• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekstradimi i Edmond Haxhisë/ Juristi Ledi Bianku: Garancitë e qeverisë nuk zbatohen nga gjykatat

20:06 : 10/10/2025
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Ledi Bianku ish gjyqtar i Shqipërisë në Strasburg dhe Kujtim Cakrani avokat i Ruben Saraivës, kanë dërguar një raport dhe një dëshmi në gjykatën “Royal Court of Justive”, në Londër në mbështetje të bllokimit të ekstradimit të Edmond Haxhisë të cilin prokuroria Lezhë e akuzon si të dyshuar në organizimin e vrasjes së Ardian Nikulajt në Prill 2023.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, disponon dokumentin i quajtur “Sekeleton Argument” dorëzuar në këtë gjykatë prej BEN WATSON KC dhe REBECCA HADGETT,  të cilët udhëhoqën procesin a aplikimit për të marrë leje për të apeluar vendimin e ekstradimit dhënë në gusht 2024, e firmosur më pas nga sekretaria e shtetit për punët e brendshme.

Katër janë pretendimet e mbrojtjes se përse nuk duhet ekstraduar nga Britania e madhe në Shqipëri Edmond Haxhia.

“Ekstradimi do të ishte i papajtueshëm me artikullin 3 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut,  pasi ai do të dënohet me burg përjetë. Kushtet e burgjeve shqiptare përbëjnë rrezik për jetën e Edmond Haxhisë.  Sikurse ekstradimi i tij do të ishte i papajtueshëm me artikullin 6 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut pasi ekziston një risk i lartë që atij ti mohohet një proces gjykimi i drejtë”– shprehet avokati i Haxhisë.

Për ti faktuar dhe bërë sa më bindëse  këto problematika, sikurse në gjyqi e parë kur u lejua ekstradimi në Gusht 2024, mbrojtja e Edmond Haxhisë si ekspert ka marrë Ledi Biankun. Në raportin e tij ish gjyqtari Shqipërisë në Strasburg, jep këtë mendim për garancinë dhënë nga shteti shqiptarë se “Edmond Haxhia nuk do të akuzohet për nenin e gjakmarrjes.

Lexo edhe:

Rita Ora rrëfen fëmijërinë e saj si refugjate nga Kosova

Vendet perëndimore, të zhgënjyera me “cilësinë” e demokracisë!

“Garancitë e dhëna nga Prokuroria në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë nuk janë ligjërisht të detyrueshme për prokurorët që merren me çështjen para Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ose për prokurorët që merren me çështjen para Gjykatës së Lartë. Ka pak shembuj, që kanë të bëjnë me garancitë që, tregojnë se juridiksionet kombëtare, përkatësisht Gjykata e Lartë dhe veçanërisht Gjykata Kushtetuese, nuk i kushtojnë gjithmonë vëmendjen e duhur garancive të dhëna nga Ministri i Drejtësisë që ofrojnë rihapjen e procedurave në rast të gjykimeve të mëparshme në mungesë. Garancitë e mëtejshme nuk janë të besueshme, dhe nuk përmbushin rrezikun e identifikuar të një dënimi me burgim të përjetshëm të pakthyeshëm në rastin e Z. Haxhia” – shprehet Binaku.

Ndërsa Kujtim Cakrani avokati Ruben Saraivës në dëshminë e tij për këtë proces ka renditur një mori me probleme në gjykimin e portugezit në gjykatën e Lezhës. Siç janë mos njoftimi i tij dhe Saraivës për shtyrjen e masës së arrestit më 27 Dhjetor 2024 për të cilën ka dërguar një ankesë në “Inspektoriatin e Lartë në Drejtësi”.

Avokat Cakrani në dëshmi thotë se Ruben Saraiva,  nuk flet shqip dhe se gjatë seancave gjyqësore deri më tani nuk i është vënë në dispozicion një përkthyes. Po ashtu sipas tij Saraiva mbahet në izolim të plotë dhe nuk ka akses në shërbimet shëndetësore.

“Dëshmia e Z. Cakrani në lidhje me trajtimin e klientit të tij i shton më shumë peshë shqetësimeve të ngritura nga Znj. Brunilda Jaho. Në veçanti, përfundimi i procedurave në lidhje me vazhdimin e paraburgimit, ku Z. Cakrani nuk ishte informuar për seancën dëgjimore dhe i bashkëpandehuri i Z. Haxhia, Z. Saraiva, nuk ishte paraqitur, së bashku me dështimin e plotë për të siguruar akses në një përkthyes në Gjykatë, përbëjnë shkelje të rënda të të drejtave të Z. Saraiva për gjykim të drejtë” – shton avokati i Haxhisë.

Në këtë proces avokati Ben Watson KC sjell edhe një tjetër dëshmi të avokatit Kujtim Cakrani për kërcënim të një dëshmitari.

“Kohët e fundit, Z. Cakrani ka ofruar gjithashtu prova për kërcënime dhe sulme fizike ndaj një dëshmitari në këtë rast, Erlind Gjini, me qëllim që Z. Gjini të akuzojë Z. Haxhia për urdhërimin e vrasjes. Nuk ka asnjë sugjerim që kjo provë është përjashtuar nga procedurat, përkundrazi, nga deklarata e Z. Cakrani duket se dëshmia është marrë nga Gjykata dhe Prokuroria kërkoi të kufizonte informacionin e dhënë në lidhje me kushtet e marrjes në pyetje”.

Sipas avokatit të Edmod Haxhisë, Ben Watson në Shqipëri avokatët Kujtim Cakrani dhe Brunilda Jaho e përfshirë në këtë proces ekstradimi por përballen me probleme.

“Fakti që si Z. Cakrani ashtu edhe Znj. Jaho kanë marrë kërcënime që nga përfshirja e tyre në këtë rast, dhe se Znj. Jaho është sulmuar së fundmi ndërsa ishte në gjykatë, është ilustrues i forcës së ndjenjës së keqe ndaj të pandehurve në këtë rast të profilit të lartë dhe i përpjekjeve për të ushtruar presion të paligjshëm mbi ata që mbrojnë të pandehurit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngriti një ankesë kundër Z. Cakrani duke kërkuar revokimin e licencës së tij në shenjë hakmarrjeje për ankesën e tij të vazhdueshme në lidhje me kushtet e paraburgimit”.

Bazuar në raportin e Ledi Biankut dhe dëshminë e avokatit Cakrani, mbrojtja e Edmond Haxhisë shpresojnë të fitojnë të drejtën për të apeluar vendimin e ekstradimit të Edmond Haxhisë së tre britanikëve, që sipas prokurorisë erdhën në Shëngjin si grup vëzhgimi në hotelin e viktimës.

Në “Royal Court of Justice” më dy Dhjetor 2025, do të dëgjohen prapësimet e përfaqësuesit të shtetit shqiptarë në këtë proces,  e më pas Gjykatësi Mr. Justice Swift do të vendosë.

/Top Channel

Etiketa: Ardian NikulajbllokohetBritaniEdmond HaxhiaekstradimiKujtim CakraniLedi BinakuLonderlondra

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Rita Ora rrëfen fëmijërinë e saj si refugjate nga Kosova

14:52 : 15/11/2025
BOTA

Vendet perëndimore, të zhgënjyera me “cilësinë” e demokracisë!

20:08 : 14/11/2025
Lirie Delishi dhe partneri i saj
AKTUALITET

Shqiptarja bëhet gruaja e parë që do të ekstradohet nga Britania në Shqipëri

09:50 : 13/11/2025
AKTUALITET

Bllokohen 75 ton misër nga Serbia në Hanin e Hotit

14:48 : 12/11/2025
AKTUALITET

Grabiti paratë e klientit, arrestohet në Londër sh-drejtori i bankës në Kombinat

19:54 : 07/11/2025
AKTUALITET

Furnizonte me kokainë bankierët në Londër, dënohet me burg shqiptari në Britani

17:31 : 30/10/2025
Para

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

TË GJITHA

Studentët e Mjekësisë kërkuan shfuqizimin e ligjit që i detyron të punojnë në Shqipëri, Strasburgu merr në shqyrtim çështjen

10:34 : 17/11/2025

Berisha del nga SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit

10:28 : 17/11/2025

Rama: Na merrni në BE ose do ju përndjekim deri në fund

10:24 : 17/11/2025

“Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale”/ Gjekmarkaj-mazhorancës: Keni koncepte shërbëtorësh

10:09 : 17/11/2025

“Përndjek Krenarin dhe Endin”/ Luana Vjollca hedh në gjyq gazetarin, Tozaj: Do nxjerr listën e eskortave

10:01 : 17/11/2025

Paketa Fiskale/ Nis me debate Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Mazhoranca po shkel Kushtetutën

09:57 : 17/11/2025

Përkeqësim i kushteve të motit në të gjithë vendin, zonat që rrezikohen nga përmbytjet

09:56 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com