• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Horror në Fier/ Dhunohen varret e dy të rinjve, familjarët: S’e dimë nëse janë brenda apo jo!

21:16 : 08/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në varrezat e fshatit Grecali në Fier.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua z. Asqeri Ristani. Ai tha se në këto varreza ka të varrosur vajzën e tij që ndërroi jetë në gusht 2023 si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ishte 29 vjeçe dhe ka lënë një fëmijë të mitur pas. “Para 10 ditësh më lajmëruan se varri ishte hapur. Erdha në varreza dhe kam parë që dheu kishte lëvizur. Ishte lëvizur gjysma e dheut nga pjesa e kokës. Afër ishte edhe një çarçaf që të mos linin gjurmë me dhe’. Nuk e di kush mund ta ketë bërë këtë, për ta vjedhur apo për diçka tjetër. Nuk e di nëse është brenda vajza apo jo. Ku nuk na shkon mendja” thotë Asqeriu.

Më tej pohon se në të njëjta varreza është hapur edhe varri i një të riu. Atë e kishin lënë hapur. Kishte plastmas dhe çarçaf afër varrit. “Nuk e di nëse ajo familje e ka denoncuar apo mbyllur, por di të them se unë kam lajmëruar policinë. Erdhi inspektori zonës dhe më dha një letër të bardhë që të firmosja. Nuk pranova se do ma mbyllnin çështjen, jo kanë ardhur kafshë të egra. Ku ka kafshë këtu në fushë? Me çarçafë dhe të hapnin varret” pohon Asqeriu. Ai shton se punonjësit e varrezave e kanë parë këtë dhe kanë lajmëruar policinë dhe familjarët. “Unë dua të di nëse është apo jo vajza ime atje brenda” përfundon ai.

Pas ankesës, gazetarët e Fiks Fare shkuan në Njësinë Administrative Qendër në Fier. Administratori thotë se janë hapur dy varre. “Njërin e kishin zhvarrosur komplet. Besoj për të vjedhur kufomat. Një familje nuk donte ta vijonte denoncimin, pasi janë të vjetër. Pretendim ka edhe familja Ristani, por po merret policia” thotë Administratori, teksa shton se konstatimi është bërë nga punonjës të pastrimit, në varësi të Bashkisë së Fierit.

Gazetarët shkojnë edhe te Drejtoria e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Fier, ku punonjësit treguan se ata merren me qytetin. Përgjegjësi telefonon brigadierin e varrezave të fshatrave, i cili i thotë se atje s’kanë roje. “Janë një grup punëtorësh që shkojnë 1 herë në javë për pastrim. Ata kishin parë varret e hapura dhe kishin lajmëruar policinë. Ata kishin parë dy varre të hapura” thotë brigadieri.

Lexo edhe:

Himarë/ Polici bashkiak dhunon qytetarin para banesës, godet me levë gruan shtatzënë e nënën e tij

Bulqizë – Kryente manovra të rrezikshme në gjendje të dehur, 34-vjeçari dhunon policët që e ndaluan

Fiksi telefonon edhe inspektorin e policisë së zonës Petrit Mema. Tha se është lajmëruar nga banorët e zonës. Fiksi e pyet se për çfarë ishte letra e bardhë, teksa përgjigjet se “për procedurë”. Gazetarët e pyesin për çarçafët dhe plastmasi, pasi atje ishte djegur. “Atje duhet të ishin” thotë ai me habi. Pyetjes se përse nuk u sekuestruan, përgjigjet se është marrë Shefi Krimeve. Më tej pohon se njëra nga familjet nuk ka dashur ta ndjekë me çështje hetimore, ndërkohë që ankesa e familjes Ristani është dërguar në prokurori.

Fiks Fare kontaktoi me Drejtorinë e Policisë së Fierit, duke e pyetur për të gjitha pretendimet e denoncuesit. Sipas tyre, z. Ristani ka njoftuar sallën operative në datë 28 janar, pasi ka konstatuar lëvizje të dherave të varrit të vajzës së tij, në varrezat e fshatit Grecalli. Në përgjigje thuhet se: “Menjëherë pas njoftimit, është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur rrethanat e rastit. Janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale. Më datë 31 janar 2024, materialet janë referuar në Prokurori, ku është regjistruar procedimi penal nr.209, i vitit 2024, për veprën penale ‘Dhunimi i varreve’”.

Sipas tyre, në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të saj. “Po punohet nën drejtimin e prokurorit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme sipas kërkesave/pretendimeve të z.Ristani, i cili do të njoftohet për ecurinë e zbardhjes së kësaj ngjarjeje” përfundon njoftimi i policisë.

Etiketa: denoncimidhunevarre

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Himarë/ Polici bashkiak dhunon qytetarin para banesës, godet me levë gruan shtatzënë e nënën e tij

16:11 : 18/09/2025
AKTUALITET

Bulqizë – Kryente manovra të rrezikshme në gjendje të dehur, 34-vjeçari dhunon policët që e ndaluan

11:30 : 17/09/2025
AKTUALITET

Dhunoi gruan, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

10:38 : 17/09/2025
AKTUALITET

Turisti denoncon dhunën barbare në Durrës: Më futën kaçavidën në ballë, policia më përcolli!

22:03 : 16/09/2025
AKTUALITET

Dhuna nga djali i zyrtarit të PS, Saimir Allushi. Pezullohet nga detyra efektivi që nuk veproi

17:48 : 16/09/2025
AKTUALITET

U dhunuan nga hajdutët, të moshuarit: Pamë tmerr, na godisnin me shkop pa pushim, grabitën 2 mijë euro

15:29 : 15/09/2025
Para

Sfida e parë kundër këtij rivali, zbulohet miqësorja e radhës e Shqipërisë para Europianit

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 20 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/09/2025

Pedofili “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

22:53 : 19/09/2025

Gërryerja pa kriter në lumin Mat, masakër mjedisore dhe miliona euro dëme në buxhet

22:42 : 19/09/2025

Rikonfirmimi i Ballukut/ Bardhi: Vërteton se ajo ka lidhje me krimin dhe shantazhon Ramën

22:38 : 19/09/2025

Mourinho: Fenerbahce jo në lartësinë time, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan lojtarët

22:31 : 19/09/2025

Rëndohet bilanci/ Shkon në 441 numri i viktimave nga uria në Gaza

22:24 : 19/09/2025

“Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Mziu reagon sërish për shpërthimin në banesë: Unë nuk trembem

22:23 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com