• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Nuk ka fitore të opozitës pa Berishën”, Dule: Do të jem në protestën e 20 shkurtit

22:13 : 07/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Fitore pa Sali Berishën nuk ka për opozitën. Kështu u shpreh në studion e A2 CNN, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, sipas të cilit opozita nuk mund të pretendojë pushtetin pa liderin historik të së djathtës.

“Pa Sali Berishën opozita nuk mund të jetë kaq e fortë sa të pretendojë pushtetin. Të gjithë kemi rolin tonë dhe duhet të jemi të sinqertë me veten. Nuk mund të pretendoj unë Sali Berishën dhe askush tjetër. Që në zgjedhjet e pushtetit vendor që ishte pa emër e pa vulë ai arriti atë rezultat zgjedhor, është një faktor që nuk mund të anashkalohet. Pra fitore pa Sali Berishën nuk ka për opozitën. Nëse opozita arrin të mobilizojë qytetarët, t’u paraqesë programin që kërkojnë t’i çojë në fitore, Berisha është shprehur se është i hapur për primare brenda opozitës për kryeministrin e ardhshëm”.

Duke dhënë alternativat sesi mund të vijë opozita në pushtet, Dule tha se unifikimi i opozitarëve të vërtetë, kthjellimi i roleve dhe programi qeverisës, janë sfidat kryesore të opozitës për t’u fuqizuar përballë Ramës në zgjedhjet e ardhshme.

“Dy janë sfidat e opozitës; unifikimi dhe kthjellimi i roleve kush është kush? Jo midis nesh por me qytetarët, duhet t’u bëhet e qartë se kush qëndron në cilin pozicion dhe nuk kemi luks për pozicion me nuanca të stërholluara ideologjike, por kemi nevojë për qëndrime të një karakteri më të gjerë opozitar antiopozitar. Krahas përpjekjeve për unifikimin e faktorëve të vërtetë opozitarë, na duhet edhe një program qeverisës.  Nuk është se nuk e kemi, por koha kalon situatat ndryshon dhe zhvillimet janë të tilla në Europë e botë që kërkojnë përditësim. Duhen grupe pune për ekspertizë. Shqipëria ka humbur kohë dhe duhet ta rikuperojë. Kjo rikuperohet me një qeverisje të ardhshme me mandat të fuqishëm e program të qartë dhe burime njerëzore për ta mbështetur. Integrimi europian është një sfidë, një proces dekadash që do transformojë gjithçka”.

Kreu i PDNJ konfirmoi se do të marrë pjesë në protestën e 20 shkurtit të thirru nga Sali Berisha dhe sqaroi pse kishte munguar gjatë kësaj kohe.

Lexo edhe:

Berisha pas zgjedhjeve të pjesshme: Me këtë qeveri s’bën dot zgjedhje, ishin farsë

“Bojkoti s’është opsion”, Berisha: Do përdorim të gjitha mjetet që Kuvendi t’i kthehet rregullit

“Sigurisht që do të marr pjesë në protestë. Është e garantuar, që jo vetëm do të jemi në protestë, por aktivë dhe të vendosur. Është detyrim për gjithkënd që ka ndërgjegje opozitari, vendi i tij është në protestë në këto momente. Aksioni opozitar është i pashkëputur. Nuk është prania fizike ajo që dëshmon je apo nuk je me frymën. Angazhimi me çështjen Beleri ka qenë maksimal e i shumanshëm që shumë pak hapësira kohore  më ka lejuar për t’u marrë me angazhime të tjera”.

Dule thekson se është momenti që opozita të bëhet më e fuqishme, ndërsa evidenton gabimet për vendimet e të shkuarës të saj.

“Është momenti që opozita të bëhet më e fuqishme vetëm se opozita ka pasur vendime të gabuara në të shkuarën të cilat historia do ta tregojë nëse ishin vendime të një lehtësie gjykimi të situatave politike apo ishin me tendencë si largimi nga parlamenti, ishte një lëvizje e dështuar mospjesëmarrja në zgjedhjet e 2019 ishte një lëvizje tejet e gabuar strategjike që të dyja. Kam qenë edhe unë në takimet vendimmarrëse të opozitës, por informacioni vinte nga partia më e madhe që ishte PD. Kam pikëpyetje nëse informacioni që na vihej në dispozicion ishte i mirëqenë apo i sajuar, se informacionet nuk i përkonin realitetit në lidhje me komunikimet me komunitetin ndërkombëtar”.

Duke folur për reformën zgjedhore ai akuzoi kryeministrin Rama se kërkon të përsërisë lojën e 2020-ës, në bashkëpunim me segmente të opozitës, ndërsa gjuhën e Gjiknurit e quan tallëse.

“Rama e ka thyer në mënyrë të njëanshme konsensusin për kodin zgjedhor. Në kushtet që nuk ka numrat për të bërë lojë të ngjashme, ka opozitë që e kundërshton fuqishëm kërkon që në bashkëpunim me segmente të opozitës të përsërisë të njëjtën lojë si në 2020.  kjo përbën minë me sahat në procesin e ardhshëm zgjedhor. Gjuha e Gjiknurit është e denjë për fëmijët e kopshtit. Ka detyrim kushtetues për listat e hapura dhe votat e emigrantëve. Nuk duhet të përdoret një gjuhë tallëse ndaj qytetarit. Mazhoranca e pengon përfaqësimin e opozitës në komisionin ad hoc. Zëvendësimi i opozitës është puç konstitucional”.

Mëkate i sheh edhe opozitës për reformën zgjedhore, që sipas Dules nuk ka patur angazhim serioz.

“Gjatë këtyre 32 viteve nuk ka vend tjetër në botë që të ketë bërë kaq shumë reforma zgjedhore, pa arritur asnjëherë një rezultat të arrirë. Nuk ka pasur angazhim serioz nga ana e mazhorancës, ka patur mëkate edhe nga ana e opozitës, e cila kohët e fundit ka filluar të gjallërohet. Nëse do ishte për Ramën nuk do kishte shans për rrugëdalje”.

Etiketa: 20 shkurtfitoreopozitaprotestaSali Berishavangjel dule

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha pas zgjedhjeve të pjesshme: Me këtë qeveri s’bën dot zgjedhje, ishin farsë

17:47 : 10/11/2025
AKTUALITET

“Bojkoti s’është opsion”, Berisha: Do përdorim të gjitha mjetet që Kuvendi t’i kthehet rregullit

17:25 : 10/11/2025
AKTUALITET

Fletëthirrja e SPAK për 21-janarin, ja çfarë thotë Berisha

17:09 : 10/11/2025
AKTUALITET

Sali Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

14:39 : 10/11/2025
AKTUALITET

SPAK i çon fletëthirrje Sali Berishës, do të pyetet për 21 janarin

14:17 : 10/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Mazhoranca i mohoi opozitës çdo debat në Kuvend

13:10 : 10/11/2025
Para

Arbitrja shqiptare Emanuela Rusta shkruan historinë në Champions League

TË GJITHA

Maliq/ Tentoi të hynte në një banesë, gjendet i varur në kangjellat e murit rrethues një 45-vjeçar

09:22 : 11/11/2025

Veliaj jep urdhrin e parë nga qelia pasi Gjykata Kushtetuese e la në detyrë

09:21 : 11/11/2025

REL: A është BE-ja gati të pranojë anëtarë të rinj?

09:04 : 11/11/2025

New York shpallet sërish qyteti më i pasur në botë, 1 në 22 persona është milioner!

09:01 : 11/11/2025

Kombëtarja nis zyrtarisht përgatitjet për Andorrën, mungesa në stërvitjen e parë! Situata në kampin kuqezi

08:49 : 11/11/2025

Këmbimi valutor 11 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:48 : 11/11/2025

Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Korçë

08:45 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com