• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj po i bën Ramës “funeralin politik”

09:37 : 13/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në një vend paksa normal, së pari kryeministri do kish dhënë dorëheqjen e menjëhershme, për të mos pritur që të mbusheshin sheshet e protestës për ta zbuar nga zyra, por Rama e di mirë se në gati 11 vite pushtet nuk ka punuar për “një vend normal”… Megjithatë Rilindja e tij, e bazuar mes copëza komuniste, klienteliste, krimi të organizuar dhe botës oligarkike, mund të shënojë fundin, jo nga reagimi popullor, apo nga “ndërkombëtarët e stabilokracisë”, por nga të vetët. Paradoksalisht, Edi Rama do të mbahet mend për shprehjen “hengshin kokat e tyre”, duke iu referuar botës së krimit, por kjo thënie “lapidar”, është mu bash e në strofullën e majës së pushtetit.

Dëshmitë e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për përfshirjen e Ramës dhe Veliajt në aferën e frikshme të inceneratorëve që po përpijnë 430 milionë euro, janë shenja e fortë se në atë pushtetin e hajnisë diçka po lëviz. Fatkeqësisht nuk po lëviz mbi bazë parimesh, por interesash dhe grupimesh të lidhur me korrupsionin dhe oligarkinë për të sulmuar të ngjashmit me qëllim pushtetin e madh.

Vetë Rama po mban një barrë dyfishe nga dëshmia e Ahmetajt. Së pari ai mban barrën e rëndë të tijën, si për aferën e inceneratorëve, ashtu edhe për mënyrën sesi kontrollon drejtësinë e re, duke e kthyer në mjet për të prerë kokat e të vetëve që mendon se po i dalin nga rreshti. Krahas kësaj, po mban edhe barrën e Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës që po sheh sesi prangat kanë shkuar në zyrat e bashkisë, por as nuk tentojnë të shkojnë në zyrën e tij. Një aferë dyshe e Rama-Veliajt, por që në publik dhe si mëkat peshën e rëndë po e mban vetëm Rama.

Lexo edhe:

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i Ramës ta shkarkojë!

Veliaj i është shmangur çdo depati publik, teksa ka lëshuar çakejtë e tij jo për të mbrojtur veten, por hedhur helm në vatrën e Ramës me qëllim “shpërndarjen e fajit”, duke përmendur edhe emra të tjerë si të përfshirë në aferë. Veliaj politikisht po tregon amatorizëm, pasi del kundër Ramës në momentet e vështira, pa e kuptuar se kryeministri ka një “armë shfarosëse” në duar e cila është e ashtëquajtura “drejtësi e re”. Njerëz pranë “Lali Erit” të ‘butë, shprehen se kohët e fundit është bërë bishë, teksa ka nxjerrë gjithë armatën mediatike, politike por edhe të një pjesë të oligarkisë së betonit për të çuar indirekt lajme kërcënuese tek Rama që mos guxojë ta prekë.

Veliaj mendon se është i fuqishëm, por ende nuk është në gjendje të kuptojë se me parimin “hëngshin kokat e tyre”, gjithnjë fiton dikusht mbi disa. Sot për sot ai dikusht është Rama, paçkja se Veliaj po bëhet gati që ti paguajë funaralin politik të kryeministrit, duke tentuar të bëjë një lobin okult brenda gjirizit të Rilindjes, ku kryebashkiaku ka taboret e tij.

Pavarësisht se kryeministri me një fërshëllimë ve gatitu SPAK-ista dhe GJKKO-ista, paradoksalisht nuk është se e bën gjumin të qetë me idenë se çdo gjë e ka nën kontroll. Krahas çështjes së inceneratorëve dhe shumë aferave të tjera, Rama ka një tjetër hall të madh, që këtë herë vjen nga Uashingtoni, jo politik, por i drejtësisë atje. Lidhjet okulte me ish-kryeagjentin e Kundrazbulimit të FBI-së Charls McGonigal, pritet që t’ai lëkundin këllqet e “gjata” në këtë fund shkurti.

Dosja penale ndaj McGonigal që përfshin Shqipërinë dhe dyshimin se ai ka përfituar para korruptive nga “Rama me çunat e tij” për të dëmtuar PD-në, janë çështje që do trajtohen në Gjykatën Penale të Uashingtonit. Atje s’ka SPAK-ista, as koncepte Kim-rash! Rilindja po “vret veten” nga babëzia e korrupsionit. Çfarë “funerali politik” do shohim në vijim? Lali duket ka nisur të bëjë gati kurorën, duke shpresuar ne konceptin “vdiq Mbreti-Rroftë Mbreti”…dhe ai në zyrën pranë Sahatit Kullë po e mendon vetën mbret.

Etiketa: arben ahmetajcharles Mc GonigalEdi RamaErion Veliajinceneratorekorrupsionqeveria Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025
AKTUALITET

Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i Ramës ta shkarkojë!

21:48 : 15/11/2025
AKTUALITET

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

19:35 : 15/11/2025
AKTUALITET

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

19:10 : 15/11/2025
AKTUALITET

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025
Para

“Më pëlqen Meritoni”/ Gabriela në Big Brother VIP? Konkurrentja e “Për’puthen”: Dua ta ndaj nga Ilnisa...

TË GJITHA

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

07:56 : 16/11/2025

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com