• Kontakt
Wednesday, June 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bardhi nga Elbasani: Në vitin 2025, PD është fituese e zgjedhjeve

12:31 : 17/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Grupit të deputetëve të Opozitës, Gazment Bardhi nga qyteti i Elbasanit është shprehur se opozita ka humbur 4 vite me luftë të brendshme, ndërkohë që tashmë është e bashkuar.

Nga Elbasanit, demokrati ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 20 shkurtit, ndërkohë që ka theksuar se në do të vijohet me aksionin e fortë opozitar, duke u shkuar qytetarëve dere më derë, atëherë PD do jetë forcë fituese në vitin 2025.

“Po të jemi të gjithë bashkë, nga sot, e të nisim punë që sot, pa u ndalur derë më derë, në 2025 PD duhet dhe është fituese e zgjedhjeve. Jo thjeshtë se ka ardhur momenti, por se Shqipëria ka humbur 4 vite të çmuara. Unë jam dëshmitar për sakrificën dhe betejën që ju dhe ne të gjithë bashkë, bëmë në 2021. Në atë betejë, vetëm duke patur në krah njëri tjetrin, ne punuam dhe arritëm të fitojmë mendjen dhe zemrën e qytetarëve të Elbasanit. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë në këtë periudhë që na ka ngelura deri në zgjedhje. Do të duhet të fitojmë mendjen dhe zemrën e çdo qytetari të ndershëm. Këtu në Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë. Te qytetarëve që e duan ndryshimin që e presin ndryshimin dhe që punon për ndryshimin”, theksoi Bardhi.

Fjala e plote e Gazment Bardhit

Kënaqësi të takohemi sot, këtë javë, ku dy ngjarje të rëndësishme kanë ndodhur për PD dhe opozitën, pas një periudhe ku rruga e konfliktit dhe përçarjes i mërziti dhe i bëri pesimist demokratët. Bashkimi i PD të hënën dhe bashkimi i opozitës në një fron të përbashkët dje, janë dalje nga errësira ku ishin futur të gjithë bashkë, duke bërë kështu atë që pret prej kohësh çdo demokrat, çdo opozitar, çdo shqiptar i ndershëm.

Lexo edhe:

Punonjësi i postës në Itali nën akuzë për manipulim votash, bëri foto me fletët dhe e hodhi në FB

FOTO/ Aksidenti i trefishtë Elbasan, policia: U plagosën 5 persona! Një u transportua tek Trauma

Pa bere histori me atë qe ka ndodhur ne këto dy vite ne PD, ku shume prej nesh per këto zhvillime kanë ndarë mendime të ndryshme që na përçanë dhe na futën në konflikt, nuk dua të fsheh krenarinë që edhe njëherë ne demokratët treguam se kur bëhet fjalë për Shqipërinë, kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve shqiptarë dimë ti kapërcejmë vështirësitë. Ne fatmirësisht u ndërgjegjësuam të gjithë bashkë se ajo rrugë ishte rrugë e gabuar.

Ka nje pjesë të vogël prej nesh që mendojnë akoma se rruga e bashkimit nuk është rrugë e duhur! Nuk do të duhet ti flasim as me mllef e as me inat, miqve e shokëve që kemi bërë beteja me ta. Kemi një dëtyrë! Ti ndërgjegjësojmë se përçarja nuk është rruga e duhur. Jo vetëm për PD, sepse ne nuk jemi këtu vetëm për PD, por nuk është rruga e duhur për Shqipërinë. Sepse ne këtu jemi për Shqipërinë! Ne jemi këtu se duam të jetojmë në Shqipëri! Prandaj duhet ti ndërgjegjësojmë të jenë krah nesh, përballë Edi Ramës. Ti ndërgjegjësojmë të jemi krah njëri tjetrit sepse vetëm ashtu jemi më të fortë. Vetëm ashtu hedhim themelet e nevojshme për të ndërtuar projektin fitues për PD dhe fitorja e PD është objektivi që bën këto burra e gra bashkë në këtë sallë dhe mijëra të tjerë jashtë kësaj salle.

Po të jemi të gjithë bashkë, nga sot, e të nisim punë që sot, pa u ndalur derë më derë, në 2025 PD duhet dhe është fituese e zgjedhjeve. Jo thjeshtë se ka ardhur momenti, por se Shqipëria ka humbur 4 vite të çmuara. Unë jam dëshmitar për sakrificën dhe betejën që ju dhe ne të gjithë bashkë, bëmë në 2021. Në atë betejë, vetëm duke patur në krah njëri tjetrin, ne punuam dhe arritëm të fitojmë mendjen dhe zemrën e qytetarëve të Elbasanit.

Të njëjtën gje duhet të bëjmë në këtë periudhë që na ka ngelura deri në zgjedhje. Do të duhet të fitojmë mendjen dhe zemrën e çdo qytetari të ndershëm. Këtu në Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë. Te qytetarëve që e duan ndryshimin që e presin ndryshimin dhe që punon për ndryshimin.

Nuk do të u flas sa keq qeverisë Edi Rama se kam bindjen e thelle se ju e ndjeni me shume se une apo kolegët deputet. Dua të jem i vërtetë: Vështirësitë më të mëdha gjatë këtyre viteve I keni kaluar ju, demokratët dhe anëtarët e partisë. Ne ndonjëherë edhe për shkak të vendimeve të gabuara tonat, ja u kemi shtuar mundimin. Dhe nuk është asnjëherë e tepërt edhe të kërkojmë ndjesë që nuk i kemin bërë gjerat gjithmonë ashtu sic duhet. Prandaj duke qenë të gjithë të ndërgjegjshme se çfarë po bën Edi Rama, do të duhet që të gjithë bashkë të jemi me 20 shkurt në orën 5:30 në shesh përpra kryeministrisë.

Jo thjesht për të treguar se reagojmë para padrejtësisë, por për të dhënë mesazhin se të bashkuar jemi më të fortë dhe dimë të japim përgjigjen e merituar ndaj padrejtësive që na bëhën.

Elbasani duhet ti prijë protestës së 20 shkurtit. Do të jemi ne në këtë sallë e shume më shumë qytetarë. Sepse qytetarët e Elbasanit kanë shumë për të protestuar. Kanë shumë arsye për të reaguar. Edhe pse një zonë me kaq shumë burime, me njerëz kaq punëtor, Elbasani është në hartën e qyteteve ku varfëria po u pamundëson jetën shumicës së qytetarëve.

Kam bindjen e plotë se strukturat e partisë dhe qytetarët e Elbasanit që na janë bashkuar në takimin e sotëm do të ftojnë në protestë jo thjesht demokratet, por çdo qytetar. 20 shkurti nuk është protestë e demokratëve, nuk është protestë e PD, por është protestë e çdo qytetari që do të jetoj në Shqipëri dhe e do të ardhmen e familjes së tij.

Nuk dua ta zgjas shume. Fjalët I kemi pas të madha gjatë gjithë këtyre viteve sa dhe ju kemi lodh! Tani është koha për veprim. Tani është koha që të jemi të gjithë bashkë. Ne jemi të nderuar që ju kemi në krah dhe ne do jemi në krahun tuaj për të bërë gjithçka që PD të kthehet force fituese, në forcën që udhëheq Shqipërinë drejt Europës.

Ju përshëndes të gjithve dhe shihemi në 20 shkurt, ora 17:30, para kryemisnitrisë.

Etiketa: bardhielbasanzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Punonjësi i postës në Itali nën akuzë për manipulim votash, bëri foto me fletët dhe e hodhi në FB

20:55 : 03/06/2025
AKTUALITET

FOTO/ Aksidenti i trefishtë Elbasan, policia: U plagosën 5 persona! Një u transportua tek Trauma

19:01 : 03/06/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen tre makina, disa të plagosur! Një në gjendje të rëndë

17:47 : 03/06/2025
AKTUALITET

Lapaj: Krimi i organizuar luan rol parësor në zgjedhjet e 11 majit

15:24 : 03/06/2025
AKTUALITET

The që do të fitoni, por humbët thellë! Kush mban përgjegjësi? Noka: Nuk ishin zgjedhje, por farsë

21:37 : 02/06/2025
AKTUALITET

Bushati: S’ka zgjedhje normale kur Rama kontrollon drejtësinë, administratën dhe mediat

21:26 : 02/06/2025
Para
Foto ilustruese

Aksident në aksin Vlorë-Llogara, "Benz-i" përplas këmbësorin

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 4 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 03/06/2025

Zbuloni pesë lloje frutash të ngrira që ndihmojnë me uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak

22:52 : 03/06/2025

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ishte informuar paraprakisht për sulmin ukrainas ndaj bazave ruse!

22:49 : 03/06/2025

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

22:46 : 03/06/2025

“Monroe dhe Yellow Zushi”, gazetari: Çfarë droge konsumohet në festivalet verore

22:45 : 03/06/2025

Grabitet një banesë në ‘Zogun e Zi’, hajdutët marrin sende me vlerë, dokumente dhe USB

22:33 : 03/06/2025

Elon Musk kritikon ashpër projektligjin për taksat dhe shpenzimet të Trump: E neveritshme

22:32 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com