• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermania në gjendje krize

08:42 : 08/02/2024
në BOTA

Ekonomia gjermane është në gjendje krize. Qeveria synon të përmirësojë kushtet e biznesit për kompanitë, por gjen dot një ujdi. Çfarë thonë ekspertët?

Edhe pse koalicioni i tre partive në pushtet në Gjermaninuk është sigurisht një shembull ideal i unitetit, lideri liberal dhe ministri i Financave Christian Lindner si dhe ministri i Ekonomisë, ekologjisti Robert Habeckkanë të paktën një qëllim të përbashkët.

Ata mendojnë se duhet të lehtësohen nga taksat e shumta sipërmarrësit në Gjermani, me qëllim  që të forcohet ekonomia. Qeveria po debaton për mënyrën e duhur për të arritur këtë qëllim.

Habeck foli në favor të një fondi të posaçëm investimi që do të ofronte lehtësim tatimor. Ministri i Financave Lindner nuk është pro, duke argumentuar se kjo do të nënkuptonte rritje të borxhit. Lindner propozoi heqjen e taksës së solidaritetit për kompanitë – kjo taksë paguhet në perëndim të vendit për zhvillimin e pjesës lindore, të ish-RDGJ.

Kryetarja e të Gjelbërve, Ricarda Lang, e kritikoi këtë propozim të Lindnerit, duke pretenduar se nuk kishte dëgjuar se si do të kompensoheshin fondet që do të mungonin më pas.

Lexo edhe:

Të shtëna me armë në Gjermani, vriten pesë persona, arrestohen dy autorët e dyshuar

Aksident në Gjermani, humb jetën 23-vjeçarja shqiptare

Çfarë mendon kancelari?

Kancelari gjerman Olaf Scholz ndërhyri në debatin mes Lindner dhe Habeck. Ai vuri në dukje se duhet përpilohet një “Akt i Mundësive të Rritjes Ekonomike”, i cili ofron stimuj tatimor për investimet dhe teknologjitë që ndihmojnë në mbrojtjen e klimës.

“Shpresoj që edhe me pëlqimin e landeve të vijë diçka nga ky projekt shumë konkret dhe praktik, i cili duhet të lehtësojë aktivitetin investues të kompanive”, tha Scholz. Aktualisht ligji ka ngecur në Komisionin e Ndërmjetësimit mes dy dhomave parlamentare.

Landet e kritikojnë ligjin, sepse besojnë se ai do t’ua ngarkonte atyre shumicën e kostove. Kjo është arsyeja pse është e paqartë se kur do të miratohet ligji. Komisioni i Ndërmjetësimit do të mblidhet sërish më 21 shkurt.

Habeck ka frikë se landet mund të zvogëlojnë lehtësimin e planifikuar të ekonomisë me tetë miliardë euro: “Në fund vlera do të jetë tre miliardë, kështu që paketa po bëhet më e vogël, pothuajse homeopatike,” paralajmëroi ministri i Ekonomisë Habeck, në një paraqitje në televizionin e parë gjerman, ARD./ DW

Etiketa: Gjermanikrizë

Lajme të lidhura

BOTA

Të shtëna me armë në Gjermani, vriten pesë persona, arrestohen dy autorët e dyshuar

14:40 : 29/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Gjermani, humb jetën 23-vjeçarja shqiptare

12:04 : 29/06/2026
BOTA

Gjermania pa kondicionerë përballë të nxehtit, temperaturat rekord detyrojnë ndryshimin e rregullave

11:29 : 28/06/2026
BOTA

Gjermania goditet nga temperatura rekord

10:54 : 27/06/2026
BOTA

AfD kritikon Bauhaus-in, hap debat mbi historinë gjermane

10:06 : 27/06/2026
BOTA

Fyerje, diskriminim e dhunë, muslimanët si viktimë e racizmit në Gjermani

08:57 : 26/06/2026
Para

"Largoni drejtorin!", metalurgët e Matit dalin në protestë: Duam rritje page!

TË GJITHA

Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare

19:47 : 29/06/2026

Resorti i Darit të APEX-it në plazhin e Pasqyrave, rrezikon rrafshimin e fshatit Manastir

19:40 : 29/06/2026

Po trafikonin drogë, çifti shqiptar kapet në portin e Greqisë! Ja ku e fshihnin

19:24 : 29/06/2026

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik

19:08 : 29/06/2026

Lubonja: Rama i ka bërë projektet sipas qejfit dhe pastaj ka ndryshuar ligjin

18:56 : 29/06/2026

Dreka e gabuar që ‘divorcoi’ Ilir Metën me avokatin Kujtim Cakrani/ FOTO

18:36 : 29/06/2026

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

18:30 : 29/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetjojobet