• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pas deklarave të Trump, debat për forcimin e Bundeswehrit

20:13 : 14/02/2024
në BOTA

Deklarata e Donald Trump ka shkaktuar debate të shumta edhe në Gjermani, për domosdoshmërinë e rritjes së buxhetit të mbrojtjes. Tani po diskutohet për një fond special edhe më të lartë, për forcimin e industrisë së armëve dhe për heqjen e frenave të borxheve.

Me deklaratat e tij për detyrimin e NATO-s për të ofruar më shumë pagesa, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar shtimin e zërave në Gjermani që kërkojnë më shumë para për Bundeswehr-in. Politikani i mbrojtjes i CDU-së Roderich Kiesewetter deklaroi për Süddeutsche Zeitung se asetet për ushtrinë duhet të trefishohen.

“Është plotësisht e qartë se ne kemi nevojë për 300 miliardë, në vend të 100 miliardë eurove, në mënyrë që Bundeswehri të bëhet gati për luftim”, tha ai. Por duhet të përjashtohet mundësia e shpërdorimit të parave për të mbyllur vrimat e buxhetit. Përveç kësaj, duhet të arrihet edhe një buxhet i përhershëm i mbrojtjes prej të paktën dy për qind të fuqisë ekonomike. E kjo mund të arrihet vetëm me “rivendosjen e prioriteteve dhe me reforma të qarta strukturore”.

Politikani i SPD-së, Andreas Schwarz gjithashtu sheh një nevojë urgjente për rritjen e fondeve të mbrojtjes. Ai propozon shkëputjen e përhershme të fondeve për mbrojtjen nga e ashtuquajtura frena e borxheve në Kushtetutë, për shkak të pasigurive në SHBA dhe kërcënimit nga Rusia. Gjermania ka nevojë urgjente për të investuar në mbrojtjen civile nga fatkeqësitë, si dhe për shumë më tepër mjete për mbrojtjen kibernetike, për bunkerë, për dhoma operative celulare dhe për furnizimet e spitaleve.

Trump deklaroi gjatë një prezantimi të kandidaturës për president se Amerika nuk do të mbrojë ato vende që nuk paguajnë obligimet e veta, të paktën dy për qind të prodhimit të brendshëm bruto, për shpenzimet e mbrojtjes çdo vit. Gjermania ka paguar më pak vitet e fundit. Por kancelari Scholz thotë se këtë vit “dhe përgjithmonë”, vendi i tij do të plotësojë shifrën dy për qind.

Lexo edhe:

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

Fakti që qeveria po investon më shumë në armatim është vendimtar edhe për Ukrainën. Gjermania është donatori më i madh ushtarak i Ukrainës në Evropë dhe është e dyta në botë, pas Shteteve të Bashkuara. Sipas Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore, Gjermania deri më tani ka dhënë më shumë se 17 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën. Po Ukraina është nën presion në rritje. Një nga arsyet: mungesa e municionit. Kohët e dorëzimit të municioneve janë aktualisht deri në 28 muaj. Fabrikat e reja synojnë ta ndryshojnë këtë, siç është fabrika e kompanisë së armëve Rheinmetall.

Me 12. shkurt Scholz vuri gurëthemelin për ndërtimin e një objekti të ri për municione në Lüneburg Heath. Në vitin 2025 pritet të dalin nga fabrika 50.000 predha artilerie, vitin tjetër 100.000 e më vonë 200.000 në vit. Do të prodhohen kryesisht predha artilerie 155 milimetra, si dhe eksplozivë dhe komponentë për artilerinë raketore. Rheinmetall planifikon të investojë një total prej 300 milionë euro në fabrikën e re, ku do të hapen 500 vende pune.

Nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit CDU/CSU Johann Wadephul thotë se këto investime janë të rëndësishme. Por, sipas tij, qeveria federale duhet të paraqesë një strategji për të forcuar industrinë e mbrojtjes.

Bundeswehrimund të bëhet vetëm atëherë shtylla kurrizore konvencionale e NATO-s dhe mbrojtjes në Evropë, kur të ketë bazën e duhur industriale. Ndërsa qeveria duhet “më në fund” të paraqesë një strategji gjithëpërfshirëse për të forcuar industrinë gjermane të sigurisë dhe të mbrojtjes./DW

 

Etiketa: donald trumpgjermaniaSHBAushtri

Lajme të lidhura

BOTA

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

15:29 : 24/06/2026
BOTA

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026
BOTA

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026
AKTUALITET

Nga Zvërneci te dorëheqja e Ramës/ Narrativat e mediave amerikane për protestën në Shqipëri

14:40 : 23/06/2026
AKTUALITET

Revolta e Kakomesë kundër Luan Lekës u paketua në “X” si protestë kundër familjes Trump

10:42 : 23/06/2026
BOTA

Plani për paqe/ Si po shkojnë bisedimet SHBA-Iran

09:40 : 23/06/2026
Para

Uerdi Mara transferohet te kampionët e Gjeorgjisë

TË GJITHA

Franca kap një anije të flotës hije ruse, Macron: S’do të lejojmë t’i anashkalojnë sanksionet

14:36 : 25/06/2026
Background for a hot summer or heat wave, orange sky with with bright sun and thermometer

“Kupola e të nxehtit” nuk e lëshon Europën, temperaturat ekstreme paralizojnë qytetet

14:25 : 25/06/2026

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, jepen masa sigurimi për 6 punonjës shtetëror

14:15 : 25/06/2026

Tiranë/ Grabitën banesën nën kërcënimin e armës, dy të arrestuar, një në kërkim (EMRAT)

13:55 : 25/06/2026

Selin Bollati nis projektin e ri, prapaskenat me DJ Gimbo bëhen virale

13:44 : 25/06/2026

K.E – BELA MAFIA

13:38 : 25/06/2026

Bashkia Himarë reagon vetëm pas tragjedisë, vendos ndërtimin e shkallëve në Gjirin e Filikurit

13:37 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet