• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Burgosi” familjen/ Gjykata cakton 20 ditë burg për Zhabolin, avokatët kërkuan shtrimin në psikiatri

11:02 : 29/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 20 ditor për ekonomistin 35-vjeçar Jetnor Zhaboli, i cili mbante të mbyllur prej muajsh nënën, gruan dhe dy fëmijën e mitur, brenda banesës së tyre, duke i monitoruar dhe me kamera 24 orë.

Prokurorja e çështjes Eliona Elezi fillimisht kërkoi “arrest me burg” pa afat, por më pas ndryshoi qëndrim, duke kërkuar burg për 30 ditë deri sa të dalë ekspertiza psiko-ligjore. Gjatë seancës së sotme, avokati i 35-vjeçarit, Edison Hasanbashaj, ka kërkuar shtrimin në psikiatri të Zhabolit deri sa të dalë rezultati i ekspertizës.

Vetë Jetnor Zhaboli foli shkurtimisht në gjykatë ku tha se e bëri një veprim të tillë “për tu kujdesur për anëtarët e familjes pasi kisha frikë për ta”.

Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, në zonën e Selitës së vjetër pranë Xhamisë, i mbyllte familjarët brenda, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person. Ngjarja është zbuluar më datë 25 Janar të këtij viti, teksa ekonomisti dyshohet se ushtronte dhe dhunë ndaj bashkëshortes së tij, pasi në pjesë e shpatullës së saj është konstatuar një shenjë e madhe e mavijosur.

Prokuroria e Tiranës, veç akuzave të “Heqjes së lirisë” dhe “Dhunë në familje”, ka ngritur dhe akuzën tjetër për “Shkaktim të vetëvrasjes i mbetur në tentativë” ndaj Jetnor Zhabolit, pasi bashkëshortja e tij ka tentuar t’i japë fund jetës dhe sipas autoriteteve kjo gjë vërtetohet përmes një dokumenti. Më konkretisht përmes një letre të gjetur në një valixhe me kod në dhomën e gjumit të çiftit ku bashkëshortja shkruan fjalë lamtumire për familjarët.

Lexo edhe:

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

Beleri nuk dorëzohet për Himarën, kërkon rikthimin e mandatit të kryebashkiakut

“Më fal **** dhe **** s’mund të shkruaj shumë. Babi, nëna, gjyshi, halla, daja do t’ju flasin shumë për mamin. Do ju dua shumë edhe pse po ju lë. Bedri, Gela, Baci më falni por kurrë mos ndjeni turp për mua, s’ju turpërova kurrë. Mami, babai, Tina faleminderit për gjithçka. Nori të dua shumë. Ky ishte gabimi im. Ju dua shumë nëse më doni dhe ju amanet fëmijët dhe duheni shumë njëri-tjetrin të gjithë. Asnji nuk ka faj për fundin tim, nuk e përballoj dot këtë stres”, shkruhej në letrën e gruas së 35-vjeçarit.

Jetnor Zhaboli dhe bashkëshortja e tij kanë 15 vite të martuar dhe janë prindër të dy fëmijëve të mitur, një djali 3 vjeçar dhe një vajze 9 vjeçare. Në fillimet e veta çifti ka pasur harmoni të plotë, ku janë njohur në fakultetin ekonomik, të cilët kanë qenë studentë ekselentë.

Nëna e Jetnorit ka treguar para oficerit të Policisë Gjyqësore se nusja e djalit është një vajzë e rregullt, besnike dhe e ndershme dhe nuk ka asnjë ankesë për të. Ajo tregon i biri ka filluar të ketë probleme prej 1 viti, duke pretenduar se dëgjon zhurma.

“Prej 1 viti e pak Jetnori ka filluar me probleme shqetesuese emocionele, dhe mendore mund ta themi, ka shqetesime sikur dëgjon zhurma ne mure te baneses, pergjime. Per këte shkak kane bere kontrolle dhe me specialiste dhe nga kontrolli nuk ka dal ndonje gje. Jetnori ka probleme te karakteri emocional te cilat mund te shkojne dhe mendore, e pranon me keqardhe si nëne se e ka djalin e ka pike te dobët.

Jetnori ka probleme pasi nuk ka zhurma ne banese dhe kur e ka kontrolluar ajo se bashku me bashkëshortin nuk ka pasur zhurma, jane sajesa te tijat, ja thote mëndja. Jetnori ka ankes ndaj bashkeshortes ështe xheloz per *****, i ka marr dhe telefonin, ***** nuk ka telefon. ***** eshte grua shembullore por Jetnorit ja ben semundja qe ka”, thuhet në procesverbalin e mbajtur në Polici.

Ndërkohë, bashkëshortja e 35-vjeçarit ka deklaruar në prani të psikologes se prej një viti e gjysmë jetojnë si në burg dhe se bashkëshorti e merr çelësin sa herë që del nga shtëpia në mëngjes dhe ajo nuk ka asnjë komunikim me botën e jashtme.

“[…] ka deklaruar se, ka prej nje vite e gjysmë qe jeton si ne burg, dhunohet dhe nuk ka kallezuar per shkak se e do burrin e saj Jetnor Zhaboli. Ka nje vite e giysem qe jeton ne banese me kamera, pa drite, nuk del vetem, nuk ka telefon dhe e mban te izoluar ne banese.

Gjate githe kesaj kohe nuk di gje per familjen e saj pasi ja ka nderprerë komunikimet. E ka dhunuar shpesh herë por nuk ka kallezuar këte fakt pasi e do burrin e saj. E ka goditur para dy ditësh tek shtëpia e vjehrrit me shkelmë ne shpatull pasi e akuzon se ajo flet me muret. Nuk ka asnje dokument identifikimi pasi bashkeshorti ja ka marr. Ka prej nje vite e giysem që perjeton kete situatë dhe nuk mundet me.

Ka kamera te levizshme ne banese, ka bllokues valesh, alarme, ka kamera te levizshme dhe ja vendos tek komodina e dhomes kur fle gjume eshte e monitoruar, e kontrolluar do moment. Shton se banesa ne korridor ka kamera te vendosur ne korridor, kurse pjesa tjeter eshte me kamera te levizshme. Ka blerë dhe aparat qe gjurmon valet. Gjate konflikteve dhe dhunes se ushtruar ndaj saj kane qënë prezente femijet e tyre”, thuhet në procesverbal.

Nga hetimet ka rezultuar se dhuna fizike e Jetnor Zhabolit ndaj bashkëshortes ishte e përsëritur dhe pa arsye, ku rasti më i fundit ishte dy ditë para arrestit duke e goditur gruan fort në krahë, aq sa shenjat janë të dukshme në trupin e saj.

Veprimet e Jetnorit arrinin në ekstremitet, duke terrorizuar familjen me sjellje të pakontrolluara. Netët ktheheshin në horror, pasi ai fikte energjinë elektrike dhe i zgjonte nga gjumi me drejtimin e elektrikut të dorës në fytyrat e tyre.

Ky tmerr për familjarët ka marrë fund pas arrestimit të ekonomistit, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që rasti po ndiqet dhe nga shërbimet sociale.

Etiketa: 35-vjecaravokatetBurggjykatajetnor zhabolipsikiatri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025
AKTUALITET

Beleri nuk dorëzohet për Himarën, kërkon rikthimin e mandatit të kryebashkiakut

18:46 : 17/07/2025
BOTA

Deklarata që u konsiderua fyese ndaj Erdogan, gazetari turk rrezikon 5 vite burg

16:20 : 17/07/2025
AKTUALITET

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

14:22 : 17/07/2025
AKTUALITET

“Eskorta” në burgje/ Avokati: Të paraburgosurve u ndalohet takimi special! Ja çfarë thotë ligji

09:23 : 17/07/2025
A devastated father fought an Albanian police commissioner on the beach after the cop allegedly crashed his boat into his 7-year-old British daughter, killing her.

The girl, Jonada Avdia, a British-born citizen, was killed on Tuesday while playing in the ocean when she was hit by a speedboat’s propeller off Potam Beach in Albania. The boat was driven by officer Arjan Tase while he was off-duty, according to reports.

When Tase parked his boat on the shore right after the fatal crash, her father Bedlar Avdia confronted his daughter’s alleged killer and a brawl ensued, photos shared by Albania’s former prime minister Sali Berisha show, the Daily Mail reported.





https://www.youtube.com/watch?v=zvO7BBt5Ceo
AKTUALITET

Vdekja tragjike e Jonada Avdiajt, shpallen të pafajshëm 5 efektivët! Familjarët: Vendim i padrejtë

16:36 : 16/07/2025
Para

Ngujoi familjen dhe i monitoronte me kamera, zbardhet dëshmia e Jetnor Zhabolit: Ja pse e bëra

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com