• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Dëgjo amerikanët”/ Rama sulmon Kurtin krah Blinkenit

18:00 : 15/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Marrëdhëniet në rajon dhe ato Kosovë-Serbi kanë qenë temë e diskutimit në takimin e zhvilluar në ambientet e kryeministrisë mes kryeqeveritarit Edi Rama dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Këtë e konfirmoi Rama gjatë konferencës së përbashkët për mediat me Blinken pas takimit. Kryeministri shigjetoi me kritika qeverinë e Kosovës së drejtuar nga Albin Kurti, që aktualisht po kalon një ngërç me partnerët amerikanë për çështjen e dinarit serb.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të mbeten mbështetëse të palëkundura të njohjes përfundimtare të Kosovës dhe të përmbushjes së subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe është mirë që asnjëherë shqiptarët kudo ku janë, duke filluar nga shqiptarët në Kosovë të mos të harrojnë se pa Shtetet e Bashkuara nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës dhe se interesi i Shteteve të Bashkuara në këtë rajon dhe specifikisht interesi i Shteteve të Bashkuara për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri dhe në Kosovë nuk është një interes i dorës së dytë, nuk është as një interes i ndarë në çfarëdo aspekti nga interesi ynë në Shqipëri dhe Kosovë për të ndërtuar një të ardhme në paqe dhe në prosperitet për gjeneratat e tjera“, tha Rama.

“E pa diskutim që ne ndihemi të keq ardhur sa herë që shohim hapa mbrapa dhe pa diskutim që ne jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e këtij dialogu. Pa diskutim ne jemi të vetëdijshëm për dhimbjen e plagëve të një tragjedie  jo shumë të largët për ata që sot jetojnë në Kosovë, padyshim jemi të vetëdijshëm edhe për faktin që në momente të caktuara, sic ishte rasti i sulmit terrorist në Banjskë. Serbia nuk është se e ndihmon siç duhet gjithmonë procesit por ama, në radhë të parë shqiptarët e Kosovës dhe pastaj të gjithë ne së bashku, duhet të jemi të vetëdijshëm se është në interesin tonë, është në interesin e Kosovës që të përparojë unilateralisht nëse është nevoja në realizimin e të gjitha atyre kërkesave që janë në tryezën e dialogut të cilat nuk janë kërkesa shtrënguese. Nuk janë as kërkesa që Kosova të lëshojë 1 milimetër nga dinjiteti, sovraniteti dhe ardhmëria e vet, por janë kërkesa që bëjnë të mundur përmes realizimit të tyre krijimin e një konteksti që e ngre lart Republikën e Kosovës si një republikë që e meriton të gjithë mbështetjen, të gjithë respektin, të gjithë besimin e aleatëve dhe partnerëve tanë strategjikë pa të cilët e ardhmja bëhet shumë më e largët dhe e tashmja bëhet shumë më e ndërlikuar”, shtoi.

“Prandaj, edhe sot, pasi kemi diskutuar, unë dua ta përsëris apelin tim, apelin tonë për autoritetet e Prishtinës që të mos bëjnë asnjë hap të pa konsultuar dhe të pa koordinuar me aleatët tanë strategjikë sepse është, në radhë të parë, në interesin e tyre dhe patjetër pastaj është në interesin e aleancës sonë“, theksoi Rama.

Lexo edhe:

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

Berisha publikon denoncimin: Luftar Hysa bashkëpronar me Dritan Rexhepin te “Queens Casino

Ai aludoi se Albin Kurti po del kundër partnerëve amerikanë për përfitime elektorale. “Nga veprimet e pa konsultuara dhe të pa koordinuara mbase mund të fitohen disa vota sot për sot, duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument të politikës së brendshme por nuk fitohet e ardhmja”, tha.

Gjatë fjalës së tij, Edi Rama falënderoi SHBA për mbështetjen që sipas tij i ka dhënë Shqipërisë në fusha të ndryshme, duke përmendur këtu edhe drejtësinë.

Marrëdhëniet dypalëshe i vlerësoi dhe Blinken, i cili bëri me dije se muajin e ardhshëm Shqipëria do të përurojë bazën e NATO-s në Kuçovë.

Lidhur me raportin Kosovë-Serbi, ai tha se dialogu është “shtegu i vetëm i duhur”.

“Jemi të angazhuar të mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin  e vendeve të Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin dhe me Ballkanin Perëndimor, me njëri-tjetrin dhe me Evropën. Sa i takon Kosovës dhe Serbisë, dialogu i lehtësuar nga BE-ja është i duhuri dhe shtegu i vetëm i duhur. Ne jemi të angazhuar të bëjmë gjithçka që duhet për të mbështetur të dyja vendet ndërsa kalojnë këtë shteg. Gjithashtu dua të përgëzoj rolin e Shqipërisë sepse ka qenë një forcë për stabilitet rajonal, integrim rajonal dhe progres rajonal. Ne e dimë se cila është alternativa, sepse e kemi parë, ndaj jemi të vendosur të mbështesim vendet e rajonit të kalojnë në shtegun e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha Blinken.

Etiketa: Antony BlinkenblinkenEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

20:41 : 14/11/2025
AKTUALITET

Berisha publikon denoncimin: Luftar Hysa bashkëpronar me Dritan Rexhepin te “Queens Casino

20:25 : 14/11/2025
AKTUALITET

Rama sulmon sërish drejtësinë: Gjyqtarët ose të korruptuar, ose injorantë

18:54 : 14/11/2025
AKTUALITET

“Si mbledhjet e Enverit, poshtë komunizmi”, Rama nervozohet me komentuesin: Je idiot

18:35 : 14/11/2025
AKTUALITET

Paga minimale 500 €/ Si i mashtroi Rama bizneset dhe përgjysmoi ndihmën e premtuar

16:53 : 14/11/2025
AKTUALITET

Berisha publikon deklaratat e Ramës: I bëri avokatinë Luftar Hysës! E shpalli investitor strategjik njeriun e Sinaloas

13:29 : 14/11/2025
Para

Kylian Mbappe i komunikon largimin nga skuadra PSG-së

TË GJITHA

Zakonet dixhitale që dikur përkufizonin rininë! Njihuni me ata që janë vërtet të varur nga ekranet

08:59 : 15/11/2025

Këmbimi valutor 15 nëntor, me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:45 : 15/11/2025

U plagosur me 10 plumba në atentatin e Rinasit, ndërron jetë në spital Muçi Shaljani

08:36 : 15/11/2025

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

08:11 : 15/11/2025

Diell dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot

08:04 : 15/11/2025

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com