• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Dëgjesat e parakohshme”, një dredhi në dëm të zonave të mbrojtura

10:30 : 30/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Debati për ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura po rrezikon që të mos u shërbejë zonave të mbrojtura.

Kuvendi sapo ka shpallur turin e dëgjesave (online) me grupet e interesit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Dy të parat janë programuar sot, në mesditë (11:00 – 13:00); të tjera dy, ditën e nesërme, sipas së njëjtës kohë, e kështu me radhë.

Organizatat dhe të tjerë përfaqësues të shoqërisë civile janë shprehur, qartësisht, kundër ndryshimeve të ligjit dhe diskutimi në seancën e sotme dëgjimore do të fokusohet në të njëjtat çështje: mbi draftin e 20 nëntorit të vitit të shkuar, të cilat, deri në një farë mase, janë kundërshtuar edhe nga vetë përfaqësuesit e qeverisë. Kujtojmë se ministrja Kumbaro ka shprehur mosdakortësinë e saj, gjatë një seance publike të ngjashme.

Por ndërkaq, qeveria ka marrë përsipër propozimin e amendimeve të reja, brenda të njëjtit draft. Kjo është konfirmuar, së pari, nga vetë kryetari i komisionit, Arben Pëllumbi, e më pas, nga ministrja Kumbaro. Kjo e fundit ka pohuar se është në pritje të një propozimi të ri nga ekzekutivi, duke garantuar një pjesëmarrje më të gjerë prej ministrive të tjera.

Lexo edhe:

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

Por ne nuk e kemi ende këtë draft të ri! Në faqen e Kuvendit qëndron i njëjti draft, ai i dy muajve përpara. Atëherë, përse kërkohen që të konsumohen dëgjesat, mbi të njëjtin draft të vjetër, ndërkohë që diskutimi ka kaluar, aktualisht, në një nivel të ri? A nuk do të ishte më e dobishme që turi i dëgjesave të çelej, vetëm pasi të ishte depozituar drafti i ri, me mendimet e qeverisë të hedhura mbi të? Pra, vetëm pasi të ishin bashkuar të gjitha ndryshimet e propozuara nga autoriteti (legjislativ e ekzekutiv bashkë) në një draft të vetëm, vetëm atëherë le të kryheshin dëgjesat me grupet e interesit.

Ka edhe një tjetër argument, thellësisht të arsyeshëm, që e ushqen këtë zgjidhje. Nuk duhet harruar dallimi, mes ndryshimeve të propozuara nga Kuvendi dhe ndryshimeve të propozuara (por ende të pashpallura) nga qeveria. Kështu, asnjë prej deputetëve propozues socialistë, nuk e ka kapacitetin dhe përvojën e duhur për të ndryshuar legjislacionin e zonave të mbrojtura, krahasuar me kompetencën e ekzekutivit në këtë fushë (relacioni i varfër, i paraqitur nga deputetët, dëshmon vërtetësinë e pamundësisë së tyre). Në këto rrethana, do të ishte e udhës që diskutimi mes grupeve të interesit të ishte më i dobishëm, pas përfshirjes në draft të amendimeve të reja, të ardhura nga qeveria. Kësisoj, shanset për një produkt përfundimtar të qëndrueshëm do të ishin të mëdha. Mënyra sesi po vepron Kuvendi, nëse nuk mund të quhet armiqësore, është së paku: kaotike dhe çoroditëse për integritetin e zonave të mbrojtura.  Po kush përfiton nga kjo situatë?

Në përpjekje për kuptuar më shumë mbi qëllimin që fshihet pas kuintave të këtij teatri me komisione parlamentare e me dëgjesa publike, le të rikthehemi disa javë prapa, e t’i rivendosim gjërat sipas rendit kronologjik.

Në përballje me draftin e 20 nëntorit, organizatat dhe ekspertët e mjedisit kërkuan ndalimin e ndryshimeve të ligjit, bazuar mbi tre ndryshimet e propozuara si më të dëmshmet: kalimi i një pjese të zonave të mbrojtura te bashkitë; heqja e zonimit brenda zonës së mbrojtur dhe lejimi impianteve të energjisë brenda parqeve kombëtare, përfshirë ato të naftës. Nëse shohim me kujdes nga afër, dy propozimet e fundit, të cilat shkaktojnë edhe dëmin më të madh, ato kanë në sfond interesa të ekzekutivit e jo të bashkive, specifikisht, të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), një autoritet planifikimi kolegjial, në varësi të Këshillit të Ministrave. Kështu, nëse dëgjesat publike konsumohen përpara mbërritjes në Kuvend të amendimeve të qeverisë, grupet pjesëmarrëse të interesit zhvishen nga mundësia për t’i kritikuar ato drejtpërdrejtë në seancë, si edhe përpara publikut, pasi këto debate do të lëshohen online. Pra, seancat e sotme do të zhvillohen pa iu dhënë mundësi debatuesve për të kritikuar propozimet e reja. Dhe nëse drafti i qeverisë mbërrin një javë më vonë në Kuvend, askush nuk do t’i kundërshtojë ato. Të mos harrojmë edhe faktin që, aktualisht, opozita politike nuk po merr pjesë në procesin legjislativ (qoftë përmes vetëpërjashtimit, qoftë përmes përjashtimit disiplinor).

Në përfundim, falë kësaj taktike, qeveria mund ta ketë më të lehtë për ta kaluar ligjin e zonave të mbrojtura, duke shkaktuar më pak zhurmë, ose duke e kontrolluar zhurmën në masën që mund ta administrojë e më pas, ta përdorë në favorin e saj.

Nga ana tjetër, organizatat e shoqërisë civile nuk duhet të lejojnë që kjo të ndodhë. Ato nuk mund të bëhen pjesë e kësaj loje, e këtij teatri në prapaskenë!

Një zgjidhje mund të ishte largimi nga vitrina online e Kuvendit, pra, braktisja nga organizatat e kësaj farse. Një tjetër zgjidhje mund të ishte ridërgimi i një kërkese të re prej tyre: zhvillimi i seancave dëgjimore, vetëm kur drafti i qeverisë të mbërrijë në Kuvend e pasi të jetë publikuar në menunë e akteve(!). Organizatat nuk duhet të gabojnë, përndryshe, të gjithë se bashku, mund të vuajmë pasojat.

Dëgjesat e parakohshme rrezikojnë që beteja për zonat e mbrojtura të shkojë dëm. Por rreziku më i madh është diku tjetër: ndonëse dëgjesat po zhvillohen, në dukje të rregullta, dredhia që po përdor Kuvendi ushqen iluzionin se ato po zhvillohen, jo thjesht ceremonialisht, por tërësisht në të kundërtën: qenësisht. Dhe kjo mund t’i japë fasadës së këtij operacioni mashtrimi, thelbin e pamerituar.

/ Artan Rama / Citizens Channel

Etiketa: degjesatdredhikomisioneligjindertimeonlineqeveriaRamazonat e mbrojtura

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025
AKTUALITET

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

16:49 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

12:51 : 06/06/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

22:34 : 05/06/2025
Para

"Rinia po emigron", Teliti: 90% e të punësuarve e shpenzojnë rrogën për një gjysëm muaji

TË GJITHA

Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë/ “Shpërthen” para kamerave: Legena

21:17 : 06/06/2025

Kina dhe Franca arrijnë konsensus për zgjidhjen e çështjeve tregtare

21:14 : 06/06/2025

Kosova fiton me goleadë dhe me përmbysje rezultati miqësoren kundër Armenisë

21:08 : 06/06/2025

U largua nga Atalanta, Gasperini prezantohet në mënyrë speciale te Roma

21:08 : 06/06/2025

U vihet zjarri mbetjeve tek vendgrumbullimi pranë ish-Azotikut në Fier, tymi mbulon zonë

20:56 : 06/06/2025

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

20:34 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com