• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Më shkruaj kur të arrish në shtëpi“/ Kodi i sigurisë së vajzave në Shqipëri

19:06 : 19/02/2024
në AKTUALITET, SOCIALE
Nje grup burrash diskutojne prane periferise se lagjes "Ali Demi"

Nje grup burrash diskutojne prane periferise se lagjes "Ali Demi"

Lexo edhe:

Zjarret përfshijnë Evropën Jugore, AP: Situatë alarmante në Greqi, Shqipëri, Spanjë dhe Turqi

Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

Të pandriçuara dhe të lëna krejtësisht pas dore, gratë dhe vajzat nuk ndihen të sigurta të ecin vetëm në rrugët periferike të Tiranës. Një grup aktivistësh fotografuan dje rrugicat e lagjes “Ali Demi”, si dëshmi e kufizimit, që u vendosin gjysmës së popullsisë së qytetit. Nisma e titulluar “Më shkruaj kur të arrish në shtëpi“, u ndërmor për të dokumentuar pasigurinë e vajzave dhe grave gjatë orëve të vona të natës.

“Sa e lirë, sa e mbrojtur dhe sa vulnerabël mund të ndihet një grua natën? Secila prej nesh në një moment e ka përjetuar një lloj frike sidomos pas orëve të vona “ – tha Ebi Spahiu, aktiviste e Kolektivit Feminist.

Rrugicë e pandriçuar, përballë rrugës kryesore të ndriçuar, në “Ali Dem“

Ecja dhe fotografimi u ndërmor nga grupimi i “Photowalk“  së bashku me Kolektivin Feminsit. Ky aktivitet paraprin “Tetë Marsin“, duke u lidhur dhe me moton kryesor të protestës të këtij viti “Nata është e jona“.

Një dritë rruge e djegur në lagjen “Ali Demi“, Tiranë

“Fotot që do realizohen do përdoren për posterin e madh të tetë marsit, të marshimit, një pjesë tjetër, do përdoren për tu ngarkuar në google maps, për të dhënë një panoramë të qartë të situatës ekzistuese të zonës“- tha artistja vizuale multi – disiplinare Abi Shehu.

Pamje nga lagja përballë në errësirë në lagjen “Ali Demi“

Pas përfundimit të eksplorimit të zonës grupet e vëzhgimit u bashkuan në hapësirat e “Bulevard Art Media Intitute“ për të diskutuar gjetjet. Enriko Peçuli theksoi se përveç ndriçimit, shumica e rrugicave, nuk janë të pajisura me kamera.

“Lagjet më afër qendrës ke kamera kudo, ke lokale, ke njerëz, ke aktivitet, këtu ende s’ka arrit aktiviteti, ka shtëpi private dhe është lagje shumë e pa monitoruar“- analizoi ai.

Një tunel i pandriçuar në zonën e “Ali Demit“

Për më tëpër Peçuli shtoi se menjëherë sipër lagjes që u krye vëzhgimi, pra sipër “Ali Demit“, je shumë afër “Qytet Studentit“ (QS) dhe aty janë të vendosura godinat e QS.

“Një pjesë e mirë e studenteve vijnë nga periferia, janë të pasigurta, vijnë në një qytet të madh, rrugët nuk i dinë. Kur qyteti është i panjohur për ty çdo gjë është më e frikshme“- përfundon ai.

Ebi Saphiu shprehet se shumicën e rasteve, njerëzit që rrinin në baret e lagjes, apo që rrinë në cepa rrugës natën, janë kryesisht burra. Sipas saj gratë janë të padukshme në hapësirën publike natën.

Pamje nga rrugicat e pandriçuara të zonës “Ali Demi“

“Gratë janë prezente në disa rrethana si p.sh. për të bërë pazarin, ose me fëmijët, ose kanë rolin e edukatorit, apo përkujdesjes, kurse burrat janë ata që bëjnë muhabet me njëri – tjetrin, shkojnë kalceto. Burrat kanë jo vetëm akses të hapësirave, por edhe të kohës së lirë të tyre, gjë që gratë në Shqipëri nuk e kanë“- analizon Spahiu.

Pamje nga rrugicat e pandriçuara të zonës “Ali Demi“

Duket se frikën për të lëvizur vetëm natën në rrugicat e Tiranës, e ndjejnë edhe djemtë dhe burrat.

“Kur kthehesha vonë, që dilja me shoqërinë, ka pas momente që ndjeja pak frikë në thonjëza. Kur nuk ke një rrugë alternative për të marrë, e ke gjithsesi atë pasigurinë se çfarë mund të hasesh, ose personat që mund të përballesh“- përfundon Andi Metaliaj.

/Citizens Channel

Etiketa: KodiShqiperisiguriavajzat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarret përfshijnë Evropën Jugore, AP: Situatë alarmante në Greqi, Shqipëri, Spanjë dhe Turqi

18:53 : 13/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

17:06 : 13/08/2025
AKTUALITET

Pyjet e Shqipërisë po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

15:38 : 13/08/2025
AKTUALITET

Shifra shqetësuese, lindjet bien me 6.5% në 6-mujorin e parë të 2025

14:27 : 12/08/2025
AKTUALITET

Qeveria Rama e çon vendin drejt skamjes! Mbështetja financiare për familjet dhe fëmijët mbetet shumë e ulët

09:25 : 12/08/2025
AKTUALITET

Kreditimi i pamundur, pesha e bujqësisë në ekonomi bie në minimumin historik

09:16 : 11/08/2025
Para

Policia malazeze gjen 54 kg marijuanë buzë liqenit të Shkodrës

TË GJITHA

PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

23:11 : 13/08/2025

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 13/08/2025

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

22:47 : 13/08/2025

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

22:24 : 13/08/2025

Sam Altman sfidon Neurolinkun e Musk, gati startupi për “bashkimin” e njeriut me makinerinë

22:23 : 13/08/2025

PSG-së nuk po i ecën me ekipet londineze, Tottenham dyfishon shifrat

22:17 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com