• Kontakt
Sunday, July 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sterilizimi, përfituesit të koncesionit Ilir Rrapajt i sekuestrohen dy kompani

13:30 : 08/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Biznesmenit të koncesionit të sterilizimit Ilir Rrapaj, i janë sekuestruar dy kompani.

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e 40% të kuotave të kompanisë përfituese të koncesionit të sterilizimit, “Sani Service”, që përbëjnë pjesën dominuese të aksioneve nën zotërimin e një pronari të vetëm. Kuotat zotërohen nga “Investital Llc”, në pronësi të biznesmenit Ilir Rrapaj.

Gjithashtu, janë sekuestruar edhe 100% të kuotave të shoqërisë “Globalsher” nën pronësi po të Rrapajt dhe dy llogari bankare të kësaj firme në një bankë të nivelit të dytë, me balancë përkatësisht 285,412,48 Euro dhe 113,610.93 Lek.

Urdhri i sekuestros së SPAK

Nën sekuestro kanë përfunduar edhe 13 automjete të “Globalsher” shpk, nga të cilat 3 të marra me qira dhe 9 në pronësi të kësaj firme, si dhe një apartament nën pronësi të së njëjtës shoqëri.

Përmes “Globalsher”, Rrapaj ka përfituar shuma të konsiderueshme si nënkontraktore e firmës koncesionare.

Lexo edhe:

Apartamente dhe garazh, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për drogë

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

Vendimet e gjykatës për sekuestro janë ekzekutuar më 2 dhe 6 shkurt.

Urdhri i sekuestros së SPAK firmosur nga prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi

Ilir Rrapaj u arrestua gushtin e vitit të kaluar për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda, në bashkëpunim, në procedimin penal për koncesionin e sterilizimit të lidhur mes “Sani Service” dhe Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Ilir Beqaj. Bashkë me Rrapajn u vu në pranga edhe ish ish-zëvendësmistri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Që prej asaj kohe, të dy janë në qeli nën masën e sigurimit “arrest me burg”.

Hetimet gati 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanisë së Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini. Referuar hetimeve, vlera e koncesionit që llogaritet rreth 100 milionë euro, është fryrë fiktivisht dhe dhjetëra milionë euro. Para që deri më tani, prokuroria nuk e ka zbuluar se në xhepat e kujt kanë shkuar.

Lidhur me çështjen, nën hetim me masën e detyrim paraqitjes është edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Opozita ka denoncuar publikisht me këtë akuzë Beqaj po amnistohet pasi sipas tyre, përfshirja e tij në këtë aferë është shumë më e thellë. Sipas Gjykatës së Posaçme, Beqaj i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 8 697 000 000 Lekë.

Ndërkohë, 6 zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë, ashtu si Beqaj janë nën masa më të lehta sigurie se Rrapaj e Rrjepaj.

Etiketa: Ilir Rrapajsekuestrosterilizimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Apartamente dhe garazh, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për drogë

09:13 : 15/07/2026
AKTUALITET

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026
BOTA

Goditje e madhe në El Salvador, sekuestrohen 6.68 ton kokainë

18:04 : 21/06/2026
AKTUALITET

Gjykata e Lartë shfuqizon sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt, dosja rikthehet në Apelin e GJKKO

18:29 : 18/06/2026
AKTUALITET

Dyshohet se pastronte paratë e grupit të Luçiano Koçekut, vetëdorëzohet Erjon Rama, nipi i Mirit të Xhikes

14:36 : 18/06/2026
AKTUALITET

Do dërgoheshin në Itali, sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

13:00 : 17/06/2026
Para

Shqiptarët shpenzuan 385 euro mish për frymë më 2022, ndër më të ulëtat në Europë

TË GJITHA

Kriza e luftës, bota po konsumon më pak naftë

10:11 : 26/07/2026

Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona

09:54 : 26/07/2026

Temperaturat e larta rrisin rastet e virozave, shtohet fluksi në urgjencat pediatrike

09:45 : 26/07/2026

Australia kundërshton tarifat e reja të SHBA-së, Albanese: Do e diskutoj me Trump!

09:34 : 26/07/2026

Berlin/ Furgoni përplas turmën në Paradën e Krenarisë, një viktimë dhe 16 të plagosur

09:24 : 26/07/2026

Këmbimi valutor 26 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

09:04 : 26/07/2026

Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike

08:50 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş