaj tij.

Protesta u shoqërua vetëm me disa tensione të vogla, ku një grup qytetarësh hodhën disa tymuese dhe molotovë drejt godinës së Kryeministrisë, si dhe rrëzuan kangllat e vendosura para kordonit të Policisë.

Deputetët e Partisë Demokratike u mblodhën fillimisht në selinë blu dhe më pas dolën të bashkuar, për t’iu bashkuar mijëra qytetarëve që ndodheshin para godinës së Kryeministrisë. Deputetët udhëhiqeshin nga Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, teksa para tyre qëndronin disa të rinj me pankartën të cilës i është hequr vizë shprehjes “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, duke e zëvendësuar me shprehjen “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, e cila ishte dhe slogani i protestës së sotme.

Protesta nisi me këndimin e himnit kombëtar, teksa më pas nisën fjalimet ku i mbajtën kryesisht eksponentët kryesorë të PD-së. Gjithashtu, fjalim mbajti dhe aktori Mehdi Malka si dhe një qytetarë e Himarës, ku përcolli mesazhet e saj për arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri.

E vetmja nga partitë e tjera, që mbajti një fjalim para protestuesve ishte deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho. Ndërkohë vlen të theksohet fakti se tek protesta mungonte Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ku sipas Partisë së Lirisë, për shkak të axhendës, janë jashtë shtetit.

Lexo edhe:

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

Risia e kësaj proteste ishte deputetja e PD-së Jorida Tabaku, e cila iu bashkua qytetarëve në shesh. Deri tani ajo kishte mbajtur një qëndrim të larguar nga të dyja palët në PD. Ajo iu bashkua protestës bashkë me ish-deputetin e PD-së Alfred Rushaj.

E pranishme në bulevard ishte dhe Argita Malltezi, vajza e kreut të PD-së, Sali Berisha, e cila iu bashkua protestuesve.

Fjalimet përmbanin zakonisht mesazhet e zakonshme me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, qeverisë së tij, si dhe për bashkimin e Partisë Demokratike.

Edhe pse në “arrest shtëpie”, kreu i PD-së, Sali Berisha e pati mundlsinë përmes teknologjisë për të përcjellë mesazhet e tij para protestuesve. Ai kishte ngritur një podium në shtëpi, teksa deklaroi se sot nis beteja pa kthim e mosbindjes civile, ndaj diktaturës së dytë, si dhe se po lufton për “fëmijën” e tij, duke iu referuar pluralizmit politik.

Risia në fjalimin e Berishës ishte dhe se ai duket se sot nisi fushatën për zgjedhjet elektorale të vitit 2025, ku foli për programin qeverisës së PD-së, teksa u premtoi demokratëve dhe opozitarëve fitore.

Pas përfundimit të protestës, Gazment Bardhi deklaroi se nga selia blu se ndjen keqardhje për ata që kanë hequr dorë nga të bërit opozitë. Ai garantoi se aksioni dhe reagimi qytetar do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, teksa kishte një apel dhe për Gjykatën e Lartë dhe atë të Apelit për të mos mbajtur më zvarrë çështjen e vulës së PD.

“Edhe unë dua ti shpreh mirënjohjen maksimale qytetarëve për këtë pjesëmarrje masive. Është kënaqësi të jesh krah demokratëve dhe opozitarëve. Ndjej keqardhje për këdo që ka hequr dorë nga të qenit në opozitë. Do të shikoni që reagimi do vijojë në ditët në  vijim, por paralelisht do të vazhdojë edhe forcimi i PD Në parlament është një aksion i nisur nga deputetët. Vullneti ynë ka qenë për të pasur një parlament institucional. Të drejtat kushtetuese që na kanë dhënë qytetarëve nuk jam japim Edi Ramës. Gjej rastin ti bëj thirrje Gjykatës së Lartë të zbardhe vendimin dhe gjykatës së apelit të japë një vendim për të mos marrë zvarrë PD”, tha Bardhi për mediat.

Ndërsa, Flamur Noka falenderoi çdo qytetar e demokrat që iu bashkua tubimit të sotëm, teksa bëri më dije se aksioni opozitar do të vijojë edhe në ditët në vijim.

“Sot ka vetëm një fjalë, mirënjohje dhe falënderim për ata që ishin dhe ata që na kanë mbështetur edhe larg. Sot bashkimi tregoi se bëri mrekulli. Sot fjalët tona ishin të tepërta, folën shqiptarët për bashkimin dhe për ti dhënë mesazh regjimit, se është koha të flasim për shqiptarët. Hapi i radhës do të jetë ai që do përcaktoj PD bashkë më koalicionin. Aksioni ynë do të vazhdojë dhe në do të na shihni çdo ditë me qytetarët. Opozita do ti japë zgjidhje qytetarëve. As më të voglën diskutim, përball këtij bashkimi ndjesa është kryefjala jonë. Sot ka vetëm një fjalë: Mirënjohje çdo demokrati, shqiptari të lirë, që i dha zë dhe fuqi opozitës, PD dhe lirisë në vend.” – tha Noka.

Pas përfundimit të protestës, Policia e Shtetit nisi dhe shoqërimin e qyetatarëve, edhe pse tensionet ishin të vogla në protestë.

Etiketa: BerishaopozitaPDprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025
AKTUALITET

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

21:23 : 06/06/2025
Para

Senatorët kundër Tuchel, ka përplasje brenda skuadrës

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com