• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hakmarrja e Ramës ndaj Ahmetajt/ Si po zhvillohet lufta mes të dyve

20:18 : 01/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Përpos implikimit të përbashkët në skandalin e inceneratorëve ndërmjet kryeministrit Rama dhe Arben Ahmetajt, ndoshta kanë mbetur ende llogari të pambyllura, ekstra politke.

Ndasia mes tyre nuk është me sa duket vetëm për faktin se fatet e dy protagonistëve kryesorë të djegësave të Fierit dhe Elbasanit u ndanë: njëri gëzon i pashqetësuar të gjitha të mirat e pushtetit, ndërsa tjetri është në arrati. Mes tyre ka një pakt të prishur që i ka angazhuar në një luftë të ftohtë, grimca të së cilës shpërfaqen herë pas here në publik.

Së fundi, ministria e Jashtme bëri një njoftim se i kishte hequr të drejtën Ahmetajt dhe familjarëve të tij për të mbajtur pashaportë diplomatike. “Procedura për shpalljen e pavlefshme të një pasaporte diplomatike është bërë në bazë të ligjit, një anëtar i Kuvendit të Shqipërisë humbet të drejtën e pasaportës diplomatike me vendim të Kuvendit, për ndërprerjen/ humbjen e mandatit të deputetit. Sipas ligjit, pasi Kuvendi i përcjell shkresën zyrtare se individi nuk gëzon më mandatin e deputetit, MEPJ nis procedurën administrative…”, bëhej e ditur në njoftim.

Por e vërteta nuk është tamam kështu. Sepse ligji parashikon që pasaporta u takon ish deputetëve edhe tre vite pas mbarimit të mandatit (Shiko poshtë).

Lexo edhe:

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

Pra, duket qartë se për të shkelur ligjin është dhënë një porosi që ka vënë në lëvizje Kuvendin dhe ministrinë e Jashtme. Dhe merret me mend lehtë se nga ç’majë e piramidës mund të jetë dhënë ky urdhër. Që e gjithë kjo nuk është një gabim i pafajshëm, këtë e tregon edhe “përkimi rastësor”, se kur u dha kjo masë. Heqja e pasaportës diplomatike erdhi si për ironi të fatit në ditën kur u njoftua se gazetari Çim Peka kishte arritur të realizonte një intervistë me Arben Ahmetajn. Aty ishte njoftuar se ish numri 2 i qeverisë Rama do të flite edhe se “kush janë pronarët realë të inceneratorit të Tiranës. Për pazaret e oligarkëve me Ramën dhe Veliajn, apo se kur, si dhe pse u ndanë Edi Rama me Arben Ahmetajn”.

Me t’u dhënë ky njoftim, Top Channel bëri me dije se Ahmetajt i është hequr pasaporta dhe këtë e konfirmoi më pas edhe ministria e Jashtme.

Historia shkon edhe pak më larg sesa kaq. Sapo në mjediset politiko- gazetareske të kryeqytetit u hap lajmi se Ahmetaj ka marrë në Zvicër azil politik, duke nënkuptuar se ai ka shitur ish shokët diku jashtë Shqipërisë, menjëherë parlamenti procedoi me heqjen e mandatit të tij si pasojë e një mungese 6 mujore. Në fakt ndryshe nga episodi i pasaportës, ky veprim ishte në kuadër të ligjit, sepse në këtë rast, afati vërtet ishte përmbushur. Por, ama, fakti se zëvendësimi i tij me Plarent Ndrecën u bë në mënyrë urgjente, vetëm 3 ditë pas skadimit të 6 mujorshit, nuk mund të kalonte pa lenë shenjë.

Duket qartë se midis kryeministrit edhe ish zëvendësit të tij ka filluar një luftë e egër nën rrogoz. Dhe këtë e konfirmojnë më mirë sesa kushdo edhe mediat pranë qeverisë, që në këtë sistem okult, janë termometri më i mirë për të matur humorin e udhëheqësit. Ende pa u marrë vesh se ç’ka thënë Arben Ahmetaj, në të parën intervistë të tij pas largimit nga vendi, ato u hodhën me furi kundër atij që deri dje e ngrinin që qiell si strategun e financave dhe të rindërtimit.

Në fakt, beteja ka nisur shumë më herët. Pas një lobimi të fortë të njerëzve të lidhur me inceneratorët, të të njëjtëve që pas shumë e shumë përpjekjesh kishin arritur ta nxirrnin Ahmetaj jashtë kësaj skeme në ngritjen e së cilës kishte kontribuar edhe ai, Edi Ramës iu mbush mendja se zv/kryeministri e kishte tradhëtuar duke i “shitur” dokumentet e këtij skandali tek opozita. Përplasja u bë publike në 25 korrik 2022, kur Rama e shkarkoi ministrin e Rindërtimit me alibinë se tani ishte prioritet integrimi dhe jo lufta kundër pasojave të tërmetit.

Nga ky moment Ahmetaj filloi të trajtohej si delja e zezë që kishte lëkundur themelet e pushtetit duke tradhëtuar bashkëpunëtorët. Ai as nuk thtirrej më në mbledhjet e PS. Ai bëri një dalje publike në Opinionin e Blendi Fevziut 24 shkurt 2023, pas daljes së akuzave se ai kishte përfituar vila dhe udhëtime jashtë nga pronarët e inceneratorëve. I pyetur nga gazetari nëse priste mbrojtje nga Rama në rast se procedohej nga SPAK, ai u përgjigj plot helm: “Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar asnjëherë ndihmë. S’do doja të isha në rolin e kryeministrit. Ai, për sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë. Gjykatësi është pak i sikletshëm“. Pa kaluar as tre javë, në një prononcim para selisë së PS, në 9 mars, Rama dha sinjalin se e kishte shitur para drejtësisë ish bashkëpunëtorin e tij tek inceneratorët: “Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj gjykatësin”, tha Rama para reporterëve.

Në korrik 2023, SPAK, që mori politikisht dritën jeshile, shpalli arrestin dhe i kërkoi parlamentit heqjen e imunitetit për deputetin. Në dosjen me plot 320 faqe, ai akuzohej për korrupsion pasiv në gjashtë raste dhe në skema pastrimi parash në më shumë se një rast. Kuvendi i Shqipërisë nuk e bëri të gjatë dhe votoi për heqjen e imunitetit të tij, por ndërkohë Ahmetaj ishte larguar nga Shqipëria.

Për këtë rast kryeministri foli gjatë. Ai kujtoi se “Arben Ahmetaj nuk është as një njeri i panjohur dhe as një bashkëpunëtor i largët për mua. Ai është një ndër bashkëpunëtorët me të cilët jam takuar më shumë, kam komunikuar më shumë në telefon, kam diskutuar më shumë për shumë nga vendimmarrjet tona gjatë këtyre viteve“. Por nga ana tjetër ai lëshoi verdiktin se dosja kundër tij “krijon përshtypjen se ka dyshime të mjaftueshme“. Dhe sikur kjo të mos zinte vend, Rama nënvizoi: “virtytet e dobësitë njerëzore të secilit, raportet me veten, karrigen, paranë…, tundimin për pasurim të paligjshëm dhe veprime larg syve të publikut, në kontakte me gjithfarë njerëzish e interesash, që jeta në politikë apo institucione, t’i sjell në derë“.

Këtyre aludimive deri më tani Ahmetaj i është përgjigjur me disa statuse me kunja në Facebook, duke treguar se marrëdhënia e tij me Ramën është e parikuperueshme. Por ndërsa raporti i tyre politik ka përfunduar, ndërsa çështja e inceneratorëve është në dyert e dretjësisë, duket se një fije e padukshme i mban të lidhur në mënyrë të pandashme dy ish krerët e qeverisë. Dhe duke mos qenë as politike dhe as juridike, ajo me shumë gjasë ka të ngjarë të jetë diçka që lidhet me interesa dhe përfitime personale. Prandaj beteja po vazhdon…

/Lapsi.al/

Etiketa: arben ahmetajEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026
AKTUALITET

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

20:56 : 15/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026
AKTUALITET

Kenin e priti Edi tek parku Edenit, të dy 8 milionë euro

20:03 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Protesta ka detyruar Ramën të bëjë hapa prapa”, aktivisti: Mbreti ka dalë lakuriq

19:31 : 15/07/2026
Para

Gjithçka zyrtare, tjetër shqiptar i bashkohet Muçit dhe Çelhakës te Legia

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş