• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

‘Eksodi i shpikur’ i serbëve nga Kosova

Gazeta FAZ shkruan se vetë statistikat shtetërore serbe hedhin poshtë një legjendë të Beogradit, për eksodin masiv të serbëve nga Kosova. Shifrat korrespondojnë me rënien në Serbi, konkludohet në artikull.

15:35 : 07/02/2024
në RAJONI

Pretendimi i Serbisë se nga Kosova ka eksod të serbëve “mund të vërtetohet i rremë, bazuar në statistikat zyrtare të shtetit serb”, shkruan Michael Martens, korrespondent i gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung në Beograd në numrin e sotëm (07.02.) të FAZ.

Martens thotë se “numri i serbëve në Kosovë ka vite që është në rënie të vazhdueshme, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për numrin e popullsisë në Serbi, përveç Beogradit, Novi Sadit dhe disa qyteteve të tjera”. Korrespondenti i FAZ bazohet për këtë pohim në përllogaritjet e “Iniciativës Evropiane për Stabilitet” (ESI). Ajo ka shqyrtuar “shifra të disponueshme publike të qeverisë që lejojnë të nxirren përfundime mjaft të sakta për numrin e serbëve”.

ESI analizon p.sh. shifrat e sigurimit shëndetësor të Serbisë. Sipas tyre “në vitin 2017 kishte ende 109.000 serbë të siguruar në Kosovë”, por “gjashtë vjet më vonë kishte më pak se 107.000”. Nga kjo del që rënia për Kosovën është 2.4%, por për Serbinë vetë, “rënia në të njëjtën periudhë ishte 2.9%.”

Zyra e Statistikave e Serbisë, citon FAZ, raporton një rënie drastike të numrit të nxënësve (serbë) që ndjekin shkollat fillore në Kosovë: nga 14.500 në vitin 2004 në 10.700 në vitin 2021. Por në Serbi rënia është e njëjtë: “këtu sipas të dhënave zyrtare shtetërore shifrat ranë me 23%.

Lexo edhe:

Kuvendi i Kosovës dështon sërish konstituimin

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës/ Prokuroria: Ishte i rremë! Ja çfarë dyshojmë

Kosovë, Merdare | Zgjedhjet parlamentare në Serbi 2023 | Serbët nga Kosova rrugës për në qendrat e votimit
Serbët nga Kosova rrugës për në qendrat e votimit, Kosovë, Merdare, 2023Fotografi: Valdrin Xhemaj/REUTERS

Përsa u përket pensioneve, në 11 vitet e fundit Serbia ka paguar 6,3% pensione më pak në Kosovë, kurse në Serbi ka paguar 2,6% më pak. Por ESI dhe FAZ kujtojnë se “punëdhënësi më i rëndësishëm për serbët e Kosovës është shteti. Fakti që serbët largohen nga Kosova me arritjen e moshës së pensionit nuk është i ri. Prej dekadash ka pasur një “eksod pensionistësh” nga Kosova”.

“Evolucioni demografik i pakicës serbe në Kosovë i përgjigjet tendencave të përgjithshme në të gjithë Evropën Juglindore për vite me radhë. Si rezultat i një kombinimi të niveleve të ulëta të lindjeve, emigrimit të lartë dhe mungesës së tërheqjes për emigracionin, numri i popullsisë po bie në të gjitha vendet e rajonit”, konkludon FAZ./DW

Etiketa: kosoveserbet

Lajme të lidhura

RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon sërish konstituimin

21:17 : 05/07/2025
RAJONI

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës/ Prokuroria: Ishte i rremë! Ja çfarë dyshojmë

17:01 : 05/07/2025
RAJONI

Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri Fikrim Damka e mohon

15:43 : 05/07/2025
RAJONI

Pas alarmit për bombë, seanca e Kuvendit te Kosovës vazhdon në orën 20:00

15:12 : 05/07/2025
RAJONI

Alarmi për bombë/ Deputetja e AAK-së: Është në dorën e policisë të zbulojë rastin

11:54 : 05/07/2025
RAJONI

Ngërçi politik/ Sot tentativa e 42-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09:41 : 05/07/2025
Para

Socialistët përjashtojnë 4 deputetë demokratë nga punimet e Kuvendit

TË GJITHA

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com